Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Kapiteni i Lacios, Mauri në pranga për trukim

Kapiteni i Lacios, Mauri në pranga për trukim

Mauri

Kapiteni i Lacios, Stefano Mauri, është arrestuar sot në mëngjes së bashku me 18 persona të tjerë nën akuzën e trukimit të ndeshjeve.  Urdhërarrestet u lëshuan nga prokuroria e Kremones. Në pranga përfundoi edhe ish-lojtari i Xhenovës, tani në Padova, Omar Milanetto. Sipas prokurorëve, Mauri dhe Milanetto ishin në dispozicion që në këmbim të parave të fiksonin rezultatin e ekipeve të tyre përkatëse. Operacioni u krye sot në Kremona, Breshia, Bolonja dhe Alesandria.  Prokuroria e Kremonas lëshoi në total 19 urdhër-arreste, 10 prej të cilave ishin për lojtarë dhe ish lojtarët e Serisë A e B. Nën hetim është edhe trajneri i Juventusit, Antonio Konte. Në apartamentin e tij është ushtruar kontroll. Emri i teknikut të Juventusit u përmend nga Filipo Carobi, “i penduar”, i cili e akuzonte se kishte dijeni për barazimin në ndeshjen Novara- Siena. Midis të dyshuarve është edhe Domenico Criscito, përsëri nën akuzë për komplot.  Mauri dhe Milanetto, sipas mediave italiane, do të kundërshtonë akt-akuzën e prokurorisë për trukim të ndeshjeve.  Arrestimet janë në vazhdën e 17 arrestimeve të kryera më 17 dhjetor. Ndërsa në qershorin e 2011 u arrestuan 16 persona të tjerë, mes tyre Beppe Signori. Mes të arrestuarve ndodhen dhe pesë shtetas hungarezë. Dyshohet se celula hungareze ka manipuluar një sërë ndeshjesh të kampionatit italian të futboollit.

Me shume ne http://www.panorama-sport.com

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 6 = 12

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept