Panorama Sport
Home » Kronike » Përmbaruesi privat në trafik droge

Përmbaruesi privat në trafik droge

Devis Lushnjari, përmbaruesi privat i arrestuar për drogë

Një përmbarues privat u arrestua dje bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e implikimit në një skemë trafikimi të drogës drejt Gjermanisë.
Episodi për të cilin akuzohen të arrestuarit bën fjalë për një sasi 232 kilogramë marjuane, e cila në vitin 2010 është trafikuar nga Shqipëria në Gjermani. Pas hetimeve 2-vjeçare, policia ka bërë dje arrestimin e tre shtetasve shqiptarë në Tiranë e Lushnjë, pas një aksioni të koordinuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatë, duke e marrë këtë masë më 22 maj 2012. Më pas, Drejtoria e Antidrogës në Policinë e Shtetit ekzekutoi këtë vendim gjatë operacionit të koduar “Magnum-Al”. Në Tiranë u arrestuan Devis Lushnjari, 36 vjeç, me detyrë përmbarues, Armando Cakaj, 37 vjeç, pronari i një palestre, si dhe në Lushnje u arrestua Orest Tabako, 32 vjeç. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se “shtetasit e mësipërm akuzohen për veprën penale të ‘trafikimit të lëndëve narkotike’, në bashkëpunim, lidhur me një ngarkesë të sekuestruar, prej 232 kilogramë marjuane, më 10 mars të vitit 2010, në Gjermani”. Sipas të njëjtave burime, pas bllokimit të sasisë së drogës, Policia gjermane arrestoi vetëm një prej të dyshuarve, Kletian Kolën, i cili ndodhet në burg në Gjermani. “Arrestimi i tyre u bë i mundur në sajë të një hetimi mjaft profesional dhe të plotë, të kryer nga strukturat e Luftës Kundër Drogës në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet ligj-zbatuese të Gjermanisë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2010”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
HETIMI

Orest Tabako

Policia shqiptare e gjermane kishin nisur hetimin për “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”, prej rreth dy vitesh, më 10 mars të vitit 2010. Në atë kohë, nga Policia gjermane është sekuestruar një ngarkesë prej rreth 232 kilogramësh marijuanë, në

Armando Cakaj

kamionin me targa TR 0813 T dhe TR 1914 S, si dhe është arrestuar shtetasi shqiptar Kletian Kola, 38 vjeç, nga Lushnja. Gjatë hetimeve intensive gati 2-vjeçare, rezultoi se shtetasi Kletian Kola, për trafikimin e kësaj sasie droge drejt Gjermanisë, kishte bashkëpunuar me 3 personat e arrestuar dje nga policia, Devis Lushnjari, Armando Cakajn dhe Orest Tabakon. “Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, në kuadër të këtij procedimi penal, nga Gjykata e Krimeve të Rënda është vendosur masa e sigurisë arrest me burg ndaj tyre, më datë 22 maj 2012”, tha dje Policia e Shtetit. Operacioni për arrestimin e tyre u krye pas mesnate, rreth orës 03:35, në Tiranë, Lushnjë dhe Kukës. Në banesat e të arrestuarve, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një pistoletë dhe një shotgan, 2500 euro dhe 1.7 milionë lekë të rinj. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe dy autovetura në pronësi të tyre dhe pesë telefona celularë.

TE ARRESTUAR
1. Devis Vasil Lushnjari, 36 vjeç, banues në Tiranë

2. Armando Agim Cakaj, 37 vjeç, banues në Tiranë

3. Orest Kristo Tabako, 32 vjeç, banues në Lushnjë

4. Kletian Kola, 38 vjeç, nga Lushnja, i arrestuar në vitin 2010 në Gjermani

ETLEVA DELIA

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Përmbaruesi privat në trafik droge”

  1. Divorc hajdari

    Nje avokate e denuar me 11 vjet ne Itali, nje permbarues arestohet nje ish inspektor i KLD arrestohet per mashtrim.E kuptoni besoj qe Sicilia s’na vjen as ke themra per mafia.

Beni nje Koment


7 + = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept