Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Në shitje shtëpia e Amy Winehouse, 2.7 mln paund

Në shitje shtëpia e Amy Winehouse, 2.7 mln paund

Pamje nga shtepia e Amy Winehouse

Shtëpia ku u nda nga jeta këngëtarja Amy Winehouse ka dalë në shitje për 2.7 milionë paund.

Babai i këngëtares që vdiq gushtin e kaluar, Mitch ishte shprehur më parë se ai nuk kishte dëshirë ta shiste, pasi kërkonte ta kthente në një qendër bamirësie me emrin e vajzës së tij të ndjerë, por tani duket se familja ka ndryshuar mendje.

Një zëdhënës i ka thënë “The Sun” se Mitch ka vendosur ta shesë me keqardhje të madhe. Amy e ka dashur atë shtëpi, ka thënë ai, por asnjë prej familjarëve të saj nuk mund të jetonte aty.

Sipas burimit shtëpia nuk mund të mbahej e zbrazët duke paguar shpenzimet e mirëmbajtjes.

“Është një vend i bukur ku mund të jetojë e lumtur një familje tjetër”- citon “The Sun.”

Shtëpia ishte blerë nga Amy dhe Mitch  në vitin 2010 për 1.8 milionë paund. Sipas agjencive të pasurive të patundshme shtëpisë i janë bërë një serë rregullimesh, përfshirë një sistem të avancuar për dëgjimin e muzikës, sistemin e kamerave të sigurisë dhe një suitë.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


7 + 2 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept