Panorama Sport
Home » Sport » Dopingu, Qerimaj pezullohet 4 vjet

Dopingu, Qerimaj pezullohet 4 vjet

Erkand Qerimaj

Federata Botërore e Peshëngritjes ka zyrtarizuar masën ndëshkuese ndaj peshëngritësit shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili u shpall Kampion Europe në Turqi, pak kohë më parë. Atij i hiqet titulli i Kampionit të Europës dhe të gjitha medaljet e fituara në Kampionatin Europian të Shtangës, që u zhvillua në muajin prill në Turqi. Po ashtu, nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të kësaj vere, ndërsa pezullohet nga të gjitha garat për katër vjet, më saktësisht deri më 22 maj 2016. Shkak për këtë furtunë masash ndaj tij është bërë gjetja e substancës së ndaluar “Methylhexanamine” në urinën e tij, gjatë testeve përkatëse anti-doping. I njohur me këtë ndëshkim, vetë peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, e ka konsideruar gjithçka të padrejtë, duke paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e KAS-it.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Dopingu, Qerimaj pezullohet 4 vjet”

  1. I bashkohet edhe ky “talenteve” dhe listes se atyre qe duan ta bejne sportin me farmaci.

Beni nje Koment


3 + = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept