Panorama Sport
Home » Tipike » PSV’91 thirrje Ramës: Të mbështesim Fatos Nanon

PSV’91 thirrje Ramës: Të mbështesim Fatos Nanon

Thirrjes së Fatos Nanos ndaj PS-së, për ta mbështetur në kandidimin e tij për President, i është bashkangjitur edhe Partia PSV’91.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PSV’91 i bën thirrje publike kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe te gjitha Partive te Koalicionit te Majte që nën këtë kontekst të ri politik ku ndodhet kriza politike e procesit zgjedhor per Presidentin e Republikes, te mbeshtesim te gjithe se bashku kandidaturen e Fatos Nanos, si kandidatura me e mire dhe me perfaqesuese qofte per popullin e majte,qofte edhe per te gjithe shqiptaret si nje shtetar i denje qe ai eshte.

Duke e konsideruar mbështetjen për Nanon si mesazhin më të shkëlqyer të bashkimit të së majtës për të fituar zgjedhjet e vitit 2013, PSV’91 thekson se “Fatos Nano eshte historia ku te gjithe ne socialistet duhet te bashkohemi dhe te gjejme motivim e krenari per te shkuaren dhe te ardhmen tone. Populli i majte ka nevoje ta shohe te materializuar dhe te prekshem kete shans te madh te projektimit te nje ribashkimi te se majtes.”

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 7 = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept