Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Akullorja e re në Britani, përzierje e ujit të shenjtë dhe alkoolit

Akullorja e re në Britani, përzierje e ujit të shenjtë dhe alkoolit

Prodhuesit e substancës së debatueshme të ashtuquajtur qumështi i gjirit, kanë nxjerrë në tregun britanik një tjetër produkt që ka ngritur sërish debate: një përzierje e ujit të shenjtë me pijen alkoolike Absinthe. Akullorja në formë pistolete, “Vice Lolly”, përbëhet nga një e katërta e pijes me 80 për qind alkool, Absinthe, dhe tre të katërtat me ujë të shenjtë nga Lourdes. Akullorja e gjelbër kushton 18.58 paundë dhe shitet në “The Icecreamists” në Londër. Çmimi është vendosur sipas vitit 1858, viti kur uji i pranverës nga Lourdes i deklarua i shenjtë nga Kisha Katolike pasi një vajzë 14-vjeçare pa vizonin e Shën Marisë aty. Ndërsa Absinthe është kaq i fortë sa u konsiderua si pija që stimuloi Van Gogun për prerjen e veshit të tij. Gjatë Epokës Viktoriane ai ishte i ndaluar në Britani dhe nuk doli në shitje deri në vitin 1998. “Ka shijen e alkoolit të ëmbëlsuar. Pas konsumimit të tri prej këtyre akulloreve do të ndjehen efektet”, tha krijuesi i produktit, Mat O’Konor.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


3 + = 5

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept