Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Dyvjeçari ngrihet nga arkivoli, kërkon ujë dhe vdes “sërish”

Dyvjeçari ngrihet nga arkivoli, kërkon ujë dhe vdes “sërish”

Antonio Santos

Një dyvjeçar brazilian, i deklaruar i vdekur nga mjekët, ishte ngritur nga arkivoli i tij dhe u kishte kërkuar prindërve një gotë ujë, e më pas ishte shtrirë sërish i pajetë. Ngjarja e cila ishte dëshmuar nga dhjetëra të pranishëm në shtëpinë e vogëlushit nuk gjen asnjë ekspert në gjendje për ta shpjeguar. Sipas agjencisë braziliane të lajmeve, ORM, dyvjeçari Kelvin Santos nuk kishte marrë më frymë gjatë një trajtimi për pneumoni në spitalin e qytetit Belem, në veri të Brazilit. Ai ishte deklaruar i vdekur në orën 7:40 të pasdites së të premtes dhe trupi i tij i ishte dorëzuar familjes në një qese plastike. Familja kishte nisur ceremoninë mortore sipas traditës, duke e mbajtur trupin e tij në shtëpi gjatë natës, në arkivol të hapur. Një orë para funeralit të ditës së shtunë, djali ishte ngritur, kishte qëndruar i ulur në arkivol dhe kishte thënë: “Babi, a mund të më japësh pak ujë?”. Babai i djalit, Antonio Santos, tha se të gjithë të pranishmit kishin nisur të bërtisnin. Pastaj Kelvin ishte shtrirë përsëri ashtu siç ishte dhe nuk ishte zgjuar më. Santos e kishte dërguar sërish të birin në spitalin e Belemit, ku mjekët kishin riekzaminuar trupin dhe kishin konfirmuar se nuk kishte shenja jete. Askush nuk kishte mundur ta shpjegonte fenomenin. Babai i dyvjeçarit ka ngritur një padi kundër mjekëve të spitalit dhe ka kërkuar hetimin e policisë. Ai tha: “Pesëmbëdhjetë minuta pasi e kishin marrë, mjekët kishin dalë nga salla duke i dorëzuar trupin “e pajetë” babait të djalit. “Dua të gjej të vërtetën. Të vdekurit nuk ngrihen të flasin”, tha ai.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Dyvjeçari ngrihet nga arkivoli, kërkon ujë dhe vdes “sërish””

  1. Me e keqja eshte te zgjohesh dhe te gjendesh i varrosur Mos u cuditni ka ndodhur.

  2. Xhevdet Kariçi

    Tmerr i v ne vertet per ato prind . Zoti e dergofte ne parajse ate vogelush

Beni nje Koment


4 + = 6

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept