Vizat, BE miraton udhërrëfyesin për Kosovën
Lajmi i Fundit e Mërkurë, 30 Maj, 2012 | 17:01 pmBashkimi Evropian ka miratuar vendimin që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Sipas mediave kosovare lajmin e ka konfirmuar Ambasadori i Francës në Kosovë, Jan Francua Fitou, nderkohe qe vendimin e ka pershendetur komisionerja Sesilia Matstrom, duke e cilesuar kete nje hap me shume rendesi.
Ky udhërrëfyes do t’i dorëzohet në Bruksel ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, në mesin e muajit qershor.
Ministrja Çitaku ka informuar me telefon nga Brukseli se gjatë asaj vizite, kur do t’i dorëzohet edhe udhërrëfyesi, më vete do të marr edhe katër kryetarë të komunave: të Gjilanit, të Pejës, Istogut dhe Graçanicës.
Megjithatë, marrja e udhërrëfyesit nuk nënkupton se liberalizimi për një vend që aspiron të përfitojë nga ky program, është i garantuar. Plotësimi i kushteve, që në rastin e Kosovës janë edhe më të rënda sesa ato për vendet e Ballkanit perëndimor, që tashmë përfiutojnë nga ky program, do t’i siguronte edhe Kosovës dritën jeshile në dialogun për vizat.
Qeveria e Kosovës pretendon se shumicën e kushteve tashmë i ka të plotësuara, dhe nuk pret që do të zgjasë shumë procesi i finalizimit të dialogut, mirëpo ekspertë të çështjeve që kanë të bëjnë me BE-në, presin që procesi do të zgjasë mesatarisht deri në dy vjet. (zeri)



























