Nano thirrje Ramës, Berishës dhe Metës: Unë zgjidhësi i krizës
Lajmi i Fundit e Premte, 8 Qershor, 2012 | 18:19 pmTIRANE- Ish lideri socialist, Fatos Nano, nepermjet nje deklarate leshuar nga Lëvizja e tij, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe grupit parlamentarë të PS-së që ta mbështesin atë në kandidimin për Presidenti, sipas tij, për t’i dhënë sëbashku zgjidhje ngërçit politik në Shqipëri.
Nëpërmjet një komunikatë për shtyp, Lëvizja Nano për Presidenti, i bën thirrje gjithashtu edhe kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të LSI-se, Ilir Meta që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cënuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri.
“Fatos Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marë fund. Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit, e si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë i vetëofruar para Partisë Socialiste, Deputetëve Socialiste, Kryetarëve të Partive Parlamentare, Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, publikut shqiptar, sepse vetëofrimi i tij është për të shërbyer e kontribuar me përkushtim e mirëbesim për zgjidhje konfliktesh, e jo shtim konfliktesh të cilat po vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shpresën e të gjithë shqiptarëve.”- thuhet ne deklaratën e Nanos.
Nano gjithashtu ka përshëndetur aktin e përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror të zotit Xhezair Zaganjori për tërheqjen nga kandidimi i propozuar për detyrën e Presidentit të Republikës.
Nano ka përsëritur edhe njëhere, thirrjen për Edi Ramën që të mos i shmanget garës dhe përfaqësimit, por së bashku ta bëjmë vendin të jetë krenar për historinë e Partisë Socialiste dhe të ardhmen e saj




























une vetem kur e shof zedhensin e nanos galdinin se qfare face kriminale ka ma gerdit nanon qe me eshte gerditur qysh kush ishte ne pushtet,Por njeriu qfare nuk pret nga klika kopuke e rames metes,priftit,nanos,ruqit etj.te gjithe pa perjashtim jan kriminel.shto edhe taulant ballen.
Vet titulli i artikullit me kujton menjehere nje thenie te bukur qe thote :
Politikani eshte nje person qe di te beje dallge dhe pastaj vjen e na thote se vetem ai mund ta shpetoje barken.U luajt nje loje teper e felliqur ne zgjedhjen e presidentit ku kandidaturen e z.Zaganjori e pash si me te pershtateshmen madje edhe para asaj te Kadarese .Si gjithmone PS e minoje ate pa asnje arsye llogjike .Absurditeti Rames shkon pertej poshtersive te tije te rradhes per ta penguar me te gjitha mjetet hyrjen per te treten here te Shqiperise ne BE .Terheqja e Z.Zaganjori eshte nje shpulle me te dy duart ne surratin e palare te RAMA-danit dhe kete dopio pentagram do t’ja shikoni atij per nje kohe te gjate , por atij as qe i ben pershtypje sepse eshte nje PORNO_POLITIKAN
Ky Nano ka mare fund fare.
Ky nuk zgjidh dot as kepucet e tija.
Dikush duhet ti japi te haje nje sallate me uthull.
Yy Nano sa je shendoshe ore.
Ky do bente mire te niste naj greve urie — per nja dy vjet.
Pse e duan amerikanet Nanon? Kur rrine afer tij, ju duket vetja e bukur.
Takimi Nano-Meta: Nano ha balenen e Metes.
O fatos po pse do te torturohesh kaq shume per popullin fukara, nuk te mjaftoje lodhja qe hoqe kur ishe ne karrike, po pse ore sikur jeta eshte 1000 vite, pse do te dobesohesh si Sali Berisha, mire je ashtu rrumbullak, tip korobocke. Te mbugon statura per president si dhe deshira jone qe ti mos vuash. Te jemi mirenjohes per cka ke bere boll, boll, le ti dale shpirti nje tjetri, ri bej qejf dhe keto vite qe te kane ngelur.
Nuk duam njerez te deshtuar ,njerez politikane qe i kemi pare dhe po i shohim per dite ,duam risi ,duam nje njeri te pa korruptuar jo politikane nuk e njohim Zaganjorin por do te ishte i vlefshem pasi eshte njohes i mire i ligjeve dhe do te na sherbente .Jo Nano jo politikane te perditshem qe na kane merzitur se tepermi.
Xhezair Zaganjori u largua.,radhën e ka z.NANO!!!