Jeremiç zgjidhet kreu i Asamblesë së OKB-së
Lajmi i Fundit e Premte, 8 Qershor, 2012 | 19:32 pm
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç është zgjedhur president i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në votimin e parë që nuk kishte kandidat konsensual, që nga viti 1991, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Vuk Jeremiç ka mundur ambasadorin e Lituanisë në OKB-së Dalius Çekuolis në votimet, në të cilat ai ka marrë 99 vota, ndërsa diplomati lituanez 85 vota.
Jeremiç ka falenderuar asamblenë “për nderin që i ka dhënë për ta udhëhequr atë” për një vit, duke filluar që nga shtatori.
Ai do të pasojë në këtë post Nasir Abdulaziz Al-Naserin e Katarit.





























Sekretari Gjeneral i OKB-së tha dje që plani Anan duhet respektuar.