Panorama Sport
Home » Kronike » Sherri për borxhin, atentat me armë në lokal vëllezërve

Sherri për borxhin, atentat me armë në lokal vëllezërve

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim mëngjesin e djeshëm, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë dy vëllezër në ambientet e një lokali në Babrru të Tiranës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, në rrugën që lidh Babrrunë me zonën e njohur si “Kafja e Rremës”, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë mosmarrëveshja për një borxh të pakthyer. Sipas Policisë, dy vëllezërit, Armando dhe Jetnor Gjypi, 21 e 28 vjeç, kanë qenë duke pirë kafe me të dyshuarin Hergert Çitaku, të cilit i detyroheshin një shumë parash borxh. Pas një debati mes tyre në lidhje me problemin e parave të pakthyera, i dyshuari Çitaku është ngritur nga tavolina dhe ka qëlluar katër herë me pistoletë në drejtim të dy vëllezërve. Burimet e Policisë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se vetëm një plumb ka goditur në këmbë njërin prej vëllezërve, 21-vjeçarin Armando Gjypi, ndërsa vëllai tjetër ka nxituar të ulet në dysheme duke u shpëtuar plumbave. Pasi ka qëlluar me armë, autori i dyshuar i ngjarjes ka përfituar nga rrëmuja në lokal dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është njoftuar për ngjarjen nga pronari i lokalit dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e krimit shërbimet e Komisariatit Nr. 5, si dhe oficerët e krimeve kundër jetës dhe shëndetit, që kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Hetimi
Burime nga grupi hetimor thanë se ka nisur procedim penal me akuzën “vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, në ngarkim të Hergert Çitakut, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa i plagosuri Armando Gjypi është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë, i është nxjerrë plumbi dhe sipas mjekëve, e ka kaluar rrezikun për jetën. Policia ka marrë në pyetje vëllain e të plagosurit, Jetnor Gjypin, i cili fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave. Ai ka sqaruar edhe shkaqet e ngjarjes, duke u shprehur se autori pretendon për një borxh të pakthyer. Dëshmitari ka shpjeguar megjithatë se ai vetë nuk është në dijeni se sa para i detyrohet vëllai i tij autorit të të shtënave me armë te “Kafja e Rremës” në Tiranë. Policia ka thënë se Jetnor Gjypi është shprehur se për këtë arsye ishin ulur në kafe me autorin, që të sqaronin këtë problem, pasi ai ngulte këmbë vazhdimisht për një shumë parash, por vëllai i tij e mohonte që t’i kishte para borxh. Burimet thanë se ngjarja pritet të sqarohet përfundimisht pas pyetjes së 21-vjeçarit të plagosur, i cili ndodhet në spital duke marrë mjekim për plagët e pësuara. Burimet e Policisë kanë thënë se po punohet për kapjen e të dyshuarit, i cili nuk është personazh i panjohur për Policinë, pasi ka qenë i proceduar disa herë për vjedhje.

Etleva Delia

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Sherri për borxhin, atentat me armë në lokal vëllezërve”

  1. Po ku e ke gjetur kte informacion moj Etleva Dalia?
    Kam pershtypjen se duhet te kontrollosh dhe nje here burimet se Citaku ska buke te haje jo me te japi borxhe.. Daffuq?!

Beni nje Koment


+ 8 = 10

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept