Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » “Siria si Bosnja”, Britania kërkon ndërhyrje ushtarake

“Siria si Bosnja”, Britania kërkon ndërhyrje ushtarake

Gratë me fëmijë në një prej qendrave të strehimit në Homs

Forcat e Presidentit sirian, Bashar al Asad, kanë vazhduar përgjatë fundjavës sulmet e tyre për të marrë nën kontroll qytetin Homs, duke vrarë dhjetëra njerëz. Këto ishin bombardimet më të rënda të kryera që pas nënshkrimit të armëpushimit të ofruar në një plan të ndërtuar nga negociatori i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, në muajin prill. Rreth 500 raketa janë hedhur në Veri në Homsit që nga e premtja, dhe bilanci i viktimave gjatë sulmeve të fundjavës është rreth 90 persona, sipas aktivistëve të opozitës. Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hague, tha se situata në Siri është si ajo e Bosnjës në vitet ’90  dhe paralajmëroi se koha po kalon dhe vrasjet duhen ndaluar. Hague tha se i takon Rusisë të ndryshojë qëndrim për të parandaluar një luftë civile, por rusët thanë se janë të vendosur të mos lejojnë ndërhyrje ushtarake në Siri.
Sipas aktivistëve, ushtria e Sirisë ka përdorur artileri, mortarë dhe raketa për të goditur pikat e forta të opozitës në Homs dhe në qytetet Qusair, Talbiseh dhe Rastan në Sirinë Qendrore. Rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane i kanë intensifikuar sulmet e  tyre në këtë zonë, sipas rrjetit sirian për të drejtat e njeriut. Forcat e Asad kanë sulmuar edhe lagjet periferike të kryeqytetit Damask. Konflikti në Siri vazhdon prej 15 muajsh dhe përpjekjet e  Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund dhunës në këtë vend kanë dështuar deri tani. Ushtarët dhe milicia besnike e Asadit kanë vrarë të paktën 10.000 persona, sipas të dhënave nga OKB-ja. Ndërsa qeveria e Asad thotë se numri i viktimave është rreth 2.600 veta. Asad ka fajësuar terroristët për sulmet dhe dhunën, pa përcaktuar se cilët janë ata.

Rusia kundër
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se vendi i tij do të kundërshtojë çdo përpjekje për të ndërhyrë në mënyrë ushtarake në Siri. Lavrov kërkoi mbajtjen e një konference ndërkombëtare për të diskutuar krizën siriane dhe theksoi se për Rusinë, e vetmja zgjidhje e pranueshme është ajo që vjen nga zbatimi i planit të paqes së negociuar më parë me ndihmën e Kofi Anan.

Lideri i ri
Këshilli Kombëtar Sirian, i cili po udhëheq rebelimin kundër Asad, ka zgjedhur dje një aktivist kurd si Presidentin e tij të ri. Ablelbaset Sida u zgjodh në një takim të mbajtur në Stamboll.  Ai tha se ka në plan të ristrukturojë kryengritjen dhe do të unifikojë qëndrimin e të gjitha grupimeve opozitare.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


8 + 2 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept