Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Arrestohet “psikopati kanadez”, spekulime për “apokalipsin zombi”

Arrestohet “psikopati kanadez”, spekulime për “apokalipsin zombi”

Policia gjermane ka arrestuar dje në një lokal në Berlin kanibalin e shumëkërkuar, Luka Roko Manjati, ish-yll i filmave pornografikë, i cili kishte copëtuar dhe ngrënë partnerin e tij. Ai u arrestua në një lokal në lagjen “Neukoelln”, e njohur për frekuentimet nga komuniteti gei. 29-vjeçari njihet si “psikopati kanadez” dhe kërkohej pas filmimit të vrasjes makabre të një studenti kinez në Montreal. Ai përballet edhe me akuzat se ka kërcënuar Kryeministrin kanadez, pasi ka dërguar me postë një këmbë në zyrën e tij, në Partinë Konservatore. Një dorë ishte drejtuar në zyrat e Liberalëve në Kanada, ndërsa një kraharor ishte gjetur në një qese në plehrash përpara pallatit ku jetonte ai. Ky ishte vetëm një nga rastet e tmerrshme të kanibalizmit. Këto ngjarje janë bërë kaq shqetësuese, sa në SHBA mediat kanë nisur spekulimet mbi shpërndarjen e një virusi që i bën njerëzit të sillen si zombi. Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar tri raste të tilla: një djalë që i ka ngrënë fytyrën një të pastrehu në Majami, një student që ka ngrënë zemrën e shokut të tij të dhomës në Marilend dhe Manjati. Të kontaktuar nga “Huffington Post” mbi “apokalipsin e zombit” (tashmë termi i tretë më i kërkuar në Google), Instituti Amerikan i Shëndetit ishte përgjigjur se nuk njihen viruse apo sëmundje që mund të shkaktojnë këtë. “I sigurt është fakti se atje jashtë ka nga ata që e pëlqejnë mishin e njeriut dhe nuk janë zombi”, janë përgjigjur ata.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


4 + 2 =

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept