Operohet studentja Florije Peci, Olldashi: Në koma
Tipike e Martë, 22 Maj, 2012 | 15:29 pmTIRANE- Florije Peci, nje nga studentet e plagpsura rende ne aksidentin e djeshem i eshte nenshtruar nje tjeter nderhyrjeje ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Mjeku Fatos Olldashi ne nje komunikim me mediat ka sqaruar se demtimet qe ka pacientja jane te renda, nderkohe qe ende nuk mund te flitet per dalje jashte rrezikut per jeten.
“Përfundoi operacioni i njërës nga të plagosurat, Florie Peci. Kishte shumë dëmtime të kockave dhe nervave, ndodhet në gjendje kome ka dhe dëmtime të tjera në kokë dhe gjoks. Në këtë moment nuk themi dot që është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja është më e përmirësuar se dje. Të gjithë pacientët janë më mirë nga dita e djeshme , por jo jashtë rrezikut për jetën. Dy paciente po mbahen me frymëmarrje artificiale”-tha Olldashi.



























