PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Kriza, likuiditeti dhe parapagimi

Kriza, likuiditeti dhe parapagimi

ARBEN MALAJ Të gjitha debatet e fokusuara sot për daljen nga kriza ekonomike dhe për reduktimin e impakteve të saj negative në ekonomi kërkojnë një rritje të kërkesës së përgjithshme në ekonomi rritje të shitjeve në mënyrë që të mos ndërpritet prodhimi, pasi kjo do të sjellë rënie të rritjes ekonomike, rritje të papunësisë dhe varfërisë. Rënia e rritjes ekonomike sjell më pak të ardhura në buxhet dhe imponon më shumë fonde për të prekurit nga kriza, çka do të rrisë deficitin, borxhin dhe koston e tyre. Pikërisht rritja e shitjeve kërkon që në ekonomi të ketë likuiditete, të cilat në parim vijnë nga rritja e ofertës monetare në ekonomi. Banka Qendrore po tenton të ulë koston e parasë, bankat tregtare duhet të rrisin kredinë dhe qeveria po ashtu duhet të zbatojë politika fiskale që mbështesin rritjen e ekonomisë. Rritja e kredisë duhet të synojë më qartë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat krijojnë më shumë vende pune. Në politikat fiskale të qeverisë, në krahun e të ardhurave buxhetore, merr rëndësi ulja e taksave për vende si Shqipëria, ku taksat formalisht janë të ulëta dhe kur këshillat e drejtpërdrejta të FMN-së janë për një rishikim në rritje të tyre, të paktën në këtë moment është prioritar miradministrimi fiskal, sidomos ndalimi i grumbullimit abuziv të taksave. Kërkohet heqja e aplikimit të referencave administrative mbi nivelin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, mbi tatimin e fitimit dhe çmimet e referencave në dogana. Kërkohet rimbursim në kohë i TVSH-së dhe detyrimeve të tjera fiskale të parapaguara më tepër se detyrimet reale. Te riskedulohen në afate më të gjata detyrimet e prapambetura të taksave dhe kredive. Këto masa do të lehtësojnë krizën e likuiditeteve, që ka goditur rëndë biznesin dhe që pengon rritjen ekonomike. Në kushtet kur ekonomia jonë ka një rënie të theksuar të rritjes ekonomike, sipas FMN-së dhe BB-së, nga 0.5-1.5% të GDP-së, në kushtet kur qeveria po pranon se buxheti i vitit 2012 ishte jo realist siç edhe opozita, e qartësoi në debatin parlamentar se nuk duhet nënvleftësuar studimi i kujdesshëm për masat që lehtësojnë likuiditetet e biznesit privat në funksion të rritjes ekonomike. Në këtë kontekst, parapagimi i taksave është në krah të kundërt me atë për të cilën ka nevojë ekonomia. Parapagimi, moskreditimi në kohë i detyrimeve të parapaguara tepër, mosfinancimi i shpenzimeve dhe investimeve të kryera nga biznesi privat ndaj enteve buxhetore dhe jo buxhetore, zinxhiri i pagesave të vonuara midis tyre dhe kompanive private, ndërsa tentojnë “të lehtësojnë” qeverinë në financimin e ekonomisë, sjellin efekte të kundërta, pasi: Së pari, përkeqësojnë dhe reduktojnë likuiditetet e biznesit privat për të investuar në ekonomi, duke vështirësuar rritjen ekonomike. Së dyti, i krijojnë vështirësi dhe kosto të rënda financimi biznesit privat, duke e bërë atë më të varur nga kredia e shtrenjtë ose skema financimi huamarrëse jashtë tregut bankar, të cilat në çdo rast kanë një kosto të rëndë. Kostoja e huamarrjes së biznesit privat nga bankat është deri në dy herë më e lartë se kostoja e huamarrjes së qeverisë për financimin e deficitit dhe borxhit. Nëse bonot e thesarit kanë interesa rreth 7.3%, biznesi merr kredi në lekë nga 11-13%, që, së bashku me disa kosto të tjera bankare është akoma më e lartë. Pra, kostoja e borxhit që qeveria redukton nga aplikimi i parapagimit, është serish më e ulët se kostoja që paguan biznesi për të financuar mungesën e likuiditeteve të tij. Se treti, qeveria edhe pse tenton të ulë e fshehë koston e financimit të buxhetit, me parapagimin e detyrimeve fiskale rrit koston totale të financimit në ekonomi, duke e rënduar situatën e përgjithshme ekonomike. Kjo ndodh pasi, në opsionin kur: a) nuk vendoset parapagimi, por rishikohet afati i të gjitha pagesave në buxhetet vendore dhe qendrore dhe parapagimet minimizohen në maksimum b) kreditohen në kohë pagesat e tepërta të detyrimeve fiskale nga biznesi privat c) eliminohet caktimi arbitrar i pagave, sigurimeve shoqërore, i taksave dhe tatimeve d) shlyhen në kohë pagesat ndaj biznesit nga buxheti dhe, e) ndërpritet zinxhiri i mospagesave të enteve buxhetore dhe jo buxhetore ndaj kompanive private, biznesi do të ketë më shumë likuiditete, do të varet më pak nga kreditimi i shtrenjtë, ekonomia do të rritet me ritme më të larta, bankat do të kenë më pak kredi të këqija, kredimarrësit do të ndiejnë uljen e interesave të kredisë dhe do të ketë më shumë likuiditete dhe më shumë stimuj për të investuar. Qeveria edhe me ligjin e fundit për parapagimin duket se po zgjedh rrugën e parë, atë të kalimit të krizës drejt biznesit privat, kjo do të jetë rruga që e thellon krizën dhe jo strategjia që na shpëton nga kriza. Është koha për të rilexuar dhe zbatuar më mirë parimet themelore të taksimit të Adam Smithit. Parimi i tretë i Smithit qartëson se çdo taksë duhet të vendoset në kohën dhe mënyrën që është më e përshtatshme për paguesin e saj, duke synuar lehtësimin e taksapaguesit në pagimin e taksave. (http://mfiles.pl/en/index.php/Tax_principles_by_Adam_Smith) Jo vetëm që ligji i parapagimit të taksave nuk duhet miratuar, por duhet rishikuar i gjithë sistemi i pagesave të taksave, tatimeve, tarifave të shërbimit për një shtrirje më të mirë në kohë dhe me sa më pak elemente parapaguese. Qeveria, bashkë me Bankën Qendrore, duhet të harmonizojnë politikat fiskale me ato monetare, që kostoja e parasë në ekonomi të ulet, që kriza e likuiditeteve e biznesit privat të mos rritet, që biznesi të ketë më shumë stimul dhe mbështetje për të investuar më shumë në ekonomi. Qeveria duhet të studiojë programe lehtësuese për kreditë e këqija të kredimarrësve privatë dhe të kompanive të biznesit. Këto masa, bashkë me disa reforma të rëndësishme strukturore, do të mund të reduktojnë thellimin e krizës, do të mund t’u kthehemi rritjeve të larta ekonomike, do të ketë rritje ekonomike me më shumë punësim dhe më pak varfëri. Çdo strategji tjetër qoftë edhe e përkohshme, mund të sjellë pasoja të rënda dhe afatgjata.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per “Kriza, likuiditeti dhe parapagimi”

  1. Keta shkruesit e artikujve duhet te bejne ndonje kurs sintakse te gjuhes shqipe. Shikoni fjaline e pare: “Të gjitha debatet e fokusuara sot për daljen nga…” Mbiemri “i fokusuar” kerkon parafjalen “ne” jo “per”. Po keshtu, “debatet …..kerkojne nje rritje te kerkeses. Sic eshte formuluar fjalia nuk shkon. Morra vetem dy shembuj, por ka edhe te tjere.

  2. analize ekonomike financiare e arben malajt eshte edrejte por ne prizmin e zhvillimeve te sotme ekonomike duhet te mendojme per metoda dhe reagime te sakta dhe ne menyre te drejte.sot shihet qe zoti malaj se permend qe kontradita themelore qe nuk po zgjidhet eshte tregu dhe konsumatori, modelet e para ekonomike duhen rishikuar me vemendje se kriza e sotme eshte mbi te gjitha e bankave si institucionet me te korruptuara dhe me kriminale. kjo e mbeshtetur nga neoliberalet malaj harron te thote se perse nuk kla konsum nuk ka treg . pergjigja eshte e t5hjeshte se populli i thjeshte nuk ka para pasi ata jane grumbulluar ne disa grupe te bisnesit qe si ne kohen kur ky zotni ka qene minister dhe sot jane te njejte . nje veprim ekonomik kriminal eshte privatizimi i sektoreve stratagjik te cilet gjeneronin te ardhura per buxhetin e kam fjalen per sektorin i naftes telekomunikacionet e tjer. sot nuk mlidhen te ardhurat nga tatimet, kjo eshte e vertete e di zoti malaj se sot bisnesi kryesor qe ishte pararoje i ekonomise tone ndertimi poi falimenton se nuk ka treg shitje dhe nga ana tjeter presionet e bankave per shlyerje krediti jane te medha.per te dale nga kriza sot ne amerike dhe ne europe po shihet si rruge shpetimi shperndarja me e madhe e te ardhurave materiale ne menyre qe te filloje tregu te leviz dhe per rrjedhoje dhe ekonomia/. nuk rregullohet ekonomia me grummbullimin e parase ne pak duar ose sic quhet monopolizim te ekonomise qe tek ne eshte ne permasa galopante. me politike me sociale me taksa progresive normalizohet ekonomia dhe tregu. per investimet qe behen sot nuk kam kundershtim por duhet nje kontroll i rrepte i kostos se projekteve duke ulur ne maksimum korrupsionin dhe duke ndjeku fjalen e urte shtriji kamet sa ke jorganin.

  3. Artikulli ne pergjithesi eshte i mire. une do ta pyesja zotin Malaj se ne kohen e tij si minister ai i paramblidhte taksat dhe tatimet apo vepronte ashtu sic sugjeron tani. Gjithatu do te sugjeroja nderhyjen e autoriteteve neperjet politikave fiscale per te reduktuar sado pak disbalancat qe jane krijuar qe prej me shume se dhjete vitesh ne drejtim te te ardhurave te qytetareve. Pjesa me e madhe e te ardhurave zoterohen nga nje perqindej shume e vogel e popullsise, gje e cila ka ulur ndjeshem konsumin (kekesen) per rrjedhoje shitjet, prodhimin dhe papunesine, dhe zinxhiri vazhdon……sipas pershkrimit te zotit Malaj

  4. me shume se nje kufizim referencash pragmatike per te imponuar nivele rritjeje, eshte me shume i domosdoshmem nje konceptim i ri i punes ne administrate pertej mbingarkimit te saj me detyra te mbvendosura kur cdo institucion buxhetor ka pergjegjesite e veta dhe fokusimin ne rritjen e performances. Nje orientim drejt diversifikimit te portofolit te investimeve financiare do te kerkonte nje impenjim me te larte nga bankat e nivelit te dyte per te nxjerre te tille produkte dhe po aq i qeverise per te bere te tregtueshme dhe te lakmueshme bonot e qeverise afatshkurter dhe afatgjate ne bilancet e kompanive te rendesishme me impakt ne rritjen ekonomike dhe te punesimit. Nje sitmulim i qenesishem i uljes se tvsh-se sidomos ne kohe krize globale do te mirekuptohej nga bizneset vecanerisht ne kuader te takses se sheshte duke patur nje ndikim te drejtperdrejte ne uljen e informalitetit fiskal. Per te gjitha keto duhet nje administrate publike e fokusuar ne objektivat e rritjes ekonomike dhe jo ne mbartese te referencave dhe borderove nga njera zyre ne tjetren. Duhet vazhduar me tej reforma 12 inspektoriateve drejt nje adminsitrate me te shkurter dhe me shume te paguar duek stimuluar rritjen e performances menaxheriale se cdo institucioni buxhetor. Do te krijohej nje klime shume e mire edhe per bizneset e vogla e te mesme, qe do te ishin nje vlere e shtuar e ekonomise per te gjetur burime financimi te qendrueshme

  5. Na merzite Malaj me demagogjite e tua por ik tani nga skena politike se ekonomisti i firmave piramidale je dhe nuk ke integritet moral per te dhene mend si ekspert.. Je i ngelur ne klase si ekonomist se po te ishe tamam nuk beheshe ekonomist i firmave mashtruese piramidale/ Apo te lezetohej se ju merrje parate popullit te shkrete…Bizneset i shkaterrove ti minister me Nanon kryeminister qe bete vendin shosh.

Beni nje Koment


6 + = 14

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »

Qeni i trishtuar? Jo më,pas këtij ngushëllimi!

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy