Skandali, 15-vjeçarja e zhdukur në festat e seksit në Vatikan
Kuriozitete e Mërkurë, 23 Maj, 2012 | 15:11 pm
Kryeprifti i ekzorcizmit në Vatikan ka bërë në një gazetë italiane deklaratën “bombë”, se një 15-vjeçare e zhdukur rreth 3 dekada më parë, ende në kërkim (mendohet që eshtrat e saj të jenë në varrin e një gangsteri), ishte rrëmbyer për festat e seksit në Vatikan. Ati Gabriel Amorth, 85 vjeç, i cili ka kryer 70.000 ekzorcizma, ka folur ndërsa hetuesit vazhdojnë të ekzaminojnë varrin e gangsterit Enrico de Pedis, në kërkim të Emanuela Orlandit. Ekspertët e Policisë intensifikuan punën javën e kaluar në varrin e De Pedis, pas një telefonate anonime në një emision televiziv, ku u tha se e vërteta për zhdukjen e Emanuelës në vitin 1983 do të gjendej atje. Në varrin e gangsterit janë gjetur eshtra që nuk i përkasin atij, por analizat nuk kanë përfunduar ende për të vërtetuar nëse janë të vajzës. Megjithatë, at Amorthi, në një intervistë për “La Stampa” tha: “Ky është një krim me motive seksuale. Kjo është deklaruar më parë edhe nga i ndjeri monsinjor Simeone Duka, arkivist në Vatikan, të cilit i ishte kërkuar të rekrutonte vajza për festa me ndihmën e xhandarmërisë së Vatikanit. “Besoj se Emanuela ka përfunduar në këtë qark. Nuk e kam besuar kurrë teorinë ndërkombëtare (rrëmbimin përtej detit). Kam arsye të besoj se ky rast është seksual. Ai ka çuar në vrasjen dhe fshehjen e trupit të saj. Përfshihet gjithashtu edhe stafi diplomatik i një ambasade të huaj në Selinë e Shenjtë”. Vatikani nuk ka reaguar dje mbi deklaratat e atit Amorth. Ai ishte caktuar nga Papa Gjon Pali II si shefi i ekzorcistëve në Vatikan. Emanuela Orlandi ishte e bija e një të punësuari në Vatikan dhe trupi i saj nuk është gjendur. Muajin e kaluar, dioqeza e Romës me urdhër të Vatikanit lejoi hapjen e varrit të gangsterit në bazilikën e Sant’Apollinare në qendër të Romës. Në atë kohë bëri shumë përshtypje fakti që një mafioz u varros aty ku prehen krerët e Kishës.




























cfare jane keto festa seksi ne vatikan
Hec vatikani aty,me duket se vatikani per nga gjynofet i ngjan si dy pika uji xhihadit,vetem me nji ndryshim,xhihadi thot se vret ne emer te allahut, qe nuk besoj se ka njeri te ket degjuar allahun te rekomandoj krime makabre, por ne qoftese keta ofendojn allahun duke folur ne emer te tij,kta te vatikanit,bejn gjueti seksi dhe pediofili,duke joshur dhe mashtruar femij, e njerez te pa fajshem,gjithmon ne emer te zotit,sepse e vetmia arsye qe njerzit i afrohen ktyre priftrinjve imoral,esht se shkojn ne shtepin e zotit dhe fundi makaber esht ky ne kte artikull.me duket se esht me mir te shikosh punet e tua,Zotin ta duash me zemer dhe ti abandonosh te ty krahet e ktyre katastrofave.
“Dermojeni te poshtren”Fjale me te cilat Volteri ne shenje indinjimi iu drejtua kishes katolike
Nuk e di se pse heshtin dhe sbejne komente disa te cilet kur behet fjale rreth muslimaneve nuk lene gje pa thene edhe nese lajmet jane te manipuluara.
Vatikani dhe kisha ne te kater anet e globit eshte degjeneruar, dhe ky eshte nje nga shkaqet pse jane degjeneruar ne virtyte e morale europjanet me perjashtim te nje pakice. Kisha ka dhene shembullin e pra ne shthurje e degjenerim, sepse abuzuesit me te medhenj seksual kane qene vete kardinalet!!!!!!!!!!!
Bota e krishtere po shokohet dita-dites nga lajmet tronditese te kishave dhe kardinaleve pederaste e pedofile!!!!!!!
Ashtu sic pretendon Vatikani se,homosexualizmi eshte kunder natyres se marredhenieve natyrale,po ashtu,si te mencur qe jane duhet te pranojne se edhe marredhenia burre-grua,si natyrale qe eshte nuk duhet t’i privohet misionareve te saj,prifterinjve,peshkopeve,etj.Keta , duke mos u martuar e duke e patur te ndaluar maredhenien normale sexuale,c;do te bejne? Edhe ata jane prej mishi e gjaku! Dhe sic dihet,historikisht,kane bere pislliqe te tilla ,si orgjite sekrete,pedofili e lloj lloj perversitetesh.
Me nje fjale,Feja,sado qe glorifikohet,duke qene se aplikohet nga njerez te ‘vdekshem’ (mekatare),nuk eshte gje tjeter vecse nje’ideologji’ per te mbajtur turmat ne “vathe”. Per te mos thene qe eshte “Opium”,ose ne s’ju pelqen ky perkufizim,le te themi ; eshte KOT FARE!
”Kur thua manastir ke thene tredhje”
ueeee sa e cuditshme po te gjendet kjo vajze… eshte kerkuar jashtezakonisht shume per vite me rradhe…edhe manifestime jane organizuar ne Rome per kete vajze… gjynaf qe ka pasur nje fund te tille…
besoje zotin dhe jo kta prifterinjte ne hell do shkojne
Besoj se dicka e mbinatyrshme e ka krijuar kete bote, por Feja, eshte genjeshtra me e madhe qe ekziston,kurse politika biznesi me i madh.
Eshte gabimi i kishes katolike qe nuk i lejon te martohen prifterinjte e saj eshte shume keq per ata qe jane ne moshe te re, ndoshte duhet te ndryshojne rregullat, vetem ata qe jane ne moshe te thyer dhe nuk e ndjejne nevojen mund te rrine pa u martuar, po per te prifterinjte e rinje eshte mekat i madh.(ndryshe nga te krishteret e tjere orthodhoks edhe protestant te cilet i lejojne martesat e prifterinjeve, vetem atyre qe kane poste te larta ne jerarki, por qe gjithmone ata qe vendosen jane me mbi 70 vjec)