Rudina Magjistari: Veshja me fustanin e nuses më emocionoi
Kuriozitete, Panorama Plus e Dielë, 10 Qershor, 2012 | 14:13 pm
Ajo ka shumë vite në ekran dhe pothuajse ka prekur të gjitha zhanret e programeve kryesisht argëtuese, por kjo ishte hera e parë që sfilonte dhe hera e parë gjithashtu që vishte një fustan nuseje. Ja si e ka përjetuar këtë eksperiencë moderatorja e njohur, Rudina Magjistari.
Si e prite ofertën e “Geraldina Sposa” për të sfiluar me një veshje nusërie?
Duke pasur parasysh traditën që ata kanë, që në mbyllje të sfilatës të jetë nusja e nderit, një person publik por që nuk ka lidhje me modelen, e pranova me kënaqësi. Sepse dihet që unë nuk jam modele.
Fustani ishte zgjedhja jote apo e organizatorëve?
Natyrisht që është marrë edhe mendimi im. Zgjodha diçka të veçantë, një fustan me xhepa, jo shumë i fryrë, ngjyrë pana. I këndshëm. U ndjeva mirë, veçse ai momenti i rrotullimit ishte pak i sikletshëm.
Si ishte momenti kur dole në skenë?
Shumë i bukur, sepse nusja e nderit që mbyll sfilatën është një emër mister dhe misteri vazhdon edhe pas daljes në skenë. Pasarela është e errët dhe ka një muzikë në sfond që ngjan me rrahjet e zemrës. Pastaj pak nga pak zbulohet se kush po sfilon.
Si të priti publiku aty?
Shumë shumë mirë.
Po ti vetë si e përjetove këtë eksperiencë?
Edhe pse unë kam bërë ecje sfilatash, sidomos në skena të mëdha ku duhet të ecësh shumë, ishte hera e parë që bëja një sfilatë të mirëfilltë. Mendova në fillim që thjesht do të argëtohesha, por ishte më shumë se kaq. Mund të them se e gjithë kjo më ka emocionuar dhe bëra mirë që e provova.
Po në jetën reale kur do ta shohim Rudinën nuse?
Kur të vijë momenti, do jua them .



























sa i bukur fustani ylllllllllllll edhe rudina :D
Rudina eshte e mrekullueshme si gjdohere.lum njerzit qe ndajne kohe me te.Do ishte bukur sikur ta shihnim me nje fustan nuserie edhe ne jeten reale dhe
me nje bebush e meriton te jete e lumtur.