Panorama Sport
Home » Sport » Juvja s’bën dot “bis”, Napoli i merr Kupën

Juvja s’bën dot “bis”, Napoli i merr Kupën

Ndeshja e fundit e sezonit bardhezi dhe ajo e Del Pieros përfundon në një mënyrë të hidhur, sepse “Zonja e Vjetër” dështon në finalen e Kupës së Italisë, pasi mposhtet 2-0 nga Napoli. Në Romë, bardhekaltrit rikthehen të fitojnë një trofe pas 25 vitesh pritjeje. Skuadra e Maxarrit duket e karikuar maksimalisht për këtë finale, ndërsa bardhezinjtë duken ende të dehur nga suksesi në kampionat. Për të parë goditjen e parë të Juventusit duhet pritur minuta e 18-të, kur Markizio me një bombë nga 20 metra vë për herë të parë në provë De Sanktisin. Por ky rast duket se shkund disi kampionët e Italisë që nisin të marrin në kontroll lojën. Del Piero dhe Pirlo nisin të fitojnë goditje dënimi të shpeshta në hyrje të zonës së Napolit, por këto katër raste të krijuara nuk kalojnë murin mbrojtës. Edhe në pjesën e dytë Napoli shtyn me forcë drejt zonës së Juves, aq sa në minutën e 7-të, pas një goditjeje këndi, kërkojnë një prekje të topit me dorë nga ana e Borrielos, por arbitri, shumë pranë këtij momenti, lejon avantazhin. Gjithsesi, 11-metërshi për napolitanët është në ajër, sepse në minutën e 62-të, Storari do të ndalë me faull në zonë Lavecin. Në pikën e bardhë paraqitet Kavani, i cili nuk gabon. Juventusi mundohet të reagojë ndaj disavantazhit dhe hidhet i gjithi në sulm, por prapa ka lënë një boshllëk të madh, i cili shfrytëzohet në minutën e 83-të. Pandev nis një inkursion në gjysmëfushë dhe shërben për Hamshik brenda zonës, që nuk e ka të vështirë të mbështesë në rrjetë dhe të mposhtë Storarin. 2-0 dhe Kupa e Italisë është e Napolit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


2 + 5 =

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept