PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Speciale » Artan Fuga: Jam pro transparencës dhe hapjes së dosjeve

Artan Fuga: Jam pro transparencës dhe hapjes së dosjeve

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

FILOZOFI ARTAN FUGA

Mbi fenomenin e vuajarizmit në shoqërinë shqiptare
. “Shqiptari nuk e respekton shumë privatësinë. Ne i fusim shumë hundët te punët e njëri-tjetrit” Në një shoqëri, e cila ka qenë e mbyllur për gati 50 vjet dhe nuk i mbetej gjë tjetër veçse të merrej me veten e vet, termi “vuajarizëm” gjen vend gjerësisht. Filozofi Artan Fuga na tregon për këtë fenomen në shoqërinë shqiptare gjatë viteve të diktaturës, si një institucion shoqëror dhe institucional, por edhe pas ndryshimit të sistemeve. Në një intervistë Fuga jep mendimin e tij për privatësinë, transparencën, përgjimin përmes kamerave, hapjen e dosjeve, etj. Profesor Fuga, le ta fillojmë intervistën nga termi “vuajarizëm”. Ç’mendime ju ngacmon? Vuajarizmi ka të bëjë me natyrën e njeriut. Vuajarzëm do të thotë dëshirë për të parë, akses për të parë, madje, shumë më tepër: pasion për të parë, obsesion për të parë, i cili tek shumëkush shpeshherë, kapërcen të gjitha kënaqësitë e tjera. Kënaqësinë për të parë e ka çdo njeri normal: për të parë një ngjyrë të bukur, një peizazh të bukur, një njeri që e konsideron të bukur, një vepër arti, sepse estetika e syrit është një nga misteret e qenies njerëzore. Mirëpo, sipas psikanalizës dhe psikopatologjisë analitike, tek vuajaristi kënaqësia për të parë diçka kthehet në një lloj sëmundjeje, një lloj traume apo simptome, një sjellje që konsiderohet devijante ose e “sëmurë”. Për raportin midis kapaciteteve njerëzore për të ngrënë, për të parë, për të prekur, por edhe vokacioneve njerëzore për të kënduar, për të folur, për të lexuar, për të njohur, i referohem një mendimtari të madh të shekujve më parë, njërit nga etërit e kishës, Shën Agustinit, i cili thotë se, shpeshherë, marrëdhëniet mes njerëzve transformohen. Njeriu transformon mjetin në qëllim dhe qëllimin në mjet. Në ç’kuptim? Ai vazhdon dhe thotë se, që njeriu të hajë është normale, është një gjendje ku nuk ka asnjë mëkat, por në momentin kur njeriu jeton për të ngrënë, nevoja e të ngrënit kthehet nga një instrument për të jetuar, në qëllimin e jetës. Pikërisht këtu fillon mëkati, sëmundja. Dhe njeriu mund të vdesë duke ngrënë, se nuk përmbahet. Niçja, diku thotë se, nëse një qen ha aq sa për t’u ngopur dhe kur ngopet ndalon, një njeri mund të hajë derisa të vdesë. E njëjta gjë me shikimin. Të parët është një mënyrë që njeriu të orientohet në jetë. Pra, është një instrument. Në momentin kur njeriu jeton për të parë, pikërisht atëherë fillon simptoma psiko-patologjike, fillon vuajarizmi. Ka edhe një element të dytë. Vuajarizmi lidhet të paktën me tri karakteristika kryesore: E para, të shohësh atë që morali e ndalon ta shohësh, pra të kapërcesh tabunë. Është një kënaqësi e madhe. Bëhet fjalë për tabunë morale. Fëmijët p.sh. në moshën e pubertetit dhe në moshën e adoleshencës kanë një dëshirë për të parë atë që ia ndalojnë për ta parë. Është një sjellje e zakonshme te fëmijët të shohin nga vrima e çelësit. Për çfarë arsye? Është misteri. Çfarë ndodh përtej asaj që mua më vënë pengesë për të parë? Të shohësh nuditetin e qenies njerëzore, të shohësh lakuriqësinë, të shohësh një gjë që është moralisht e ndaluar. E dyta, vështrimi në formën e vuajarizmit do të thotë që nëpërmjet të parit të dikujt, vështrimi të lejon që të identifikohesh me atë njeri. Të identifikohesh me aktorët që je duke parë dhe me aktorët që janë në kryerjen e një aksioni. Berkli thotë që te njeriu ndodh “infektimi” i shqisave, që do të thotë se me anë të syrit ndodh që të marrë kënaqësi i gjithë trupi. Ka njerëz të obseduar, vuajaristë për të parë filma pornografikë ose për të ndjekur dhe për të gjetur mundësi për të parë njerëz të tjerë në një marrëdhënie seksuale të nxehtë. Pra, ndodh procesi i identifikimit. E treta dhe më dramatikja, ndodh kur, shpeshherë, njeriu, duke parë skena të dhimbshme, katastrofike, merr kënaqësi. Ky është misteri i qenies njerëzore, filozofikisht. Nga pikëpamja psikanalitike, e antropologjisë: të gëzohesh kur sheh skena të tmerrshme. Ka një poemë në kulturën greko-romake ku autori thotë: sa bukur është të shohësh, kur je në breg, një anije që mbytet. Për çfarë arsye? Gëzohesh që ti nuk je atje. Një përzierje e dhimbjes për atë që e pëson katastrofën, e mpleksur me një kënaqësi. E keni parasysh kur ndodh një aksident se si mblidhen njerëzit për të parë? Policia thotë: “Kaloni, s’ka asgjë për të parë!”, e megjithatë, turma mblidhet për të parë katastrofën sepse merr gëzim, një gëzim të çuditshëm, misterioz. Fatos Klosi, pas këmbënguljes së dikujt që e quante disi të çuditshme si një shkencëtar, fizikan, pranonte detyrën e kryetarit të SHIK, në një bisedë ka thënë: “Kam dëshirë dhe dua të arrij që njerëzit të mos përgjohen, sepse është krejt tjetër detyra e këtij institucioni në demokraci”. Cili është mendimi juaj për këtë? Nuk e di se kur dhe në ç’kontekst e ka thënë. Në imazhin tim zoti Klosi është një koleg, një profesor, një njeri me integritet. Mua më duket e natyrshme ajo që është thënë. Kjo, sepse, përgjithësisht, midis intelektualit dhe shërbimit civil, nëpunësisë, sidomos në këto detyra pak delikate dhe që kanë të bëjnë me ruajtjen e të drejtave të individit, intelektuali ndodhet keq. Një intelektual e ka brejtje të bëhet polic, sepse intelektuali është liria, mirëkuptimi i tjetrit, është falja e tjetrit, është kuptimi i vesit; kurse një polic është bindja e tjetrit, përpjekja për ta eliminuar, pra, nuk ka këtë detyrë. Një polic i Policisë rrugore nuk ka kohë të bindë tjetrin, nuk ka kohë të falë tjetrin, nuk ka kohë të kuptojë tjetrin. Ai të ndalon, vë gjobën dhe vazhdon punën e tij; intelektuali ndodhet keq në këto raste. Më kujtohet një këshilltar për sigurinë, një njeri i madh, Henry Kissinger, që, kur e pyetën si këshilltar e si njeri që bën politikë, se, pse nuk bëhej ministër, sekretar Shteti i Mbrojtjes (bëhet fjalë kur SHBA-të ishin në luftë në Vietnam), ai tha se unë mund të shpjegoj një marrëdhënie gjeopolitike, por unë nuk mundem dot që të marr vendimin për të bombarduar, sepse nuk e kam këtë kapacitet moral. Duhet dikush tjetër që ta ketë këtë kapacitet, jo vetëm ta kuptojë se duhet bombarduar, por edhe ta kalojë në akt, – unë s’e bëj dot. Gjykoj që intelektuali në atë rast ka qenë në këtë situatë dhe, sigurisht, intelektuali e ka tendencën për të zbutur survejimin e qytetarit. Kam parasysh faktin që marrëdhënia mes SHIK-ut dhe qytetarit ishte shumë e tensionuar dhe ekzistonte një lloj frike kolektive ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar, që, në fakt, duhet të jetë e kundërta. Këta organizma dhe vetë shteti duhet të bëjnë që edhe të ushtrojnë detyrën për të mbrojtur kombin, rendin, por duhet ta bëjnë dhe në atë mënyrë që qytetari, jo të ketë frikë nga shteti i tij, por të jetë solidar me shtetin e tij. Kemi rastin amerikan, mbas sulmit terrorist, ku ata gjejnë solidaritet me shtetin për të mbrojtur rendin, vlerat e demokracisë, për të mbrojtur botën nga akte të shëmtuara terroriste. Nuk është detyra e SHIK-ut të survejojë qytetarin. Ka të drejtë zoti Klosi që e ka thënë këtë gjë. Këtë e bën vetëm intelektuali. Shpesh, në kohën e sotme, shkaqet për survejimin gjenden gjithmonë në mentalitetin dhe praktikat e shtetit totalitar komunist. Por, siç dihet, mbretërit, perandorët dhe të gjithë sundimtarët kanë pasur “debulesë” për shërbimet sekrete (spiuni i famshëm i perandorit Napolon). Ç’mendim keni ju për këtë rast? Për mendimin tim, duhet të ndahen në tri nivele. Jam shumë dakord me atë që thoni ju, se survejimi, sidomos në periudhën e totalitarizmit, ka marrë përmasa të tjera. Më kujtohet romani “Dosja H” e shkrimtarit Ismail Kadare. Ai e ka ngritur në art, në një metaforë të jashtëzakonshme përpjekjen e monarkisë, që nëpërmjet survejuesit, i cili vë në funksionim veshin dhe syrin për të vëzhguar dy të huaj të cilët janë vënë nën kontroll, pasi gjykohen si agjentë. Çfarë është ky Dull Baxhaja, ky që hipën në çati dhe shikon e dëgjon? Ai në radhë të parë zbaton një urdhër, është një funksionar. Pavarësisht kontekstit ku e vë shkrimtari, në botën e sotme, survejimi dhe vëzhgimi me kamera, në kushtet e sofistikimit të teknologjisë, komunikimit dhe informimit, është shumë i gjeneralizuar. Hyn në një dyqan, je i survejuar; hyn në një bankë, je i survejuar; hyn në aeroport, je i survejuar. Eksese mund të ketë, por shpeshherë ky lloj survejimi, në kushtet kur ka të bëjë strikt me ruajtjen e rendit publik, me ruajtjen e interesave kombëtarë dhe me ruajtjen e jetës së individit, personalisht e gjykoj të pranueshëm. Ka rrugë në kryeqytetet europiane që janë të gjitha të survejuara. Janë qytete me miliona banorë që nuk mund të administrohen nga pikëpamja e rendit publik, veçse në këtë mënyrë. Ato mbrojnë qytetarin nga vjedhja, nga agresioni, mbrojnë të mirën e përbashkët publike. Këtu kushtet e qytetarit përmirësohen nëpërmjet një survejimi që ka për qëllim ruajtjen e jetës qytetare, sigurisht, të ndërtuar mbi bazën e disa normave të aprovuara në mënyrë demokratike. Por, Dull Baxhaja, personazhi i romanit të Ismail Kadaresë, gjatë përgjimit i kalon kompetencat e veta dhe ndërton një raport, një raportim që nuk është real, dhe ngaqë nuk është real është krejtësisht fals. Pra, kur aktualisht survejimi, informacioni që merret mbi qytetarin, përdoret në dëm të interesave qytetarë, të të drejtave të tyre, apo kur ky survejimi u bëhet kundërshtarëve politikë, jemi në një terren tepër të rrezikshëm – antidemokratik. E fundit, Dull Baxhaja, te “Dosja H” e Ismail Kadaresë, përmes survejimit merr kënaqësitë e veta personale. Po ta kthejmë në jetën reale, kjo do të thotë që shpeshherë organet e specializuara, me praktikat po i quajmë “vuajariste” të marrjes së informacionit, mund të bëjnë që, nga pasioni në ushtrimin e profesionit të tyre, të kapërcejnë limitet për të hyrë në atë që quhet jeta individuale dhe hapësira individuale e njeriut, hapësirën intime. Por kjo mund të ndodhë edhe midis kolegësh, në një qendër tregtare, ku kamerat nuk përdoren për të parë grabitjen ose vjedhjen, por për të hyrë në kabinën e zhveshjes duke cenuar intimitetin e jetës njerëzore. Në botën perëndimore, nëse një gazetë apo revistë ndjek, fotografon, apo filmon një politikan ose një personalitet në jetën e tij individuale, do të marrë gjoba shumë të rënda. Këtu përsëri ka një kontradiktë: nga njëra anë media kërkon të bëjë transparencën për publikun, nga ana tjetër, kuadri juridik kërkon që çdo person të jetë i mbrojtur në jetën e tij individuale dhe intime. Kufijtë këtu janë shumë të lëvizshëm, shpeshherë kontradiktorë. Nuk besoj se ka një model perfekt dhe gjithnjë është një tension midis aktorëve: Media, shërbimet e fshehta, individët, politika, shoqatat, ku secili lufton për të kryer misionin dhe për të mbrojtur praktikën e vet. Bota zien sot nga këto probleme. Ju jeni filozof dhe sociolog i komunikimit dhe do të donim që ta trajtonit këtë problem në fushën shoqërore. A jeni i mendimit se ka edhe një “vuajarizëm vullnetar”, “dëshirë popullore” për ta thënë më thjesht, për të mbajtur vesh e për të përgojuar të tjerët? Dhe meqë jemi këtu, cilët janë, sipas jush, disa nga shkaqet e këtij përgjimi pa përgjues? Ka një tendencë të njeriut për të parë se çfarë bën tjetri. Një filozof francez pyet: Ç’është perdja në shtëpi? Perdja në shtëpi është pikërisht një pengesë që i vihet tjetrit për të parë. Për arsye se, ai që është brenda në shtëpi do të mbrohet nga vështrimi i tjetrit dhe tjetri ka dëshirë të jetë vuajarist. Ky mund të jetë komshiu, njeriu përballë, kalimtari… Doni ta masni? Atëherë le të shohim sa shtëpi janë me perde dhe sa pa perde. Sigurisht, të gjithë janë me perde, që nënkupton se ka një dëshirë të tjetrit për të parë. Në disa shoqëri dhe në shoqërinë shqiptare ka disa modele ku kjo tendencë për të parë tjetrin, për të bërë vuajarizëm mbi tjetrin si objekt i vështrimit, është më shumë në ato periudha dhe në ato shoqëri ku opinioni lokal është më i fuqishëm, ku ka një shoqëri horiste, një shoqëri ku kolektivi konsiderohet si primar mbi individin, ku ka një presion të opinionit shoqëror mbi sjelljen individuale. Në librin tim “Brirët e Dhisë” kam shkruar se, kur je jashtë shtetit në një udhëtim, sheh pa fund njerëz të huaj dhe mund të bësh çfarëdolloj gjëje, sepse vështrimi i tjetrit, të huajit, nuk të pengon. Me pak ironi e cinizëm pozitiv, në atë libër unë them se nuk kam frikë nga vështrimi i turmave milionëshe, por kam frikë nga syri magjik i portës së komshies sime, një grua e vjetër shumë e nderuar, nga ajo ruhem. Dua të them që në shoqëritë me opinion të fortë lokal, tendenca e kontrollit të jetës së tjetrit është shumë e fortë. Në Shqipëri, në zonat rurale dhe në qytetet e vogla ka qenë më e fortë, në shoqëritë me pronë të përbashkët është më e fortë; brenda kolektivave të caktuar është më e fortë. Sot, në Shqipëri, sikurse edhe në botë, po ndodhin ato që quhen procese anomizmi, anomie, ku, në qytetin e madh, askush nuk njeh asnjeri (po e ekzagjeroj), që do të thotë se ka një lloj indiferentizmi individual, që, në kuptimin tim, ka sjellë edhe një zbehje të prirjes për ta parë tjetrin dhe për të ndikuar. Sot ekziston parja dhe vuajarizmi si spektakël në ekranin e televizorit apo në kompjuter. Dikur ka qenë, unë e shoh që të ushtroj presion mbi tjetrin, sepse syri nuk është një akt pasiv. Syri është akti më ndikues mbi sjelljen e tjetrit. Ju më shihni mua me anë të syrit tuaj dhe më detyroni të sillem në një mënyrë të caktuar; unë ju shoh ju dhe ju detyroj, me anë të vështrimit tim, në një moment të caktuar. Kamera që është atje, na sheh që të dy, duke përfaqësuar miliona sy njerëzorë, dhe na detyron ne të dy të sillemi në këtë mënyrë. Është miti i “Meduzës”, që të ngrinte me vështrimin e vet. Në lashtësi, ata e kuptuan përmes mitit. Pra, të ngrin, të detyron dhe unë kam mendimin se vuajarizmi ekziston edhe në shoqëritë moderne, por në formë spektakli, që do të thotë se shpeshherë është i privuar nga fuqia imponuese ndaj sjelljes së tjetrit. Sot është një lloj mjeshtërie që të mësosh që syrin e kamerës ta injorosh. Unë do të preferoja më mirë një individ që i trembet syrit të kamerës, sesa një që nuk i trembet. Ai që i trembet është pak më i sinqertë, ndërsa i dyti ka dhe mjeshtërinë aktoriale dhe është më i vështirë për t’u penetruar. E dyta, kamera ka një problem, sepse me të nuk mund të bashkëbisedosh. Unë shpeshherë ndiej që nuk jam në linjën e përgjigjes së pyetjes që ju po më adresoni duke parë sytë tuaj, sepse është komunikim sy më sy. Me kamerën nuk komunikoj dot. Është komunikim asimetrik, ku unë i flas, – ajo qëndron atje, e ngrirë dhe nuk më jep asnjë sinjal. Është një komunikim i vështirë. Ka një statistikë zyrtare, e cila thotë se në Tiranë janë 8 mijë kafene. Pse kjo “dashuri” jona kaq e madhe për kafenetë? Nga sa keni parë ju, a ka kryeqytet tjetër në botë me kaq shumë kafene? Ka më shumë, por, për këtë shqetësim, ju keni plotësisht të drejtë. Në librin tim “Brirët e Dhisë” e kam trajtuar gjatë këtë. Edhe në Perëndim, dhe në Shqipëri mund të përdoret fjala “Kafe” për “kafenenë”. Termi është i njëjtë, por realiteti është krejt tjetër. Janë hapësira të strukturuara publike, debati, ligjërimi, shkëmbimi informacioni, komunikimi, por që nuk kanë të bëjnë fare me njëra-tjetrën. Në reflektimin tim ka tri ndryshime të mëdha mes konceptit të kafenesë në Shqipëri dhe në Perëndim. Ne ende nuk kemi kulturën e kafenesë. Kafeneja tek ne është një ndërmarrje për të nxjerrë fitim dhe vetëm kaq. Ndryshimi i madh me kafenenë në Perëndim është se konceptohet si një vend kulturor, në radhë të parë. Është një vend ku lidhja sociale, komunikimi, kalimi i informacionit nga njëri te tjetri individ (klient), është në shkallën më të madhe. Është në densitetin më të madh shkëmbimi i informacionit nga njeriu te njeriu. Kurse tek ne kjo gjë është e pamundur, deri tani, pasi kafeneja është konceptuar vetëm si një mjet fitimi, një tregti… E para ka shumë zhurmë. Të pengon të shfrytëzosh atë që prof. Eduard Hall (specialist i komunikimit joverbal) e konsideron hapësirë intime. Kur je afër me tjetrin – siç ndodh në kafene, – je në një hapësirë intime. Me këtë term kuptojmë: a. t’i dallojmë kapilarët e syve tjetrit; b. t’i shikosh poret e fytyrës; c.t’i ndjesh aromën e trupit. Kafeneja është bërë pikërisht për këtë. Është një hapësirë intime ku komunikimi është me zë të ulët, është ekskluziv dhe, mbi të gjitha, është për çështje intime… Çfarë bëjmë ne në kafene? Në kafene ne kemi densitetin më të madh të informacionit masiv që vjen nga televizioni, platformat dixhitale, radion që buçet, ke filma që transmetohen dhe ti nuk di ku je. Njëkohësisht, je në kinema, në miting, në disko, në pub dhe në një hapësirë intime me mikun tënd. – Kjo është e pamundur. Kjo është arsyeja e dytë, pra, mungesa e respektimit të komunikimit brenda hapësirave publike. Së treti, në kafenetë tona, fatkeqësisht, ka një karakteristikë që ka të bëjë me audiencën. Ka shumë të rinj. Në Perëndim, të rinjtë nuk kanë kohë të rrinë në kafene. Ne bëjmë punë në kafene, ndërsa në Perëndim, kush flet për çështje pune në kafene, konsiderohet si një njeri që s’e ka kulturën që duhet. Në kafene nuk mund të rrish 5-6 orë, të hysh nga një kafene te tjetra… Kur hyhet në kafene është një akt sublim në Perëndim. Akti i ftesës së tjetrit. Ose, kur shkon vetëm. Mua, personalisht, kur më qëllon të jem në një vend perëndimor, sikurse u qëllon të gjithëve, më pëlqen të shkruaj në kafene, të lexoj, të mendoj. Është kënaqësia më e madhe. Heminguej i shkruante perlat e tij në kafene. Në Paris njihet kafeneja e Sartrit, ku ai shkruante veprat e  tij të mëdha. Të tentosh të shkruash në kafenetë shqiptare është një gjë absurde. Në Perëndim kafeneja është një media, ndërsa në Shqipëri (për arsyet që renditëm më sipër) mund të jetë e suksesshme si një ndërmarrje komerciale, por si media komunikimi drejtpërdrejt njerëzore, është e dështuar. Fjala e shenjtë “Privatësi”. Sa mendoni se njihet dhe respektohet kjo në Shqipëri? S’mund të flas me sigurinë e një njeriu që ka bërë një kërkim shkencor, por kam disa fakte. Shqiptari nuk e respekton shumë privatësinë. Nëse më lejon të bëj një truk verbal, mund të them se ne i fusim shumë hundët te punët e njëri-tjetrit – kjo është shprehja shqiptare. Marrim, për shembull ndërtesat e banimit: sa ngushtë i kemi me njëri-tjetrin. Çfarë është kjo? Sigurisht, mosrespektim i privatësisë. Jetojmë në banesa 8-10-15 katëshe, një gjenialitet i ndërtimit. Te futesh në një shkallë s’ka privatësi. Shikon mjetet e transportit publik, të ngjeshur njerëzit njëri me tjetrin. Privatësia është edhe një lloj distance. Për këtë ka plot studime: sa metra duhet që një njeri të rrijë larg në një kafene, në një autobus, për të thënë se hapësira ime private është respektuar. Ti shkon të bësh një transaksion financiar, ndërsa tjetri të rri mbrapa dhe nuk e di që duhet të rrijë të paktën 1-2 metra larg teje, që të mos e shohë kodin tënd. Ti vë password-in në kompjuter, ndërsa tjetri nuk e kupton që ai nuk duhet parë dhe të rri aty. Ka plot shembuj të tillë, të përditshëm, që tregojnë se privatësia nuk respektohet shumë. Ajo që dua të them është se nuk mjafton koncepti i privatësisë, por duhet futur fort edhe koncepti i intimitetit. Unë luftoj për ta futur këtë koncept në shkencat sociale në Shqipëri, siç është futur në SHBA, nga lëvizjet feministe dhe teoricienët e tyre, të cilët thonë: Ka privatësi në familje, por problemi qëndron si të ndërtojmë intimitetin brenda familjes, ku asnjë anëtar i saj të mos jetë i detyruar që intimitetin e tij ta bëjë të ditur brenda hapësirës private familjare. Situata në shoqëritë e sotme është shumë e komplikuar. Kanti thoshte se jeta publike ndalon te dera e shtëpisë, ndërsa, po të kthehemi sot, shohim që hapësira private brenda familjes është e bombarduar nëpërmjet medias. Televizori tek ne, shqiptarët, ka tendencë të rrijë hapur gjithë ditën, pavarësisht nëse e ndjek ose jo njeri. Kjo do të thotë se ne nuk dimë t’i vëmë “stop” penetrimit të hapësirës publike të politikës në jetën tonë individuale. Sa për qind e saj është e bombarduar nga politika? Ka një politizim të jashtëzakonshëm. Shiko median e shkruar, e cila dominohet nga politika: Ku është jeta private e individit? Ku është shqetësimi për këto? Kemi shumë probleme. Kohët e fundit, rrugët e Tiranës janë mbikëqyrur, survejuar me një sistem kamerash. Kjo është bërë edhe në disa institucione. A është transparencë e gjitha kjo? Kanë pika të përbashkëta, sepse të dyja kërkojnë të nxjerrin në dritë disa elemente që supozohet se edhe mund të mbulohen nga errësira. Po kanë ndryshim. Transparenca mund të bëhet në mënyrë aktive dhe të qëllimshme edhe nga ai që survejohet. Një institucion apo një njeri mund të jetë transparent edhe pa qenë i survejuar. Kjo, sepse ai mund ta ketë detyrë apo të drejtë morale që vetë ai të artikulojë përpara të tjerëve në hapësirën publike, të vërtetat, praktikat apo vendimet e veta. Pra, nga kjo pikëpamje ka një ndryshim të madh. E dyta, survejimi është një akt dominimi. Unë të survejoj ty, ti më survejon mua. Një akt dominimi, sundimi, një akt pushteti vertikal, ku, nëse ka dy aktorë komunikimi, ai që survejon ka pushtet mbi atë që survejohet. Kurse transparenca jo medoemos është kështu. Transparenca i jep pushtet atij që e merr informacionin nga ai që bën transparencën e vet. Nuk janë e njëjta gjë. Ju jeni edhe gazetar, ndiqni dhe shkruani rregullisht në media. Cili është mendimi juaj për “dosjet”? Debati për hapjen ose jo të tyre, a nuk është një nga trysnitë që ushtrohet nga përgjimi? Këtu ka mendime të kundërta dhe unë jam njohur me to. Në radhë të parë jam parimisht dakord që të bëhet transparencë. E para, për nëpunësit që emërohen. Ne dalim nga një regjim ku individi, me dashje apo jo, mund të implikohej në praktika policore në dëm të të tretëve. Unë nuk po i hyj kësaj analize, as gjykimit moral për ata njerëz që kanë qenë të implikuar. Fundja, nëse nuk kanë gjëra kriminale, të rënda, ata kanë të drejtë të bëjnë jetën e tyre private, por nuk ka pse të jenë funksionarë të lartë. Nuk ka pse të ketë pozicione që të ketë kompetenca për të menaxhuar të mirën publike. Thjesht për të mbrojtur edhe ata nga përdorimi, por për të mbrojtur, në radhë të parë, publikun nga njerëz që për dramë apo për ves janë implikuar këtu. E dyta, ata që kandidojnë për zgjedhje. Unë nuk jam për t’i ndaluar që të zgjidhen. Një deputet duhet të vërë kandidaturën, por dosja e tij e së kaluarës duhet të jetë transparente. Nuk jam për ta penguar të zgjidhet, sepse zgjedhjen e vendos elektorati. Ky elektorat duhet të dijë që X apo Y ka qenë i implikuar. E zgjedh ose jo, kjo është çështje tjetër. Këtu po flasim për një kandidat, veprimtaria e të cilit nuk ka qenë e tillë që të ndëshkohet nga ligji. ELVIN LUKU

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Artan Fuga: Jam pro transparencës dhe hapjes së dosjeve”

  1. Brillant si gjithmone, ja nje kandidature e PERKRYER per Presidentin e Shqiperise
    Urime per shkrimin Fuga

  2. Freski mendimi,konceptim real i mardhenieve ne shoqerine tone,pa tabu e komplekse.Kenaqesi te lexoshe ,ta debatoshe .

  3. Dosjet e baskepuntorve te sigurimit te shtetit i perkasin luftes se ftohet.Ato ne kohen qe jan ber dhe fuksjonuar kan sherbyer pe te mbrojtur nje shtet nje sister te caktuar,per tu mbrojtur nga agresiviteti I shtetit fqinj,dhe sistemimi I bashkpuntorve nuk eshte nje fenomen Shqiptar,te gjithe shtetet kan pasur dhe kan akoma sistemin e bashkpuntarve.
    A duhen te hapen dosjet e ketyre bashkepuntorve?
    Kjo eshte nje kureshtje e te gjitheve.Te shikojme c’far do te ngjase!ATO NUK DUHEN TE HAPEN PER PUBLIKUN SEPSE sic ka then nje personalitet do , te shikojme te cudira te medha,
    Por si duhet te behet?
    Cdo person qe projektohet per nje detyre politike,shteterore,deputet,president, Drejtor, etj. te plotesoj nje ankete qe duhet te jet e MIRATUAR nga nje forum
    I caktuar.dhe pergjigjet e personit duhet te verifikohen nga organism I caktuar per vertetsin e tyre.P.SH.nje kuader ne amerike propozohet per tu ritur ne pegjegjsi minister,Ai kur mori anketen menjeher dha dorheqjen,pse,se kuptoi qe ne anket

  4. Respektoj vleresimet me siper ; por une nuk kam kohe te lexoj shkrime kaq te gjata e me nje stil qe te lodh ; prof. Fuga eshte njelloj kur flet ne TV edhe kur shkruan ; per kuriozitet , kerkoni shkrime ne media te tjera te huaja nga autore te njohur te sferave te ndryshme, perfshi sociologji, gazetari, filozofi etj. . Une e bej kete dhe nuk lodhem duke lexuar sepse shkruajne me gjuhe te qarte, te thjeshte , konkrete, pa perseritje, pa te teperta …

  5. Zoti Artan Fuga brezi i ri nga 45 vjet e poshte eshte i kulluar dhe i paster persa i perket dosjeve, ndersa brezi jonè ka ne kurriz 300 mijè spiune tè thjeshtè,20 mijè tè burgosur politik ,30 mijè tè internuar 2000 mijè kriminel tè sigurimit shqiptar tè gjakosur,dhe njè milion shqiptar tè varfèr me libra tè kuq nè shtèpitè e tyre,tani cfarè dosjesh keni vendosur tè hapni.

  6. I lutem lexuesve kush di diçka për Guri Streton, Genc Dakën, Fatmir Mewrdarin, Afrim Pahine, Hamit Melin Dari Meli dy te fundit vëllezer nga Gjirokastra.

Beni nje Koment


4 + 2 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy