Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » Masakra në Hula, dëbohen ambasadorët e Sirisë nëpër botë

Masakra në Hula, dëbohen ambasadorët e Sirisë nëpër botë

Ambasada Siriane në Paris

SHBA, Britania, Kanadaja, Australia, Franca, Gjermania, Italia Spanja, Bullgaria dhe Holanda i janë kundërpërgjigjur masakrës në qytetin Hula, ku u ekzekutuan 108 veta përfshirë shumë fëmijë, me dëbimin e ambasadorëve sirianë. Vendimi i qeverive të këtyre vendeve u mor të martën, një ditë pasi OKB pohoi se vrasje me armë zjarri dhe armë të ftohta, si dhe artileri të rëndë, ishin kryer nga afër, duke shënuar masakrën më të frikshme në Siri, që kur ka nisur procesi i armëpushimit. Milicia kishte hyrë familje më familje duke vrarë ç’të gjenin brenda shtëpive, përfshirë gra e fëmijë. Në raportin e Kombeve të Bashkuara, bazuar në rrëfimin e vëzhguesve të tyre në terren, mes viktimave të masakrës në Hula ishin 49 fëmijë dhe 34 gra, por nuk thuhet autorësia e vrasësve. Qeveria siriane ka mohuar çdo përgjegjësi për këtë akt duke inkurajuar hetimin e OKB-së. Megjithatë, shumë vende perëndimore i kanë drejtuar gishtin regjimit të Presidenti Bashar al Asad për këto vrasje, më të këqijat në 15 muaj trazira në Siri.  “Kjo është mënyra më efektive për të treguar mospajtimin tonë serioz me atë që po ndodh në Siri”, tha ministri i Jashtëm australian, Bob Kerr në Kanberra. Ai i cilësoi vrasjet e Hulas si krime dhe tha se Australia nuk do të pajtohet me regjimin sirian deri kur të respektohet plotësisht armëpushimi.  Përjashtimi i diplomatëve sirianë vjen një ditë pasi gjenerali i lartë amerikan sinjalizoi gatishmërinë e SHBA-së për të nisur një ndërhyrje ushtarake në Siri, nëse situata nuk ndryshon. Kjo ka shqetësuar aleatë të Sirisë, si Rusia. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëtuar në Gjermani dhe Francë pas kritikave të forta që ka marrë nga ndërkombëtarët për mbështetjen që po i jep regjimit sirian.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Masakra në Hula, dëbohen ambasadorët e Sirisë nëpër botë”

  1. Qytetari i Tiranes

    Nuk ka asnje koment per kete masaker? Cudi!!!!!!!!!!!!!
    Eshte vertet e tmerrshme, cdo humbje njerezore, eshte humbja jone.

Beni nje Koment


9 + = 12

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept