Qeveria e re në Serbi, Tadiç nis sot konsultimet
Lajmi i Fundit e Hënë, 28 Maj, 2012 | 12:13 pmIsh presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, është pajtuar të fillojë negociatat për të formuar një qeveri pro-evropiane, hap ky i cili do ta linte presidentin e ri nacionalist pa pushtet të vërtetë, njofton agjencia e lajmeve Associated Press. Tadiç e ka bërë të ditur vendimin e tij mbrëmjen e së dielës.
Partia Demokratike e Tadiç e ka propozuar atë si kandidat për kryeministër pas një takimi treorësh. Bisedimet për koalicionin pritet të fillojnë të sot, kur edhe pritet të mbahet takimi ndërmjet vetë Tadiç dhe Tomisllav Nikoliç, i ciili doli fitues në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj.
Nikoliç pritet të detyrohet të emërojë Tadiç si kryeministër, meqë ky i fundit gëzon mbështetjen e shumicës në parlamentin prej 250 vendesh.
Pozita e kryeministrit është më e fuqishme në kuptimin ekzekutiv se ajo e presidentit, i cili nuk mund të hartojë ligje apo të marrë vendime politike.
Më herët Tadiç ka paralajmëruar se nuk do ta përfshinte partinë e presidentit Nikoliç në qeverinë e rij.





























C’rendesi ka se si Tadici e motivon emrin e qeverise se tij,Eurpiane apo kunder Europiane.Nje gje eshte e sigurte qe eshte interesi i Serbise qe te perfshihet ne E U.
Me lojra fjalesh Tadici dhe Nikolici nuk mund te mallengjejne Europen.
Serbia duhet menjehere te ndaloje lojerat dyfishe ne orientimin e saj, te zgjedhi ndermjet Europes apo Rusise, pasi keto lojera kane merre fund qysh me shperberjen e Lindjes Komuniste dhe Serbia duhet zgjohet te mos shikoje me “enderra per diell” kur Titoja ishte i perkedheluri i perdes se hekurt.