Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » Siria shpall “të padëshiruar” 17 diplomatë

Siria shpall “të padëshiruar” 17 diplomatë

Siria ka shpallur “të padëshiruar” 17 diplomatë, përfshirë këtu ata amerikanë dhe europianë. Dje, Ministria e Jashtme e Sirisë iu kundërpërgjigj vendimit të shteteve perëndimore për dëbimin e diplomatëve sirianë, pas masakrës së 108 civilëve (mes tyre 49 fëmijë) në qytetin Hula. Shumica e përfaqësuesve perëndimorë tashmë janë tërhequr nga qeveritë e tyre në shenjë proteste për shkak të dhunës së regjimit të Sirisë ndaj protestuesve. Pas “dëbimit” të 17 diplomatëve, Ministria e Jashtme e Sirisë njoftoi se qeveria e këtij vendi “ende beson në rëndësinë e dialogut” dhe se është e hapur për përmirësimin e lidhjeve me Perëndimin.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


8 + = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept