Kur tragjedia raportohet me SMS
Opinion e Hënë, 28 Maj, 2012 | 12:24 pmTragjedia ku humbën jetën 12 studentë dhe drejtuesi i automjetit, u mbulua nga televizionet me format informativ që në momentet e para. Krahas përpjekjes së lavdërueshme për të informuar minutë pas minute për ngjarjen, edhe në këtë rast disa televizione nuk i shpëtuan dot raportimit sipërfaqësor, kaotik, alarmues, ndërsa politikanët dhe partitë politike dëshmuan se nuk u mungon oreksi për të dalë në ekran edhe në ditë tragjike si ajo e aksidentit të Himarës.
Çfarë kuptimi ka që për orë të tëra të raportohet se ku shkojnë ministra e zyrtarë? Ku është lajmi këtu?! Çfarë kuptimi ka që në momentin që nuk dihen detaje të rëndësishme të ngjarjes të raportohen ngushëllimet e partive politike? Cili është kriteri që duhen dhënë ngushëllimet e partive politike se kemi 61 parti në Shqipëri?! Çfarë kërkojnë politikanët shqiptarë në ekran, për të përshëndetur punën e policisë dhe mjekëve? Çfarë do të thotë që për dhënien e gjakut organizohen grupe rinore partiake?!
Shpejtësia e transmetimit me SMS nuk duhet ngatërruar me punën e gazetarëve. Nga ritmi dhe toni i raportimit të krijohet përshtypja se gazetari në transmetim nuk e ka kuptuar ende se bëhet fjalë për jetë njerëzore të humbura dhe jo për autobus të shkatërruar, bëhet fjalë për raportimin e një tragjedie dhe jo për një ndeshje sportive apo për numërim votash! Në anën tjetër, një gazetar tjetër ngryset aq shumë sa të krijon përshtypjen se të gjitha viktimat janë nga familja e saj. Solemniteti në raportim, kontrolli i emocioneve, vënia fre e dëshirës për të qenë domosdoshmërisht i pari dhe sikterrisja e lloj–lloj surrati politikani në ekran është minimumi që një media e përgjegjshme duhet të bëjë.
Gara për të dalë në ekran solli edhe mesazhe kontradiktore, nëse zv/ministri i Shëndetësisë thoshte se Banka e gjakut është e siguruar, zyrtarë të tjerë (që i përkasin partisë tjetër) dilnin dhe bënin thirrje për të dhuruar gjak!
Është në kodin e etikës së gazetarit, që duhet të tregojë simpati dhe vetëpërmbajtje kur raporton për aksidente dhe fatkeqësi. Ndjenjat e familjarëve nuk duhen lënduar, por respektuar në maksimum. Në raste të tilla, operacioni i shpëtimit ka përparësi absolute në raportim dhe nuk është lajm se çfarë thotë kryetari i një partie apo qoftë edhe ky ministër. Mund të flasë personi që drejton operacionin e transportimit, mund të flasë një mjek, mund të flasë një ekspert rrugor, mund të flasë një drejtues spitali, mund të flasë një psikolog, mund të flasë një i afërm, mund të flasë një pedagog apo student, por ç’dreqin duhet të dëgjojmë llomotitje zyrtarësh dhe të shohim surretër që i shohim çdo ditë?!
Në orët e para të tragjedisë në televizione u publikua lista e plotë e studentëve të vitit të tretë, pa u sqaruar që jo domosdoshmërisht ishin studentët në autobusin fatkeq. U desh ndërhyrja e një politikani (që dikur ka qenë gazetar) që t’i tërheqë vëmendjen “live” medias që të mos përhapë panik të panevojshëm.
Në kodin e etikës së gazetarit është shkruar e zeza mbi të bardhë, që nuk duhen identifikuar viktimat nëse nuk janë njoftuar të afërmit. Është shkruar që duhet treguar maturi me fotot dhe pamjet nga aksidentet dhe duhet treguar konsideratë për ndjeshmërinë e publikut.
Kodet e etikës janë që gazetaria të fitojë besimin e publikut. Sa u përket politikanëve dhe zyrtarëve të partive, ka plot ditë për të “ngrënë”. Le të rrinë pa “ngrënë” televizion në ditë morti.
Raportimi i ngjarjes në gazetë ishte një tablo tjetër. Politika në gazeta nuk u shfaq as si violinë e parë dhe as si e fundit. Duke pasur më shumë kohë për të raportuar ngjarjen, gazetat nuk ranë në kurthin e të bërtiturit për të qenë “i pari” që jep pamjet e autobusit apo targën e automjetit. Një foto, – thonë, – vlen një mijë fjalë, – por rëndësia e fjalës së shkruar mbetet.
Pa dashur të minimizoj punën e lavdërueshme të reporterëve dhe kameramanëve në terren, ka shumë mësime që duhet të nxjerrin redaktorët, drejtuesit dhe pronarët e stacioneve televizive.
Ngjarjet komplekse, aksidentet, fatkeqësitë thjesht nuk i shpjegon dot në vrap e sipër me kamera në dorë apo celular në vesh.
Raportimi profesional, respektimi i etikës, shmangia e panikut, kontrolli i fakteve dhe informacioneve, fokusimi te ngjarja dhe jo te tellallët politikë – është minimumi që mund të bëjnë profesionistët në ngjarjet e mëdha.





























Z. Lutfi. Keni shkruajtur, sikur me keni lexuar nje jave me pare, kur ngrita disa verejtje per kete problem. Por ajo e nje studio televizive qe thoshte; Tani po lidhemi drejteperdrejte me gazetarin tone ne Vlore per te mesuar te rejat me te fundit- si te duket? Nuk e kuptoj pse nuk thoshte: Tani po lidhemi me gazetarin tone ne Shangai, per te mesuar per te rejat me te fundit…!!! Sepse si gazetari nga Vlora dhe ai nga Shangai, me telefon po lidheshin me vendin e ngjarjes…..
Shkrim i sakte. Por eshte per te vene duart ne koke kur Vizion Plus i kerkonte gazetarit te Durresit te shkonte ne Kavaje per te filmuar varrimin e nje viktime, gazetari i tha se ndodhej ne Tirane ne nje gjyq me Baba Mondin e bektashinjve. Por ethet qe kishin mberthyer tv-në, bene qe gazetarin ta pushonin nga puna! Ndonese zoteroia eshte nje nga me te miret ne terren, ka derguar kronika ekskluzive qe s’i kane pasur te tjeret.
Ve ne dukje se “News 24″ e kishte xhiruar kete varrim, por nuk e pa te arsyeshme qe gazetarja e Durresit ta dergonte per transmentim.
E vertete kjo. Eshte per te habitur sa njerez jo-profesioniste ka ne Shqiperi. Me kujtohet seanca e pare parlamentare menjehere mbas Gerdecit. Viktimat ende nuk ishin varrosur dhe te nentitujt ndersa po jepej kronika per seancen parlamentare “Shperthen Gerdeci ne Parlament”.
Z. Dervishi ka prekur nje argument shume delikat,kur ikin jete njerezish dhe aq me shume te rinje, politika eshte e fundit qe na hyn ne pune.Ne kto lloj rastesh me shume se rremuja dhe zhurma duhet pergjesi prefosionale,ne rradhe te pare te njoftohen menjehere organet kopetente,urgjenca,zjarrfikset,polocia.Une kuptoj deshiren e njerzeve per te shpetuar jete por ne qofte se nuk je i specializuar per te dhene ndihmen e pare duhet te presesh deri ne mberritjen e atyre qe jane kopetent, sepse nje trup qe ka hemoragji te brendeshme dhe nuk din si ta kapesh ne vend qe ti shpetosh jeten ja humb ate.E thashe kte sepse ne shume raste aksidentesh ne vend qe te shohesh ambulancat sheh vetem njerez qe bertasin majtas e djathtas.Kurse ne boten e jashtme nuk lejohet me ligj te prekesh nje person te aksidentuar, ne qofte se nuk je kopetent, per arsyet qe thashe me siper, se po te vdiq ne dore familja ka gjithe te drejten te hedhi ne gjygj.
jam shume dakord me dervshin. biles kisha neveri kur shihja ne ekrane njerez te shendetesise apo te emergjencave civile, qe dilnin ne tv dhe pergezonin shpejtesine e dhenies se ndihmes kur te gjithe e dome qe dhenia e ndihmes se pare ka qene nga banoret e zones. pra ate dite ne vend qe te mos dilnin fare neper tv sepse fundja nuk ishte njeri keq per te pare njerez te tille qe lavderonte punen e tij dhe te vartesve te tij. sigurisht cdo kush te mari meritat e tij por ama mbasi te kete kaluar tragjedia. nejse ….prandaj sbehemi ndonjehere njerez ne
Jam shume dakort me zotin Dervishi,ne radhe te pare duhet te respektohet lajmi per viktimat dhe familjaret e viktimave,por ketu flasim per media.Nuk mund te luash ne ato caste me ndjenjat e vrara te njerezve qe vuajne,por ketu flasim per media.Nuk kane asnje pozicon pozitiv politikanet ne keto momente,pervec se negativ(te irritojne),por ketu flasim per politikomedia(semundja me e keqe e medies)…dhe kjo nuk eshte semundje vetem e mediave shqipetare.kerkoni me te madhe siguracion per jeten,jemi vendi i pare ne europe per viktimat ne rruget tona nacionale….dhe ketu na e ka fajin VETJA JONE…dhe me pak te tjeret…
Urime Z. Lutfi Dervishi. Ishe I vetmi qe parashikove nje anetar te Gjykates Kushtetuese si kandidatin me ideal per president. Gjithmone me kane pelqyer analizat e tuaja, dhe me vjen mire qe tani ato po vertetohen nga politika. Urime.
Lutfi,shkrimin e ke te sakte,po nuk do te ishte mire qe keta gazetare apo gazetare televizionesh qe ti i njeh shume mire dhe ndoshta i ke edhe miq,tu u permendje emrin drejtperdrejt se perse e dhane apo pranuan ta transmetojne lajmin sic e thua ti artikullin tend ,dhe si pedagog i gazetarise qe je,mos shkruaj ne pergjithesi por me emra konkret gazetaresh!Kjo verteton edhe njehere se media,apo gazetari ne Shqiperi eshte i diktuar ne ate qe ben apo do te beje,por ti si pedagog i gazetarise nuk duhet te ragosh keshtu,por te marresh masa urgjente qe jane te shumta dhe ti e di mjaft mire se kush jane ato.Luto, te pershendes por mos nxirr vetem problermin heren tjeter ,po kritiko direkt me emra dhe me kerkim pelanizimi konkret ndaj kushdo qofte ai apo ajo gazetar ap[o TV.