Panorama Sport
Home » Kronike » Gardistët e dehur kanosin e fyejnë mjekët e Spitalit

Gardistët e dehur kanosin e fyejnë mjekët e Spitalit

Garda e Republikës së Shqipërisë

Katër efektivë të Gardës së Republikës u përfshinë në një incident në Spitalin Ushtarak, ku shkuan në gjendje të dehur dhe kërkuan ndihmë mjekësorë për të bërë serum. Punonjësit e Gardës, pasi janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit Ushtarak dhe sipas mjekëve kanë qenë në gjendje të alkoolizuar, kanë nisur t’i kërcënojnë mjekët dhe infermieret që po u shërbenin me serumet. Burime nga spitali thanë se dy prej gardistëve në disa raste janë treguar edhe të dhunshëm, duke tentuar të heqin shiringën nga krahu dhe të godasin infermieret. Më pas kanë lëshuar ndaj tyre një sërë ofendimesh dhe fjalë fyese, aq sa është dashur ndërhyrja e personelit ushtarak në spitalit. Të njëjtat burime thanë se katër gardistët, në moshë të re, 21-26 vjeç, edhe pas ndërhyrjes së kolonelit të Policisë Ushtarake, nuk u janë bindur këshillave për të mos fyer e kërcënuar, madje e kanë vazhduar rrëmujën në spital, aq sa është dashur lajmërimi i policisë. Ka qenë koloneli i Policisë Ushtarake, Ermir Kume, që ka telefonuar në Sallën Operative të Policisë së Tiranës, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, pasi situata po tensionohej nga çasti në çast dhe gardistët po bëheshin edhe të dhunshëm. Menjëherë janë nisur drejt Spitalit Ushtarak shërbimet e Komisariatit Nr. 3 të Policisë së kryeqytetit.
SHOQERIMI
Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, pasi janë paraqitur në Spitalin Ushtarak, kanë shoqëruar për të marrë në pyetje dy prej efektivave të Gardës së Republikës: Artan Sallën, 26 vjeç, nga Bërzhita e Tiranës dhe Prengë Prengën, 21 vjeç, nga Mirdita. Ndërsa dy gardistët e tjerë janë lejuar që të vazhdonin marrjen e serumit, pasi personeli i spitalit nuk ka pasur pretendime për dhunë, kërcënim apo fyerje nga ana e tyre. Burime nga Policia, edhe pse mjaft të rezervuara në dhënien e informacionit, thanë se efektivët Salla e Prenga janë marrë në pyetje për disa orë në ambientet e Komisariatit Nr. 3 nga oficerët e Shërbimit të Brendshëm të Gardës së Republikës. Gjatë deklarimeve ata nuk kanë arritur të japin shumë shpjegime për ngjarjen, pasi për shkak të gjendjes së alkoolizuar nuk arrinin të kujtonin se çfarë kishte ndodhur para se të shkonin në Spitalin Ushtarak. Burimet e hetimit kanë thënë se efektivat e Gardës janë shprehur të penduar dhe kanë kërkuar ndjesë për incidentin që ka ndodhur në spital, duke ia lënë “fajin” pijes. Zyrtarët e Policisë sqaruan se ndaj tyre është hapur një proces disiplinor dhe është marrë masa e pezullimit për tri ditë nga detyra. Gjithashtu, hetimi i incidentit i ka kaluar Shërbimit të Brendshëm të Gardës, që është organi përkatës që heton fillimisht veprimet antiligjore të kryera nga administrata e Gardës së Republikës.

ETLEVA DELIA

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Gardistët e dehur kanosin e fyejnë mjekët e Spitalit”

  1. Ju ka hip pordha qe nga 21 Janari ! E dine qe cfardo qe te bejne e kane shefin e madh qe tu dale ne krah

Beni nje Koment


3 + = 8

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept