Shkëlqen Rona Nishliu, e pesta në Eurosong
Argument e Dielë, 27 Maj, 2012 | 00:45 amSuedia fiton çmimin e parë.Rusia në vend të dytë e Serbia në të tretin.
Zvicra, Italia, Maqedonia e San Marino na vlerësojnë me 12 pikë.
Është hera e parë në këto nëntë vite pjesëmarrje që jehona e komenteve të përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovizion, Nora Nishliu, dëgjohet e komentohet edhe nga mediat e huaja.
Për mirë! Kënga e saj personale, “Suus”, nuk pati reagime kaq të shpejta kur u dëgjua për së pari në skenën e Pallatit të Kongreseve, të paktën jo pozitive. Megjithatë, edhe ata më skeptikët shpresuan që shijet e Eurovizionit të ishin “të çuditshme” e ta mirëprisnin këngën. Në fakt, ashtu ndodhi. Në natën e parë gjysmëfinale kënga u duartrokit jo vetëm në fund, por u ndërpre edhe në mes të saj prej ovacioneve, sikundër ndodhi edhe dje në natën finale. Kjo mirëpritje u reflektua edhe në votimin e publikut madje edhe në prezantimin e saj. Nga transmetimi i Eurovizionit, që zhvillohej në Baku të Azerbajxhanit, në një nga kanalet Rai drejtuesi komentioi “largoni kristalet sepse këndon Rona Nishliu”, duke komplimentuar kështu, fuqinë e zërit të saj që vetëm dy ditë më parë po nga media italiane u krahasua me atë të Aretha Franklin. “Rona Nishliu, momenti më i bukur që nga fillimi i kësaj nate. Një super zë i mrekullueshem. Bravo! Shqiptarët kudo në botë sot këtë zë e nxjerrin fituese.” Kanë vijuar komentuesit italian. Votat e ditës së djeshme e renditën Ronën në vend të pestë duke e çuar kështu vitin e ardhshëm Shqipërinë menjëherë në finale. Izraeli ishte ai që ndihmoi Azerbajxhanin në votimin e fundit të kalonte në vend të katërt. Nëse në mbrëmjen gjysmëfinale publiku shqiptar nuk arriti ta shijojë direkt performancën e Ronës, në natën e fundit arriti të shohë drejtpërsëdrejti se si e pushtoi skenën me zërin e saj. Meqenëse data 22 maj u shpall ditë zie në Shqipëri, kur u përcollën për në banesën e fundit viktimat e aksidentit tragjik të Himarës, u shoqërua me muzikë funebre nga televizionet shqiptare dhe për herë të parë në këta nëntë vjet pjesëmarrjeje, Radio Televizioni Publik Shqiptar nuk e transmetoi festivalin live, por të regjistruar, pasi kaloi data 22, pra në orën 00:05 të datës 23 maj. Me këtë atmosferë zie u bashkua edhe grupi që përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong, që nga këngëtarja tek autori i muzikës, Florent Boshnjaku, orkestruesi Shpëtim Saraçi e shoqëruesit e tjerë, ashtu siç treguan edhe mbrëmjen e djeshme gëzimin e këtij çmimi. “Performancën time ua dedikova të gjithë atyre shpirtrave të gjorë që humbën jetët e tyre dje”. Kështu u shpreh Rona Nishliu në konferencën për shtyp, organizuar menjëherë pas shpalljes së dhjetë finalistëve, duke iu referuar aksidentit të rëndë të Himarës. E pyetur se cili ishte mesazhi që ajo u përcillte përkrahësve të saj, Nishliu u shpreh: “Jam shumë e kënaqur që Eurovizioni është një platformë, e cila të jep mundësinë të prezantosh atë në të cilën beson dhe ku je më i mirë”.
Votat për Shqipërinë:
Zvicra 12 pikë
Maqedonia 12 pikë
Italia 12 pikë
San Marino 12 pikë
Greqia 10 pikë
Mali i zi 10 pikë
Belgjika 10 pikë
Austria 8 pikë
Hungaria 8 pikë
Votat e Shqipërisë:
Greqia 12 pikë
Turqia 10 pikë
Maqedonia 8 pikë
ANI JAUPAJ





























me gjithe respektin dhe dhimbjen per ata qe humben jeten por pyes veten se cdo te thoshte rona nqs nuk do kishte ndodhur tragjedia. per ke do hangullinte aq furishem?
Pse kaq urrejtje ndaj njëri tjetrit nu k po muj me kuptu
Rona ishte e mrekullueshme. Me erdhi keq qe kjo kenge iu pershtat kaq shume kesaj dite zie per Shqipetaret. Por besoj se edhe po te mos ishte kjo mortje Shqiptaret brenda dhe jashte kufirit Shqiptar kane shume per te qare…
Kjo kenge nuk eshte per ty
Kenga eshte tamam domethenese per kete jete qe bejne shqiptaret neper bote ,……
Ndersa Rona si kengetare eshte brilante ……..Ajo eshte tamam si Whitney Houston
Rona do bente mire te vinte ketu ne USA, dhe te fillonte te kendonte ketu, se zeri i Rones eshte i jashtezakoneshem….
Rona te uroj suksese zemra -
-Ishe Absolutisht me e mira nga te gjitha atje
Te lumte ! Na nderove
Rona kendoi dhe vajtoi njekohesisht me nje shperthim proteste te ligjeshme jo vetem kunder vuajtjeve e padrejtesive qe ka perjetuar populli shqiptar ne gjithe historine e tij, por edhe kunder ketyre funderinave …? shqipfolese te zhveshur nga cdo ndjenje njerezore. Kur lexon komente te tilla prej shqiptaresh qe urejne veten, thirrja e Rones me kengen e saj “Me lini te qaj”, eshte edhe me kuptim plote, edhe me simbolike. Eshte kenge qe del nga thellesite e shpirtit te vuajtur e jo nga instiktet barbare te kengve gjoja moderne me ritme e melodi primitive qe imitojne fiset e egra te xhunglave te Amazones..
Nje publicst i njohur nga Kosova Ramiz Kelmendi thoshte:”‘Shqiptari s’te fal suksesin”
Suksesi me i madh i kenges shqiptare ne arenen nderkombetare ne te gjithe historine e saj. Kjo eshte pergjigja per gjithe dashakeqesit e xhelozet e mesiperm
e mrekullueshme, te le pa fjale
pse ne pergjithesi nuk pelqehet kjo kenge , deri tani ka pas sukses , te shpresojme per me te miren , urime RONA
Ajo do kendonte per te gjithe shqiptaret e sotem ne Shqiperi. Sepse e keni bere dhe jeni bere me te vertete per tu qare.
Nga ana tjeter bravo Rona na mrekullove me zerin tend fantastik
sa per komentatorin me emrin “..?” dua te them qe eshte shuuum absurd!
BRAVO RONA , te urojme sukses! Gjirokaster- Mitrovice ,bashke kemi lindur, bashke do jetojme bashke do vdesim!
Kenga eshte kot fare. Ky konkurim nuk eshte serioz te kendosh nje kenge si kjo. Por floket rasta nuk i falet me.
Krim kulturore.
Bravo Rona… te urojme suksese….nje legji per te gjitha tragjedite shqiptare…nje mbeshtetje dhe perfaqesim dinjitoz i popullit shqiptar te vojtur ne shekuj…Te perqafoe e puth me dashuri nga qyteti i Korces…
cdo fjale eshte e tepert,neve shqiptareve qe jemi jashte kufijve te shtetit shqiptar sna mbetet gje vetem te votoj sonte per ronen dhe suus
bravo rona
Krim kulturor kan qen ato tjerat po e di qe e keni nga inati se sa per look e ze ju jeni lerg u pa sukses qe e votoj Europa Ronen kur i ka jep Shqipris 12 Italia ose San Marino ose Zvicra kur hiqe e ase se besoj qe do i jepin ndonje her bravo Rona ju duheni mu mbur qe kjo eshte vendin e 5 se paku dirket e ne finale e jo si Aureal e shume tjer Anjeza e ka pas 7 vend edhe tashe Rona 5
Bëj një kurs të shqipes!
URIME SHQIPERI ETNIKE! URIME RONA! TI PERKUJTOJ SHQIPTARET SE JEMI TE NDAR S’PAKU NE 4 SHTETE.E ESHTE PER TE QAR DERI SA TE BASHKOHEMI.RROFT SHQIPERIA ETNIKE.
Sukses i madhe!
Si do qe te jet rona suksese edhe vendi i 5 osht i bukur.
Por kur degjova se skena e kristalt edhe gjith shpenzimet tjera qe i ka kushtu azerbejgjanit per te organizuar ket spektakul arrin shumen afer 1 miljard ero e besoj qe per shetin ame osht nje kosto e pa perballueshme.
Pa KOSOVË nuk ka SHQIPERI Por Edhe Pa SHQIPERI nuk ka KOSOVË, Te lumte Rona , e mahnite gjith evro
Po,po,ka.
“Duhan të kuq e muhabet,
Gjithsecili në shpi të vet !”
Kam drone qe ti s’di ku ke shpine tate me kete qe ke shkruar??!!
URIME – URIME ,VETEM URIME. TE KENDOFTE ZEMRA GJITHMONE
Brava Rona , nje rezultat i shkelqyer per shqiptaret kudo jane ,renditemi ne 5 me te miret. Urime dhe suksese te metejshme
e dija qe vota ime nuk do te shkonte kot …
nuk me vajti kot telefonata,respekt Rona.Neser do vete ne pun me krenari dhe tju them grekeve, gjermaneve, turqve,se shqiperija ju shef nga lart dhe ju vini nga mbrapa, PERSHENDETJE GJITH STAFIT SHQIPTAR NGA GJERMANIJA
me e bukur se kenget greke ishte sidoqofte
me pelqeu komenti i juaj Ilir
Gje e mire qe kete here fitoi nje djalosh nga Kosova!Ai nuk fitoi 100 milion leke ,por 85 milion,pasi 15 milionet e tjere u ndane per te 4 finalistet e tjere,gje qe eshte e mire kjo,pasi cdo finalist dha maksimumin e vet dhe natyrisht qe nje shperblese e tille ishte e menduar mjaft mire nga drejtuesit e Bigut.
Kenga e Rones ,nje mrekulli shqiptare ne arenen Azerbaxhiane!Uroj qe vitin qe vjen,te kemi nje perfaqsim me te sukseshem,pasi jemi direkt ne finale!
Urime Rona. Eshte turp per ne shqipetaret te lexosh ato fyrje qe u jane bere Rones nga Shqipetaret e Shqiperis ne Facebook, aq shume fyrje ka pasur sa e mendon se ndoshta serbet i kan shkru keto komente e fyrje raciste. A po ju vjen mire kur po vijm neper plazhet e juaja qe jan me te kqijat ne bote edhe po ju lem MILIONA euro. Turp per ata njerez qe shkruajn keto fyrje. Merrni mesim pak nga Shtetet sllave se sa te lidhur ndermjet vete jan.
Europa plotesisht pajtona me mendimin tend une kom lexuar shum komente ne ni gazet te shqiperis qe shahet rona nga komentuesit e kesaj gazet edhe te gjith VIP Kosovar fyen ne at gazet.
Mua kjo gje me ka ber shum shqetesuse mos vall keta njerz jan shqiptar e brenda vetes kan gjak serbi nuk e kuptoj perse i urrejn popllin kosovar aq shum.
Te urrejsh nje grup personave osht nermale por e gjitha poplli te urrehet kjo me ben te shqetohemi shum.
Rona suksese ne vazhdim.
rona bravo votimi0
Evropa, mos na pergjitheso.
Nuk ndigjuam kenge, por vokalica.
Errësirë, dritat janë fikur të gjitha, dhe skena vishet nga një mjegull surreale si një mister. Paralele mjergulle e rrethuar ngado me errësirë dhe mbi të notoje Ti. E bashkë me Ty notonte shpirti që kërkonte të ulej në kohën që, për ne ska kohë, në një nga pistat a aeroportit të errësirës së mistershme dramatike, në hiçin a suus-in e pipëtimës së asgjësë. Ne errësirën e pamëshirshme thithëse një ujvarë drite me të kuqe të purpëra ndriçonte skenën, dhe në mes të saj: Ylli Shqiperise e stolisur, stilizuar dhe grimuar nga sallonet e dhimbjes e bukurisë mitologjike si një kolonadë dhimbje: Rona Nishliu. Një Brilante rrezatuese si në një vepër arti moderne, ku masën e zezë e mbanë në prerje të artë një penelatë e vetme vertikale ekspresive drite, si një kolonadë me një kapitol/kokë të artë. Një statujë e gjallë antike e moderne. Kudo errësirë. Shumë errësirë dhe pak dritë, një dritë për të fokusuar mprehtësinë e vujatjes dhe dhimbjes. Pulsime të vobekta dritash në raport me masën e errësirës, fashat e së cilës ndriçonin në kufirin e të pamundurës, kufirin e asgjësë, të hiçit, të boshësisë, të suus-it, qetësisë, errësirës së thatësisë e të shterpësisë. Ndoshta nuk duhet ta lexojmë si dritë, por si një plagë, çarje, plasje apo rrjedhje në të kuqën e rubinit të dhembjes njerzore, fashën e madhe të dritës së kuqe që bie mbi Ty. Dhe në këtë skene të kompozuar bukur simbas lirikës të tekstit tënd këndoje Ti: Hyjnorja, orgjinalja e pa imitueshmja, magjikja, princeshë e trashgimnisë e përfaqsuese e artit të një populli vital, Orfejanja e koheve moderne… dhe Zeusin e shkunde dhe e tunde e bëre të lotoj. Më lerni të qaj Qaj…qaaaaaaaj. Dhe e pamëshirshmja, e akullta, inertja boshësi, mbushej me therjen e dhimbjen e jetës. Mbushej me piskamen e qarjes dhe lënda e pamatrelizuar me emrin shpirt ulet këmbëkryq në trurin e zemrën e çdo krijese, duke i shkrirë e droguar e luajtur akordet e muzikës hyjnore të përjetsisë: Shpirtin. Akordet e magjisë tënde njeriu nuk është nevoja ti dëgjojë, ato ndjehen në buburriqjen e mishit, e qimet të shkojnë përpjetë e poret e portat e trupit hapen, e në to derdhet magjia muzikë. Thyrjet, ulje ngritjet e zërit tënd si thyerjet e spektrit të dritës në diamant që shpartallojn e shqyejn e grisnin errësirën e bashkë me errësirën, nuk bën kompromis me dritat e neonet e ftohta inerte të qytetërimit, i karbonizon ato në dimensionin e formatin real të shkëndijës të pa vdekshme të zjarrit mbijetues të eksistencës. Kudo errësirë, dhe në dritë e fukusuar mbretëresha Nora Nishliu. Joshëse, suverene, femërore, pulsar kozmik i shpresës dhe, mbi të gjitha si një mit i ardhur nga mushti njerzor e një dimensioni tjeter, ku koha dhe hapsira janë shkrire, sfumuar, deformuar e ngatërruar në një: Në ulërimën e dhimbjes. E mrekullueshme e magjike; orgjinalja e talentuara shqiptare Rona Nishliu. Zëri dhe teksti i jot; jane autencitet i pa imitueshëm, si një magji e si një trompete qe te zgjon e te ve ne mendime. Mijra e mijra e mijra vjet dhe më shumë që, krjiesa e ndrëgjegjshme me emrin Njeri, përcjell të njëjtat mesazhe dhe ide, nga gjenerata në gjeneratë. Dhe çdo gjeneratë ka vulën e formës si e përcjell këtë ide. Logoja e eurovizonit 2012 do të jetë dhe është forma e interpretimi artistik e Nora Nishliut. Dhe ky është arti. Dhe kjo është magjia, autenciteti dhe gjetja artistike. Dhe kënga jote, ku për arsye të të deformimeve komerciale të fitimit si një përllogaritje matematikore nuk del e para, është e para në memorjen e çdokujt për performancën dhe emocionin që çliron. Eshtë e para për artin e tekstit, e muzikës, e interpretimit. Këto janë akordet ku në skedaret mitologjike pema gjinekeologjike çel sythat e saj dhe njëkohësisht dëshmon indititetin e muzës së Nymfës apo Afroditës që jo vetëm në sintaksë e logjikë është ujitur e vaditur ne trojet nga ke lindur e je rritur, po, është e trupëzuar dhe e trashëguar në tekstin dhe intrepretimin e të mrekullueshmes Rona Nishliut. Një diva është një intrepetuese e mrekullueshme që shkëlqen dhe rrezaton në skenë, një primadone hyjnore, një magjepsje, një glamour dhe një legjendë. Dhe ti je e mrekullueshme me mesazhin e trishtimit e të pikellimit mitologjik.
“Më lerni të qaaaaj… qaaaaj… qaaaaaj…
Se këtë gjë, më së miri di ta bëj tani
Se këtë gjë, më së miri di ta bëj tani“
Sa mitologjik aq dhe njerzore. Një shuplake, një pledoje plot sovranitet e dinjitet njerzor të vuajtjes e pikellimit të shpirtit në një shoqeri inerte ku dashuria dhe çmimi i saj kanë renë në humnerat e ferrit të skëterrës, apo dhe në s‘kanë vdekur, zvarriten me byrryla drejt materjes dekompozuese. Dashuria për atdheun, për shtëpinë, për njerzit për menaxhimin e kësaj jete që nuk të lenë të jetosh, për fatalitetet e dhunshme natyrore e për perversitetin e ndërgjegjshëm xhahil e katil të kriminelëve monstruoz. Më lerni të qaj…. më lerni të qaaaaj dhe gota e uiskit njelbesohet e shijohet më mirë me lotët që s’përmbahen dhe njeriu provokohet e ndërgjegjësohet e pyet vetën për kuptimin e domethënjen e jetës. Në lumturi njeriu është në ekstazë, i dehur e i degjeneruar dhe nuk gjen kohe të pyesë për vlerat e kuptimin e jetës. Fatalitet!? Nuk ka fatalitet! Ka brenda filozofinë e jetës. Ka brenda akuze dinjitoze, ka brenda ndricim e mirnjohje „më lerni të qaj… më lerni të qaaaaj“ dhe dhimbja ka një emër DASHURI.
“Në këtë botë, dashuria s’jeton më
Koha më për ne s’ka kohë, jo“
Eshtë një akuzë, është një dhimbje, është një tërmet në plazmën e ndërgjegjen e çdo njeriu, mbi kuptimin e jetës dhe dashurisë, e shpirtit kundër çmendurisë apo vrapimin drejt materies. Eshtë një ndriçim meteorik që çan errësirën e shpirtit njerzor, si një vetëtime diagonale që gris e shqyen qiellin e errësirës sonë për ta tundur e shkundur në ekuilibrin e shpirtit e për ti bërë të qartë fatalitetin e dimensionin e humbjes së kohes – shpirtit – dashurisë. Të vajtosh në emër të zeherrosjes së pikëllimit po dhe në emër të pengut e borxhit të pafuqisë së ndryshimit që kësaj bote i duhet dashuri e shpresë.
Te lumte “Jabanxhiu” qe nuk e di pse e ke perdorur kete titull. Shkrimi i tuaj eshte fantastik, i pa imagjinueshem. Jam i bindurur se nuk je “Jabanxhi” por pjese vitale kesaj toke ku jetojme, e atdheut tone te mrekullushem qe asnjehere nuk gjeti qetesi dhe gezim. Rona ishte nje mrekulli, qe kendoj nje kenge e cila jo vetem pati sukses ne toke, ajo thirje e saj : “Koha per ne s’ka kohe” u ngjit mbi Rete e bardha dhe ajo duke kenduar mbi keto re te bardha e dergoj thirjen e saj ne Kozmos.
Faliminderit Rona , faliminderit Jabanxhi
Ishte e mrekullueshme, por xhelozia e disave qe nuk e votuan na ka shtuar me tej deshiren per tu radhitur e para ne suedi suksese kombit shqiptar kudo.
Bravo shqiperis na derove rona nga emigrantet
jabangjia koka katastrof me vet qa ke shrku sedin se ka filozofu shum papas nevoj se pepas nasht
Urime , urime , Rona ishe e mrekullueshme , e mahnite Tan evropen, Ne suedi kysmet po shkojm direkt ne Finale me Plot merit, po te MOS ishin shtetet sllave aq Te lidhur ndemjet vehte Rona do Te ishte sigurt ne vendin e dyt, ato votojn Jo vlera siq u deshmua Me ato Plakat Russe , ajo skishte Te bente fare me Musik , Por prap Po e them koken Lart SHQIPERI se kurr skena mrri me lart,,
shqipetar kendej e shqipetar andej jemi nje andaj kot e keni se jemi ne apo jane ata ,njesoj jemi te gjithe njerez mbi te gjitha shqipetar e krenar,bujar e solidar ishim dikur po ……..prap besoj se do jemi pa mar para sysh se kemi ne mesin tone disa teveqel e budallenj..gjitha te mirat oj ZEMRA IME SHQIPERI TE PERKULEM NGA LLAPI
SA MIRE U NDJEM KUR E PASH FLAMURIN KOMBETAR QE VALVITEJ NE BAKU TE AZERBAJXHANIT ISH SHTET I BRSS.
ME NE FUND BOTA PO KUPTON SE NUK KA JETE PA TALENTE SHQIPETARE PRANINE DHE PJESMARRJEN. PAJTOHEM ME ZOTRINNGA LLAPI
“ZEMRA IME SHQIPERI TE PERKULEM”
Perfaqesim i denje per kombin shqiptar. Urime.