Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kuriozitete » Fërshëlleu në telefonin e saj, merr gjobë 700 euro

Fërshëlleu në telefonin e saj, merr gjobë 700 euro

Një gjermane ka marrë gjobë, pasi ka fërshëllyer në telefonin e saj fiks kur mori një telefonatë nga një punonjëse e një “call-centre” (telefonatat për oferta shërbimesh të ndryshme). Gruaja  61-vjeçare nga Pirmasens, në Rhineland-Palatinate ishte aq e bezdisur nga telefonatat pa fund të shitëseve online në shtëpinë e saj, saqë sapo i ra telefoni e ngriti atë dhe fërshëlleu fort. Por përfundoi në Gjykatë dhe u gjobit me 700 euro, pasi dëmtoi dëgjimin e punonjëses në anën tjetër të linjës. Gruaja, emri i së cilës nuk u bë publik, tha se ishte aq e mërzitur nga telefonatat pa fund me dhjetëra herë brenda ditës, saqë dëshironte t’i çonte një sinjal kompanisë, se e kishin tepruar dhe të mos e bezdisnin më. Kështu zgjodhi fërshëllimën si sinjal. E keqja është se u kategorizua si dëmtim fizik, pasi vajza në linjë tani ka probleme me veshët dhe dëgjon vazhdimisht tingëllima.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Fërshëlleu në telefonin e saj, merr gjobë 700 euro”

  1. sa mire ja ka bere! Dhe telfoni im celular cahet nga budallaqet e top Shopit duke me bere perdite nga nje oferte.

Beni nje Koment


8 + 9 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept