Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Lajmi i Fundit » Florije Peci e Eriselda Gubere, nisen drejt Austrisë

Florije Peci e Eriselda Gubere, nisen drejt Austrisë

Nga aeroporti "Nene Tereza"

TIRANË- Florije Peci dhe Eriselda Gubere janë nisur sot me një avion ambulancë drejt Austrisë ku pritet t’i nënshtrohen një mjekimi më të specializuar. Një ambulancë i ka transportuar vajzat drejt aeroportit “Nënë Tereza”,  i cili ka mbërritur në Shqipëri enkas për transportimin e dy të plagosurave rëndë nga aksidenti tragjik i Himarës. Mësohet se dy vajzat do të marrin trajtim në dy spitale të ndryshme në Vjenë. Njoftimi për transportimin e tyre drejt Vjenës, është bërë dje nga ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë. Ministri Vasili tha se falë një bashkëpunimi me ambasadën austriake do të bëhet e mundur që dy vajzat të transportohen në Austri në klinika të specializuara. “Kemi arritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri”- tha ambasadori.    

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

8 Komente per “Florije Peci e Eriselda Gubere, nisen drejt Austrisë”

  1. vajzat rende duhet ti nisin jashte shtetit,ndryshe saliu do perlotet,s’kemi nivel mjekesie

  2. Diana Terziu

    Faleminderit qe e derguat shoqen time jasht. I uroj nje sherim sa me te shpejte asaj. Faleminderit per kete xhest qe bete.

  3. shum mir qe dergohen per sherim jasht vendit mirpo kisha nje porosi per te gjith ata politikanat ton si ne shqipri ashtu edhe kosov qe mos te perloten et perkulen kaq shum vetem ne rasta te renda siq ishte ky me kto studente pot te bejn perpjekje maksimale te behen kushtet et jemi te pregaditur per kso raste e lutem zotit zte mos na ndodhin kso raste ma se boll sprova kalum edhe ne shqiptart sherim sa mate shpejt e kthim te shendetshem ne familje ktyre vajzav

  4. vajzave sherim te shpejte dhe kthim sa me te shpejte ne vendin e tyre po politikaneve angazhim ne te gjitha sferat si ne shendetesi,infrastrukture rrugore ,respektimin e ligjit e mos te vajtojne mbasi te behet se eshte e kot ato qe kane shkuar me kurre nuk do te kthehen e thashte zoti qe keto qe kane shpetuar te sherohen sa me shpejte dhe te jete rasti i fundit si ne shqiperi ashtu edhe ne kosove

  5. Dhimbje ,lot dhe pikellim kemi ndjere te gjithe per keta engjuj qe nuk jane ne mesin tone.
    Meritojne te komentohen edhe himariotet ,per bujarine dhe humanizmin e tyre,ata edhepse ishin me afer vrapuan te paret dhe ndihmuan shume me sinqeritet.
    Fundja nese rruga e bregut per t’u ndertuar krejtesisht e re ,tani per tani nuk eshte ne plan,atehere te sigurohen kethesat e rezikshme ,kjo mund te behet dhe duhet qe neser te filloje puna.
    Deshmitaret thone se automjeti i humbi edhe freret,po valle si u be kjo ,kur thuhet se ishte verifikuar mekanikisht para disa muajsh.
    Mandej,personat qe bartin njerez duhet te jene me te rekrutuar dhe te disciplinuar dhe jo te tallen me timonin sikur kaubojt,sepse kane pergjegjesi.

  6. Ne dhjete vjecarin e pare pas permbysjes se sistemit diktatorial komunist te vendeve te Evropes lindore, ne Evropen perendimore deri ne vitin 2001, pati nje ritje drastike te aksidenteve rugore nga autobuzet e vjeter te vendeve ish komuniste. Sot sipas statistikave, numuri i i viktimave nga aksidentet rugore ne Evrope, eshte “zvogeluar” deri ne 30.000 ne nje vit. Ky “zvogelim” u arit fale ligjeve te vendeve perendimore, qe ndaluan qarkullimin e autobuseve qe i kane kaluar afatet maksimale te perdorimit e sollen shume aksidente.
    Mesojme se autobuzi “Mercedes” i firmes turistike te Elbasanit, eshte i prodhimit te vitit 1988. Pra i vjeter plot 24 vjet. Ne nje vend si Shqiperia, ku ne ruget e saj mizerabel dikur qarkullonin vetem “gazet e deges se puneve te mbrendeshme” e disa autobuze interurbane te kohes se Stalinit, nese do te vazhdojne te qarkullojne automjete te tilla te vjetra te amortizuara, dhe me kete shumefishim te qarkullimit rugor, sado te jete permiresuar infrakstruktura rugore, aksidentet do te jene te pa shmangeshme.
    Duke ndjekur situaten politike ne Shqiperi, kam vene re se disa politikane te majte dhe mediat e lidhura me ta, vene kujen kur qeveria ben projekt ligje per kufizimin e qarkullimit te automjeteve te vjetra.

  7. Kontrolli i makines ka qene fiktiv :( kaq e thjesht eshte! sepse nuk ka mundesi qe nje makine qe nuk ka as nje muaj qe ka bere kontrollin e fundit ti bllokohen frenat :( mjere ato vajza per veten e tyre qe humben jeten dhe familjaret qe do ta kene peng gjithe jeten :( por nese vazhdohet keshtu aksidente te tilla do vazhdojne :(

  8. ju oroj vajzave sherim te shpejt do zoti te sherohen shpejt dhe te kthehen tek prinderit e vet se ato jan me te lenduarit sot dhe ishalla nuk do ken probleme me von do zoti un jam nje nen vet dhe e di se cdo te thot te kesh femijen ne kte gjendje ju dhasht zoti durim .Dhe nje gje duhet tju them personave qe jan shofera duhet me dit nje gje kur te maresh persiper te perdoresh nje mjet dhe ke qofte dhe nje person duhet te kesh nje ngarkes te madhe dhe jo ti japesh makine apo autobuzit si te doje ai ose ajo po duhet te zbatosh rregulloren ne maksimum se aty ka jet njerezish te them te drejten kemi frik te hypim ne mjete publike .dhe nje her ju uroj te gjitha vajzave sherim te shpejt dhe ato te shkret qe humben jeten ju shkofte shpirti ne paqe ngushellime familjareve

Beni nje Koment


+ 1 = 8

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept