Panorama Sport
Home » Politike » Nano: Kam gjithmonë një listë me deputetë dalëzotsa

Nano: Kam gjithmonë një listë me deputetë dalëzotsa

Fatos Nano

Ish-kreu i PS u kërkon deputetëve të hyjnë në garë për kreun e shtetit.

“Edi Rama me mendësi otomane antigarë për Presidentin”

Fatos Nano tha dje se ka deputetë që do ta mbështesin në kandidimin e tij për President. Kandidati i vetëshpallur për President, në një intervistë dhënë Luljeta Prognit për website-in studimepoliti-ke.com,  tha se do të gjejë mbështetje për garën presidenciale. “Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. E, për ta përmbyllur, po ju them se unë gjithmonë e kam edhe një listë me deputete dalëzotsa”, shprehet Nano. Lëvizja “Nano për President” i bëri apel dje PS-së përmes një njoftimi të shpërndarë mediave që të mos vetëpërjashtohet nga gara. “Prej javësh PS, nëpërmjet kryetarit Rama, ka adoptuar qëndrimin për një proces amorf, nëpërmjet të cilit do të shkohet te një kandidat konsensual. Prej javësh është vënë re këmbëngulja e paarsyetuar e zyrës së Ramës, se kjo parti nuk ka emër për të propozuar ngase PS është pakicë, nuk ka numrat për ta zgjedhur Presidentin, se PS synon vetëm konsensusin me kandidatët e maxhorancës, e të tjera deklarata të tilla vetëpërjashtuese të opozitës nga vendimmarrja parlamentare”, thuhet në njoftimin e zyrës së Nanos. Duke analizuar sjelljen dhe qëndrimet e deritanishme të krerëve politikë të dy partive, lëvizja “Nano për President” kërkon nga PS që të dalë nga mendësia antigarë. “Vini re, me këtë mënyrë veprimi, me këtë mendësi otomane antigarë, kundër çlirimit të energjive më pozitive të politikës dhe qytetarëve shqiptarë, shpërfillet dhe asgjësohet edhe dinjiteti e vullneti i lirë edhe i vetë deputetëve. Opozita nuk mund të lejohet që të rrëzohet ndërsa bën gabimin duke shmangur Presidentin. Opozita mund të rritet duke lartësuar Presidentin”, thuhet në njoftimin e djeshëm. Kjo lëvizje u kërkon deputetëve socialistë të bëhen dalëzotsa duke respektuar dinjitetin dhe integritetin e tyre. “Fatos Nano është dalëzots dhe i fton gjithashtu deputetët e PS që të bëhen dalëzotsa, duke i dalë për zot dinjitetit të tyre, integritetit të tyre, Partisë Socialiste, demokracisë shqiptare, lirisë e drejtësisë, si dhe mbarëvajtjes së punëve në Shqipëri në mënyrë që të gjithë së bashku ta festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë edhe me statusin kandidat në BE të fituar”, thuhet në njoftimin e lëvizjes “Nano për President”.

Falënderim
Ish-kreu i PS-së falënderon Stefano Sanninon për misionin e tij të fundit në Shqipëri. “Fatos Nano falënderon dhe i shpreh mirënjohjen e thellë Stefano Sanninos, të dërguarit të komisionerit Stefan Fyle në Shqipëri, për misionin e tij të sotëm moderator në vendin tonë e për përpjekjet dhe inkurajimin që ai ka bërë për të zgjidhur ngërçin e zgjedhjes së Presidentit. Ndihma dhe mbështetja e institucioneve europiane dhe e të gjithë partnerëve euroatlantikë është e shumëçmuar dhe tejet e rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Harasani: Nano i bën nder postit të Presidentit
Deputeti socialist Andis Harasani mbështet kandidimin e ish kreut socialist Fatos Nano për postin e presidentit të Republikës. “Përveç se unë e kam mik personal, mendoj që i bën nder postit të presidentit. Zoti Nano është një nga politikanët më të mirë në Shqipëri dhe kupton më mirë nga të gjithë se si funksionon procesi, në të cilin bëhet fjalë për një bashkëpunim, të rënies dakord të dyja palëve në mënyrë që presidenti të jetë konsensual”, shprehet Harasani.

ARISTIR LUMEZI

 

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

12 Komente per “Nano: Kam gjithmonë një listë me deputetë dalëzotsa”

  1. Nano, na bej nje nder,please.largohu nga politika,we can’t stand you anymore

  2. Më falni që po ju a them shkoqur “Berisha s’do të jesh shefi tij”

  3. Hiqu qafe Nano se ste shohim dot

  4. ANALISTI ZVICER

    NSNO eshte nje KORBI I ZI PER TE GJITH SHQIPTARET.ky ne realitet sillet si te jet sundues i shqipris sikure SULLTAN HAMITI.me nanon shqiprija kurr ne evrope.

  5. Nano thote te verteten: i ka mjaft deputete ne xhepin e vogel. Dikur u ka bere mjaft te mira. Tani ata do ia kthejne te miren me te mire.

  6. Ju lutem mos e ndotni gjuhen. Pavaresisht se perpiqem per postin e presidentit, jam i vetedijshem qe nuk e meritoj.

  7. Sa here qe lexoj gazetat shqiptare(perpiqem t’i lexoj sa me pak)me vjen keq per Shqiperine dhe shqipetaret.
    Si do pasuroheshin keta qeeveritare nqse s’do mbetek kembe njeriu ne Shqiperi.Ne kurriz te kujt do pasuroheshin? Funderinat!! Mbeten duke u zene ne Parlament:e gjitha behet per interesat e tyre dhe egon e tyre duke filluar nga ajo Topallja qe do ishte me mire te rrinte ne ndonje rradhe dhe te shahesh me grate se ashtu duket kur flet ne maje te tavolines. Sa te neveritshem jane!!!!!

  8. nano kupola e krimit me vete te merr ramen,priftin,meten,ruqin,ballen.

  9. Te riciklojme ne pushtet nje bastard edhe te partise se tij e jo me te ceshtjes kombetare,do te thote te perseritim gabimin kur ricikluam Sali Berishen me 2005.F.Nano nuk i dha asgje te mire ketij vendi,sikurse e thone me te drejte shume komentues ketu.Jane interesat e ngushta personale,jane perfitimet vetjake,qe i kane shtyre te gjithe keta te rreshtohen ne liste per te perfituar nga arkitekti i korrupsionit.

  10. Sa te pangopur keta p[olitikanet shqiptare . E kane bere pushtetin prone te tyre po te njejtat fytyra te shpifura shfaqen keto 20 vjet . Ky Nano pse nuk iken thyen qafen duke mare me vete dhe legenat e tjere te politikes me sali mete e rama .

  11. Replike per Shqiptaren: Deputetet tane nuk jane te beveritshem! Me fjalorin e tyre te piset ata mbajne gjalle pasurine e gjuhes. Thjeshte jane gjuhetare ne lemin e fjalorit banal.

  12. hiqu qafe ore nano se je bere si ferre neper kembe leri rehat te zgjedhin nji president se ti je karte e djegur..kesaj i thone ;tjetrit i digjet mjekrra ky i thote dale te ndes une cigaren; hiqu qafe o pianec mos i pengo .

Beni nje Koment


7 + 7 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept