Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kuriozitete » I kalon treni sipër, mbijeton

I kalon treni sipër, mbijeton

Një kanadez i ka mbijetuar për mrekulli kalimit të lokomotivës dhe 26 vagonëve mallrash sipër vetes. Sigurisht rastisi në mes të shinave, por duke marrë parasysh se ishte totalisht “tapë” kur u fut në shinat e trenit, kjo është cilësuar si “mrekulli” për të. Ngjarja ka ndodhur në Elko, Kolumbia Britanike. Sipas të përditshmes lokale “The Calgary Herald”, ai ishte dalluar që larg nga makinisti i trenit, i cili i kishte rënë sirenës dhe kishte shtypur frenat e emergjencës, por nuk kishte arritur të ndalonte në kohë, duke lejuar kalimin e 26 vagonëve sipër tij. “Kur kishte parë veten poshtë trenit, djali dukej sikur sapo ishte zgjuar, më pas ishte ngritur në këmbë dhe kishte marrë shishen e birrës që i kishte rënë aty pranë dhe kishte vazhduar qetësisht rrugën”, tha polici i zonës, Deiv Dubnik. Policia kanadeze po heton, por nuk ka ngritur asnjë akuzë kundër tij.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “I kalon treni sipër, mbijeton”

  1. hajde kismet hajde

Beni nje Koment


6 + 5 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept