Panorama Sport
Home » Ekonomi » Berisha: Do ulim taksat në janar të vitit 2013

Berisha: Do ulim taksat në janar të vitit 2013

Dje gjatë konferencës

Biznesi shqiptar do të fillojë vitin e ardhshëm me një barrë fiskale më të ulët. Në konferencën “Integrimi europian, mundësitë për biznesin shqiptar”, organizuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri, kreu i Ekzekutivit u shpreh se qeveria do të ndërmarrë nisma të reja pro biznesit. “Garantojmë se viti që vjen do të fillojë me një barrë më të lehtë fiskale për ju”, tha Berisha. Nga ana tjetër ai e nxiti biznesin që të bashkëpunojë me bizneset në vendet e BE-së për të hartuar strategji të reja si kusht për të mbijetuar në kohë krize. “Unë dua t’ju them se kjo krizë nuk është afatshkurtër. Kriza nuk është afatmesme. Kjo është një krizë afatgjatë. Ndaj dhe do t’ju sugjeroja të bëni gjithçka për një partneritet sa më të ngushtë me biznesmenë të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera”, u shpreh ai, duke shtuar se një shqetësim tjetër serioz është ai që lidhet me bujqësinë, ku Berisha nuk ngurroi të kërkonte ndihmën e Komisionit Europian. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialistit Edi Rama në rrjetin social “Twitter” për premtimin e Berishës për ulje të barrës fiskale për biznesin. “Biznesi s’ka problem barrën fiskale, po barrën e korrupsionit, ryshfeteve, gjobave, referencave, barrën e qeverisë që i ka hipur në zverk!”, shprehej Rama në profilin e tij.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 9 = 16

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept