Në ”Video Fest” fiton Alban Skënderaj, Genta Ismajli pa të mbathura, tregon pjesët intime
Panorama Plus e Dielë, 10 Qershor, 2012 | 14:10 pm
Gjithçka filloi të martën mbrëma, në një mbrëmje gala të organizuar në sallën ”1 tetori”, ndryshe nga herët e tjera që është organizuar në salla dhe ambiente më të vogla. Këtë vit transmetimi i festivalit është bërë në RTV21, edhe pse vite me radhë ishte transmetuar në KTV. ”Video Fest” dëshironte të merrte formatin e një eventi mega në Kosovë, në mungesë të festivaleve të tjera si i vetmi event i klipit atje. Parakalimi në tapetin e kuq për shkak të motit me shi dukej si një rrëmujë e madhe, ndërsa eventit të madh iu bashkuan artistë, politikanë dhe shumë të ftuar në përvjetorin jubilar. ”Video Fest” këtë edicion është udhëhequr nga aktori Fatmir Spahiu, si dhe Morena Taraku ”Miss Kosova 2010” (pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në disa evente të bukurisë), e cila mes shumë emocioneve bënte jo pak lapsuse. Duke dashur të përshkruajmë gati gjithë atmosferën para dhe pas festivalit, fillojmë me ata të cilët dolën më se të kënaqur duke fituar shumë çmime. Dafina Zeqiri e cila nga gjashtë
nominime fitoi tre, grupi Kaos, Nora Istrefi, Andosi, Blero, Vesa Luma, Big Basta, Adelina Tahiri, Gili, Genc Saliu, Gjira me nga një çmim, ndërsa çmimin e madh prej 10.000 eurosh pas disa edicioneve e fiton përsëri këngëtari Alban Skënderaj me klipin ”Mirë se vjen në shpirtin tim”. Surpriza e mbrëmjes ishte edhe paraqitja e tre djemve të artistëve të mëdhej, që edhe vetë janë këngëtarë të suksesshëm, Ermal Fejzullahu, Albatrit Muçiqi & Korab Jetishi, apo treshja e zërave më të mirë të muzikës në Kosovë, si Ramadan Krasniqi, Sinan Vllasaliu & Shkëlzen Jetishi. Gjatë tërë natës së eventit është përmendur edhe suksesi i Rita Orës në skenën botërore, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe u realizua një mini-show nën interpretimin e këngëtares Vesa Luma në bashkëpunim me vëllezërit Prifti. Dafina është shfaqur përsëri si bionde duke performuar së bashku me Ledrin duetin ”Ti po m’pëlqen” në remiks, e pas saj kanë
kënduar edhe këngëtaret Linda Halimi, Jonida Maliqi, Leonora Poloska, Kaltrina Selimi dhe Miriam Cani të cilat ishin të ftuara si mysafire speciale. Nga Tirana drejt Prishtinës kishte udhëtuar edhe çifti i njohur Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, të cilët me shumë elegancë kanë parakaluar në tapetin e kuq. Si rrallëherë në këtë event ishin edhe disa nga ministrat e qeverisë së Kosovës. Por një show më vete ka qenë veshja e Genta Ismjalit, e cila kishte veshur një fustan të bardhë aq të çarë përpara, sa i dukeshin edhe pjesët intime, meqë nuk kishte veshur as mbathje.
7 VITE BOJKOT, ELITA 5 RIKTHEHET NË VIDEO FEST
Kanë kaluar gati shtatë vite që kur grupi legjendar Elita 5 nuk është shfaqur në festivalin e klipit VF, ndërsa bojkoti nga ky grup është bërë pikërisht pasi në vitin 2004 organizatorët e festivalit në momentin e fundit e kishin ndryshuar zarfin e fituesit për çmimin e karrierës. Kështu grupi kishte bojkotuar festivalin për vite me radhë. Por këtë vit, siç duket, grupi legjendar është pajtuar dhe është rikthyer në festival për të fituar të njëjtin çmim për të cilin kishin ikur në vitin 2004. E ndërkohë që grupi legjendar ka ndryshuar mendje për rikthim në festival, të njëjtën gjë nuk e kanë menduar ta bëjnë edhe disa nga emrat e njohur të skenës shqiptare.
BLERAND REXHEPI




























bravo genta .ne publik del pa te mbathura ,po ne krevat çfar do heqesh? ky nuk esht modernizim i qenies njerezore por injoranc qé vetem imitohen femra te tjera .
hej genta je e PAPAR TE DUA SHUM E KE MERITU VENDIN E PAR BRAVOO
like like genta i love you baby
shum keq,turp prj saj…..
bravo geNta je ma e mire te dua shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmm
genta je ma e mira të puq shumëëëëëëëëëëëë
hej tun e bukur je jam majlinda dhe te dua shum
hej jam xona nga grabanica të përshendes shum genta je shumë e smut njeri ok të duaaaaaaaaaaaaaaa shum vetem vazhdo shumë e qart dhe e bukur je as ni këngetar s po më pëlqen se sa ti ok I LOVE YOU GENTA ZEMER OK QAO KLM TUNG.
hej jam mic nga grabanica mu shum më pëlqen muzika këngëtari im i preferuuar është labinot tahiri të puq shumë labi vetem vazhdo ok.