Presidenti: Do jem në politikë pasi të lë mandatin.
“Berisha e Rama u lidhën për interesa meskine në 2008, ndryshuan Kushtetutën”
Presidenti Bamir Topi tha dje se mund ta bllokonte maxhorancën në vitin 2008 nëse do ta përdorte minorancën që kishte brenda Grupit Parlamentar.
Në një intervistë për emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, ai foli për 5 vitet në Presidencë.
Ju vazhdoni me të njëjtin ritëm, apo keni hyrë në një fazë tjetër ku fillon ulja e avionit presidencial?
Për hir të së vërtetës, unë kam menduar që kjo periudha fundore e mandatit do të ishte më pak impenjative, por konstatoj që është me intensitet shumë të lartë. S’ka të bëjë vetëm me mandatin e një personi, por ka të bëjë me aktivitetin e një institucioni. Kjo që thashë vlen për shumë diskutime që herë pas here fokusohen te individë, te fati i individit dhe ndryshe nga sa perceptohen institucionet në botën ku ne duam të shkojmë. Pavarësisht se ka rrotacion, ikin disa individë, institucioni i mbetet institucionit dhe nga kjo pikëpamje e konstatoj me kënaqësi që jeta institucionale është në aktivitet të plotë.
Çfarë Presidenti duhet të dalë nga ky proces?
Unë besoj se termi më i drejtë që është përdorur, që ka në vetvete një domethënie të fortë, është Presidenti më shumë sesa numrat e një maxhorance politike.
Pra jo një President i PD-së?
Mund të jetë edhe një president i PD-së. Askush nuk ka të drejtë që të gjykojë në këtë mënyrë, por në rast se një figurë nga PD-ja do të gëzonte një mbështetje të gjerë parlamentare, që do të thotë se do të shkojë në një konsensus më shumë se sa 71 vota, më shumë se sa koalicioni qeverisës, atëherë merrte kuptimin e një presidenti më shumë sesa maxhoranca politike. Por, për ta kufizuar në atë term që jemi mësuar ta dëgjojmë këto ditë, do të isha për një president që ka një mbështetje të gjerë, që është sinonim i një presidenti konsensual.
Presidenti duhet të jetë politik, apo jopolitik?
Në këndvështrimin tim Presidenti duhet të jetë politik, por jo detyrimisht duhet të jetë politik. Kur them që duhet të jetë politik, kam përshtypjen dhe bindjen duke pasur një eksperiencë tashmë 5-vjeçare në krye të atij institucioni, pasi vetë situata në Shqipëri është e tillë që edhe kur Presidenti ka pasur një eksperiencë politike dhe ka dashur ta fusë institucionin në hullitë institucionale, kanë qenë të tjerët që e kanë sulmuar politikisht dhe detyrimisht e kanë futur atë në një situatë kur i është dashur ta administrojë edhe politikisht. Një njeri që ka eksperiencë është një mundësi më shumë për ta administruar më mirë institucionin. Kjo nuk do të thotë që një president i ardhur nga rrethet akademike apo diplomatike mund të mos jetë në gjendje të zhvillojë. Mund të jetë në gjendje, varet nga profili. Varet më shumë nga vullneti politik i palëve për të qenë të qeta, për të gjykuar me shumë racionalitet për të zgjedhur një njeri, të cilit nuk do t’i kërkohet të nesërmen që të mbajë pozicione politike, por të ruajë mirë institucionin, të jetë garant i institucioneve të pavarura.
A ju vjen turp për mënyrën si u zgjodhët President?
Unë nuk e kam pasur në dorë procesin e zgjedhjes. Procesi ishte brenda normave kushtetuese. Unë mund të gjykohem pas mbarimit të mandatit nëse ushtrimi i detyrës është bërë sipas frymës së Kushtetutës, apo është bërë ashtu sikurse është paragjykuar. Unë e di që Rama ka qenë nga të parët dhe ka ardhur e më ka takuar në zyrë nga momenti i deklarimit në këtë mënyrë. Unë gjithmonë kam qenë koherent në deklaratat e mia, nuk kam bërë deklarata emocionale. Në rast se do t’i rikthehemi një deklarate e cila përbën kontradiksion me atë që kam thënë më vonë, ju mund të keni të drejtë që të thoni s’kam qenë koherent. E kam cilësuar si një deklaratë të nxehtë politike (deklaratën e Ramës që Topit duhet t’i vijë turp për mënyrën si u zgjodh President shën. red), nisur edhe nga një dëshpërim i momentit kur të tjera plane ndoshta kishin bërë dhe të tjera u dolën.
A ka qenë zgjedhja juaj me 6 mandate nga PS një proces korruptiv, apo me vullnet politik?
Me vullnet politik. Ju e dini fare mirë që pozicioni i përkrahësve të zotit Nano në atë kohë ishte i rëndësishëm për ta bërë Shqipërinë me President.
Ju në atë kohë kishit takime me Nanon?
Unë personalisht jo, por interlokutorët po.
Si e vlerësoni pozicionin e Nanos në atë kohë?
Unë i jam mirënjohës, jo në sensin personal. Natyrisht, mirënjohja është edhe në sensin personal, por ai kontribuoi në atë kohë për të bërë Shqipërinë me President, për të përmbushur një pozicion shumë të rëndësishëm dhe për të mos kaluar në krizë. Nga kjo pikëpamje, pavarësisht pozicionimeve politike dhe interpretimeve që bëjnë palët, unë i jam mirënjohës për koherencën e tij në funksion të plotësimit të një vendi.
Do të donit t’ia kthenit këtë mirënjohje tani që zoti Nano ka nevojë për të?
Në çfarë mënyre? Mirënjohja është personale, por lidhet me detyrime të një natyre që kanë të bëjnë me përgjegjësi institucionale që nuk i kam unë, por i kanë të tjerët. Mirënjohja është shumë njerëzore.
Ka pasur në 2007-n disa takime në Durrës dhe Vlorë, dreka dhe darka. Berisha ju akuzoi për krijimin e një minorance bllokuese brenda maxhorancës. Keni pasur vërtet një tentativë të tillë?
Në mënyrë absolute jo. Sot po e them për herë të parë që në rast se do të kisha tentuar, ai do të kishte qenë i bllokuar.
Maxhoranca?
Sigurisht. Por në sjelljen time kurrsesi nuk ka pasur intencione të kësaj natyre. Sjellja ime ka qenë shumë e hapur. Të gjitha pozicionimet e mia kanë qenë të hapura për nevojën e një diskutimi paraprak për ndryshim kaq të rëndësishëm sikurse ishin ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Koha provoi atë që paralajmërova. Por pashë që kishte një vullnet të gjerë të maxhorancës dhe të opozitës, ndaj e firmosa menjëherë dekretin. Dhjetë ditë përpara kisha paralajmëruar që ndryshime të kësaj natyre me emocion politik, për interesa të caktuara që koha i vërtetoi…
Cili ishte interesi?
Po pse, akoma nuk e keni marrë vesh ju pas 5 viteve kush ishte interesi? Të dy kryetarët e partive praktikisht sot janë personat më autokratë. Dominojnë gjithçka. Ka rrezik të thonë një ditë se “nuk ke të drejtë të marrësh ajër, se ne e kemi në dorë nëse ti do të marrësh oksigjen apo jo”.
Po flisni për Berishën dhe Ramën?
Mos u bëj provokativ në pyetje. E bëre njëherë pyetjen, dëgjo përgjigjen, sepse po flas shumë hapur. Jam në koherencë të plotë me çfarë kam thënë një javë para se të bëheshin ndryshimet kushtetuese. Kur dy njerëz tentojnë të bëjnë një akord fare të pamoralshëm, sepse nuk ishte një kimizëm që të lidhje dy persona, një në maxhorancë dhe një në opozitë. Ne sot flasim që duhet të bashkëpunojnë për interesa madhore. U lidhën për një interes meskin. Sot e kësaj dite një njeri që u fut me amatorizëm të plotë dhe sot ngre duart që bëra gabim, tjetri që e shfrytëzoi amatorizmin, ka sjellë që dy individë në krye të dy partive u kanë zënë frymën partive të tjera të vogla dhe kanë një dominancë absolute që boll njëri të mos jetë dakord për një vendimmarrje politike, gjërat mbesin pezull.
Disa deputetë që ishin tek ato drekat tuaja, në 2009-n, nuk ishin në listat fituese. Si e konsideroni këtë?
Ashtu sikurse e keni ju në nëntekstin e pyetjes suaj.
Një hakmarrje?
A e kishit kështu, në këtë mënyrë?
Unë e kisha një çmontim i minorancës…
Besoj se në të gjithë termat që ju përdorni mund të gjendet shpjegimi, sepse nuk ka mundësi që njerëz që kanë qenë kontributorë të rëndësishëm në sistemin më interesant, në sistemin maxhoritar, kur kanë influencë të drejtpërdrejtë për t’u zgjedhur jo me siglën e partisë, por edhe me staturën individuale, besoj se ata njerëz kanë të drejtë më shumë se kushdo tjetër që të vazhdojnë edhe atëherë kur listat të përpilohen nga kryetarët.
Pse ne jemi i vetmi vend i Europës Lindore që pas 22 vjetësh nuk i hapim dosjet?
Unë bëj me faj drejtpërdrejt vendimmarrjen e partive. Ligji ka dy pjesë, pjesën e motivimit moral dhe politik për ta bërë, ka edhe pjesën e teknikës legjislative. Në rast se ekziston e para dhe ka problem e dyta, mund të jetë edhe kundër parimeve kushtetuese. Në rast se morali politik dhe programi politik shkon në konkordancë me standardin ligjor, do të ishte momenti më i mirë për ta realizuar. Edhe sot është i nevojshëm sepse nuk përjashtohet rasti që ende individë kanë arritur të penetrojnë dhe sot të jenë në institucione shumë të rëndësishme.
Deri ku shkojnë?
Shkojnë në institucione të ndryshme. Janë sot në institucione dhe kanë me vete damkën e bashkëpunëtorit të ish-Sigurimit të Shtetit. Njerëzit nuk janë të habitur, ndoshta e dinë më mirë se Shqipëria është vend i vogël, ia dinë historitë njëri-tjetrit.
Kur të përfundoni mandatin, do të jeni te Fryma e Re Demokratike?
Do të jem në politikë. Në momentin e duhur jam i hapur që ta rindaj me ju këtë pyetje që vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ju.
Në 2013-n do të garoni në Tiranë sërish?
Para se të shkosh në katin e dytë duhet të ndërtosh themelet dhe katin e parë. Unë kam qejf që kur i hipi ndërtesës nuk i hipi me shkallë nga jashtë.
tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
9 Komente per “Topi: Po të tentoja, Berisha do ishte i bllokuar në 2007”
Pavaresisht nga mosha jeni nje “xhakete e vjeter” e politikes shqiptare.Mund te kishit dale menjane dhe te kishit denoncuar horrlleqet e politikes e politikaneve si majtas e djathtas,per te miren e popullit tuaj.Por ju zgjodhet “Rrugen e Vazhdimesise se Horrllekut” pa asnje lloj ndryshiminga ata qe i keni anatemuar.Me kete veprim nuk keni asnje ndryshim nga te “gjashtet” e PS-se,qe ju votuan per leke,dhe ju po vazhdoni per ato te shkreta leke.Kaq shume i doni?Kurre mos u ngopshi ju dhe te gjithe horrat e politikes.Doni te na mbushni mendjen qe do te jepni nje drejtim te ri,kur per keto 20 vite e ke pasur vete nje dore ne timon.
Cilido qe te ishte ne vendin e Bamir Topit nuk do te kishte mundesi te bente ate qe donte kur je i vetem.Per ne si vezhgues duket e thjeshte por ta provosh vete nuk eshte ashtu.Perbindshat politikane kane gurin e arren ne dore dhe bejne si te duan keshtuqe nuk mund te fajsohet Bamir Topi.Ai doli sidoqe te jete hapur kunder partise se tij dhe Berishes dhe te gjithe e pane se cfare force ka pushteti ne fuqi.Po te funksononte ai shtet do denoheshin shume njerez si pune e Kryehajdutit META por ja qe ne ate vend nuk fuksjonon asgje pra nje njeri i vetem eshte i humbur kudo qe te jete.
Ju zoterij doni nje president qe te beje cfare thote berisha por po iken koha e comunistit me te fundit ne shqiperi po’ fryn era e nje ndryshimi te madh kjo ere qe i duhet gjithe shqiptareve
Te gjithe gabojne ne faktin se, zgjedhja e presidentit simbas ligjit kushtetues, na qenka e padrejte dhe e ndaluar. Jo zoterinj, te gjithe duhet te mbeshtesin kushtetuten, sepse edhe vete ligji qe eshte bere per zgjedhjen e presidenit, ka ne thelb kete ngerc. Konsensusi eshte nje kompromis dhe nje marveshje interesash kryesisht politike dhe aspak popullore, por nuk eshte ligj. Ndersa zgjedhja me 71 vota eshte ligj dhe mbete ligjore. Pyetja eshte: kush ka te drejte: konsesusi apo Ligji kushtetues?
Nuk politikane te ndershem ne shqiperi thjeshte per faktin se nuk i voton kush.Shqipetaret duhet ta fillojne nga vetevetja ndergjegjesimin pastaj ta kerkojne tek te tjeret.shqipetaret votojne masivisht kundra dhe jo pro.me sakte ka 20 vjet qe votojne pro dhe kundra Berishes dhe ky eshte shkaku i kesaj gjendjeje.askush nuk mendon per popullin per aq kohe sa populli u qane hallin politikaneve! tung

Lambert flori…..Te lumnte dora dhe mendimi.
Por keni haruar dhe xhaxhin Enver-Sali .
Te gjithe jane njesoje,Lambert….nese nuk ke ndonje Parti vete.
horri mbetet horr por mud te behet edhe morr
PRESIDENT ME TE PA AFTE NUK KA PARE SHQIPERIA NDONJEHERE ,
Cilido qe te ishte ne vendin e Bamir Topit nuk do te kishte mundesi te bente ate qe donte kur je i vetem.Per ne si vezhgues duket e thjeshte por ta provosh vete nuk eshte ashtu.Perbindshat politikane kane gurin e arren ne dore dhe bejne si te duan keshtuqe nuk mund te fajsohet Bamir Topi.Ai doli sidoqe te jete hapur kunder partise se tij dhe Berishes dhe te gjithe e pane se cfare force ka pushteti ne fuqi.Po te funksononte ai shtet do denoheshin shume njerez si pune e Kryehajdutit META por ja qe ne ate vend nuk fuksjonon asgje pra nje njeri i vetem eshte i humbur kudo qe te jete.
Ju zoterij doni nje president qe te beje cfare thote berisha por po iken koha e comunistit me te fundit ne shqiperi po’ fryn era e nje ndryshimi te madh kjo ere qe i duhet gjithe shqiptareve
Te gjithe gabojne ne faktin se, zgjedhja e presidentit simbas ligjit kushtetues, na qenka e padrejte dhe e ndaluar. Jo zoterinj, te gjithe duhet te mbeshtesin kushtetuten, sepse edhe vete ligji qe eshte bere per zgjedhjen e presidenit, ka ne thelb kete ngerc. Konsensusi eshte nje kompromis dhe nje marveshje interesash kryesisht politike dhe aspak popullore, por nuk eshte ligj. Ndersa zgjedhja me 71 vota eshte ligj dhe mbete ligjore. Pyetja eshte: kush ka te drejte: konsesusi apo Ligji kushtetues?
per cfar ere e ke fjalen ti mo shoku per eren e Edvin Rames multimiliarderit shqiptar.mjer ju per keto mend qe keni