Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Çavez dhuron shtëpi për ndjekësen e tij të 3-miliontë

Çavez dhuron shtëpi për ndjekësen e tij të 3-miliontë

Si do të ndjeheshit po të merrnit në këmbim të një klikimi në internet një shtëpi? Fatlumja ishte një vajzë 19-vjeçare venezuelase, Natalia Valdivieso. Dhurata për të ishte nga Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez dhe ndodhet në ishullin karaibik, Margarita. Vajza rastisi të jetë ndjekësja e tij e tremiliontë në “Twitter”. Konfirmimi për dhuratën u bë nga vetë Presidenti Çavez, i cili e ka uruar 19-vjeçaren. Ditën që mori çelësat e shtëpisë, Valdivieso, e cila jetonte në këtë ishull edhe më parë, ka postuar foto të shumta dhe mesazhe lumturie në “Twitter” duke e quajtur Çavezin si “Presidenti më i mirë”: “Jam zgjuar duke menduar se kjo ishte dita më e lumtur e jetës sime. Presidenti im i dashur pa se për çfarë kisha nevojë dhe më ndihmoi. E dua shumë, i dërgoj puthje dhe i uroj shërim të shpejtë”, shkruante 19-vjeçarja.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


7 + 6 =

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept