Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » Nikoliç në Kosovë u jep serbëve dokumentet e dialogut

Nikoliç në Kosovë u jep serbëve dokumentet e dialogut

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, vizitoi dje Veriun e Kosovës duke u dorëzuar atyre një pjesë të dokumenteve të negociatave mes Prishtinës e Beogradit. “Serbët nga Kosova duhet të jenë të informuar për të gjitha marrëveshjet dhe vendimet që i ka marrë Serbia, e të cilat i prekin direkt jetët e tyre”, tha Nikoliç, para takimit me katër krerët e strukturave paralele ilegale në Veriun e Kosovës. “Ata do t’i marrin sot dokumentet nga unë. Kjo nuk është fshehtësi e imja. Jeta ime nuk varet nga ajo se çka ndodh në Kosovë, automjeti im ka targa, që askush nuk mund t’ia heqë, letërnjoftimi im vlen në tërë territorin e shtetit, kudo që shkoj. Ata janë të rrezikuar dhe fëmijët e tyre duhet të jetojnë në rrethana të tjera”, shtoi Nikoliç, sipas REl.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


9 + 7 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept