Panorama Sport
Home » Kronike » Kukës, 30 familje ende të përmbytura

Kukës, 30 familje ende të përmbytura

Fshati i përmbytur nga Drini

KUKES – Rritja e nivelit të ujërave në liqenin e Kukësit vijon të mbajë të izoluar lagjen “Kovaç” në fshatin Përbreg, me afro 30 familje në Kukës. Ujërat kanë mbuluar rrugën, ndërsa banorët kanë improvizuar shtigje të vështira në malin sipër fshatit për të bërë furnizimin me bukë, ushqime si dhe për fëmijët që shkojnë në shkollë. “Ka disa ditë që nuk kemi as rrugë makine, as rrugë këmbësore. Detyrohemi të hapim shtigje mes ferrave në një terren që nuk kalojnë as lepujt, ose të përdorim varka, për të blerë miell e ushqime. Problemi më i madh është i fëmijëve që nuk kanë nga të kalojnë për të shkuar në shkollë. Rritja e ujërave ka bërë që edhe tokat që ishin mbjellë të përmbyten. Mbrëmë kemi pasur edhe një urgjencë dhe u detyruam ta transportojmë me shpinë në ujë deri në gjoks të sëmurin, deri te rruga e makinës. Është një situatë që përsëritet sa herë që rriten ujërat e liqenit. Lidhja e vetme me qytetin mbetet me varka primitive, në një distancë ujore prej 2 km”, thotë Bashkim Kovaçi, banor i fshatit. Në disa shtëpi uji ka hyrë në katin e parë dhe banorët janë ngjitur në katin e dytë, ose i kanë braktisur ato. Banorët kërkojnë shpërnguljen e tyre nga fshati. Për situatën në Kukës, reagoi dje edhe KESH. Kreu i saj, Engjëll Zeqo theksoi se “niveli i liqenit të Fierzës është 295.2 metra. Prurjet janë 200 m/kub/s, niveli brenda parashikimit”. Sipas tij, situata është e qetë, dhe po zbatohet rregullorja për digat. “Në liqenin e Fierzës po punohet me dy agregatë, nuk ka stakime”, tha ai. j.h

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


2 + = 6

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept