Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Presidenti i ri, Ngjela: Tani të propozojë opozita

Presidenti i ri, Ngjela: Tani të propozojë opozita

Rama gjate nje takimi me aleatet

TIRANE-  Për rreth 60 minuta, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur aleatët ku mësohet se është diskutuar lidhur me çështjen e Presidentit.

Në mbyllje të kësaj mbledhje drejtuesi i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, u shpreh se pas dorëheqjes së Xhezair Zaganjorit, tashmë të drejtën për të propozuar një emër të ri e ka opozita.

Sipas Ngjelës, Berishës nuk i lejohet me një propozim për President.

“Sali Berisha ka humbur të drejtën e propozimit, sepse nuk është serioz në një marrëveshje, të drejtën tashmë e ka opozita.”- tha Ngjela.

Ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera lidhur me diskutimet në tryezën e PS-së me aleatët.

Takimi i PS-se me aleatet nuk ka qene i plote, pasi te pranishem kane qene vetem, Preç Zogaj, Spartak Ngjela dhe Paskal Milo.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

4 Komente per “Presidenti i ri, Ngjela: Tani të propozojë opozita”

  1. Ik o Ngjele dhe haj dhe ti ndonje ngjale. Pse kshu qenka kjo loja “E ka kush e ka”???? po ku i ke ti o Ngjele numrat per propozim. Tani merrni gezojeni Bejen, Boden ose Topallin presidente se te drejten e konsensusit e dogjet me Zaganjorin. Puna juaj eshte si ajo shprehja “Te dh…. por krenar”.

  2. ngjela le te shkoj te meta te ja haje se pari ngjalen po ate edhe edi duhet ta bej bile qe te ja mbaj pak ngjalen metes e pastaj te ja jep ngjeles.

  3. Tani u kujtuan keta kur mazhoranca ka te te drejten e zgjedhjes me 71 vota? Hajde strategji hajde. Nese PS kandidojn Jozefina Topallin, athere kjo mazhorance do ti mbeshtesi. Perndryshe ta harroje Rama me avokatin e tij.
    Ndoshta kandidojn dike si Zaganjori qe ska lidhje as me PS e as me PD – dicka qe shume mire mund ta kishin bere me heret. PD e voton patjeter. Ndoshta nuk jane aq egoista si Rama qe nuk e perkrahu Zaganjorin vetem se nuk u pyet ai fillimisht. Le te shpresojme keshtu.

  4. pse ku ishte opozita deri tashti apo kishte dale per gjah eee hajde politikan hajde pa lidhje fare mjer ky milet ne dore te kujt ka mbet ..

Beni nje Koment


7 + = 15

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept