Thaçi: Pa zbatim të marrëveshjeve, s’ka bisedime
Lajmi i Fundit e Mërkurë, 23 Maj, 2012 | 19:00 pm
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës nuk do të nis raund të ri të bisedimeve me Serbinë pa u implementuar marrëveshjet e arritura deri më tani, përkatësisht ajo për bashkëpunim rajonal dhe ajo e menaxhimit të integruar të kufirit.
Këtë qëndrim e ka prezantuar sot shefi i Qeverisë se Kosoves, Hashim Thaçi pas marrjes së vendimit për hapjen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se qëndrimi i Qeverisë është shumë i qartë; implementimi i marrëveshjeve të arritura, pastaj vazhdimi i dialogut.
“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është shumë i qartë. Fillimisht implementimi i marrëveshjeve në mes të shteti të Kosovës dhe Serbisë, para se gjithash ai për bashkëpunimet regjional dhe IBM dhe pastaj do të vijnë hapat tjerë për të vazhduar dialogu teknik. Por, fillimisht implementimi”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se Prishtina ka qenë gjithmonë për bashkëpunim ndër fqinjësor dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore me të gjitha shtetet, si dhe me Serbinë.




























Shqipëria ka problemet e saja.