‘Presidenti’, Kryetarët: Votimi i parë, më 30 maj
Lajmi i Fundit e Enjte, 24 Maj, 2012 | 10:19 am
TIRANE- Votimi i pare per presidentin e ri te vendit do te jete e merkura e javes qe vjen, pra 30 maji.
Deklarata eshte bere nga kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, fill pas mbylljes se punimeve te sotme te Konferences se Kryetareve.
Nese nuk arritet konsensusi i nevojshem per miratimin e kandidatit te zgjedhur, atehere Konferenca do te mblidhet serish per te percaktuar nje tjeter date per votimin.
“Konferenca e kryetarëve vendosi të mos cënojë axhendën normale që nuk do interferohet me procedurat e zgjedhjes së presidentit. Kalendari i parashikuar nga konferenca do të vazhdojë normalisht. Kushtetuta përcakton mënyrën si bëhet zgjedhja. Shpresojmë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Nëse nuk ndodh do mblidhet sërish konferenca dhe do caktojë raundin e dytë”, theksoi Patozi.
Nje dite me pare, ne nje deklarate per mediat, Kuvendi ka bere me dije se Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bazuar në nenet 87 dhe 88 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe nenit 109 të Rregullores së Kuvendit, thërret Konferencën e Kryetarëve.
Nenet e cituara te Kushtetutes jane pikerish ato qe kane te bejne me procedurat per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.
Sipas Kushtetutës (neni 87), procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Sipas këtij neni, Presidenti i Republikës “zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni”.




























te zbatosh pike per piek Kushtetuten ne ate mase qe te mos paraqitet asnje kandidat ne votimin e pare, e kthen procesin ne nje shans te humbur dhe kunder angazhimeve te marra perballe ambasadoreve. Mungese serioziteti, qe do te ndeshkohet me nje president ne minimumin e mundshem te kuorumitte lejuar, keshtu e meritojne ekto palaco deputetesh, qe nuk duan dialogun ne nje proces kushtetues dhe te ndershem perpara popullit te tyre
Hajt, ngjedheni Xhozin presidente se ju kap per xhelesh pasandaj.
Do me marre malli te degjoj “bahuni ma serioz” ose “seanca nerpritet”, “kunra ska, mocioni kalon”.