Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kronike » Vëllezërit përleshen me armë, plagoset emigranti

Vëllezërit përleshen me armë, plagoset emigranti

Vendi ku ndodhi plagosja

Një konflikt për ndarjen e pesë apartamenteve, si kompensim për pronën ku ishte ndërtuar një pallat, është bërë shkak i një konflikti të ashpër mes dy vëlle-zërve, njëri prej të cilëve është plagosur me armë zjarri. Vëllai 34 vjeç plagosi me dy plumba vëllain e tij më të madh, pas një mosmarrëveshjeje për ndarjen e barabartë të hyrjeve të banimit, konflikt që kishte nisur prej rreth një viti. Ngjarja ndodhi në zonën e Yzberishtit, tek blloku i pallateve “Çabej” në Tiranë. Burime nga Policia thanë se ka mbetur i plagosur Arben Vrapi, 50 vjeç, me dy plumba në kofshë, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, që është i vëllai, Kliton Vrapi, është arrestuar disa orë pas ngjarjes. Gjithçka ka ndodhur pas një debati të ashpër pranë banesës së të dëmtuarit dhe policia është njoftuar nga bashkëshortja e tij. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e Komisariatit Nr.6, si dhe oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit. Ndërsa autori i dyshuar kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me pistoletën. I plagosuri u dërgua në Spitalin Ushtarak dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe heqjes së dy plumbave në kofshë, mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën. Ndërsa disa orë pas ngjarjes është arrestuar vëllai i tij, i dyshuar për plagosjen, i cili është kapur në afërsi të rrugës “Misto Mame”, në Tiranë. KONFLIKTI I VELLEZERVE Dy vëllezërit, Arben dhe Kliton Vrapi, 50 e 34 vjeç, të cilët kanë në pronësi truallin ku është nderuar një pallat në Yzberisht të kryeqytetit, kishin rënë dakord disa vite më parë me ndërtuesit që për të lejuar ndërtimin e godinës së banimit, të kompensoheshin me apartamente. Veç hapësirave të tjera të përfituara nga pallati, tashmë i përfunduar, vëllezërve u kishin kaluar në pronësi edhe pesë apartamente banimi. Pikërisht për këto apartamente ka nisur edhe konflikti mes dy vëllezërve, pasi nuk gjenin një rrugë për ndarjen e tyre në mënyrë të barabartë. Ndërsa vëllai i tretë i tyre nuk ka pasur pretendime në lidhje me pjesën që është kompensuar. Për shkak se vëllai i madh, Arben Vrapi, jetonte në Gjermani prej disa vitesh, bashkë me familje, me ndarjen e pronësisë është marrë vëllai tjetër, Kliton Vrapi, i cili tashmë është arrestuar. Por, kur i dëmtuari është kthyer nga Gjermania disa ditë më parë, ka nisur sërish konflikti mes tij dhe të vëllait, konflikt që ka përfunduar deri në shkrepje armësh. “Arrestimi i Kliton Vrapit u krye sepse pranë pallateve ‘Çabej’, ka plagosur me pistoletë për konflikte pronësie vëllain e tij, shtetasin Arben Vrapi”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.
Kukës Konflikti i pronësisë për një gardh u bë shkak pak ditë më parë për një tjetër konflikt mes vëllezërve, mosmarrëveshje e cila përfundoi në rrethana tragjike. Një 70-vjeçar vrau vëllain e tij në një fshat të Kukësit pas një mosmarrëveshjeje që ata patën në lidhje me një gardh ndarës mes dy shtëpive. Si pasojë e mosgjetjes së një marrëveshjeje për këtë gardh, i moshuari vrau vëllain e tij dhe pas krimit u arrestua nga policia.
ETLEVA DELIA

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Vëllezërit përleshen me armë, plagoset emigranti”

  1. qka me komentu ne ta ha dreqi qat pash e plagosi ose e myti vllau vllaun marre marre per tan shqiptarizmin

Beni nje Koment


6 + 7 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept