Panorama Sport
Home » Kuriozitete » “Beteja e jahteve”, miliarderët luftojnë kush ka më të madhin

“Beteja e jahteve”, miliarderët luftojnë kush ka më të madhin

Jahti i Abramoviç

Dy nga njerëzit më të pasur në botë nuk tërhiqen nga beteja për pronësinë e jahtit më të madh në botë. Super pasaniku, pronar i klubit të futbollit “Chelsea” Roman Abramoviç, i cili ka në pronësi jahtin më gjigant në botë, ka nisur ta zgjerojë atë me urgjencë pasi sheiku Mohamed bin Rashid ka nisur përpjekjet për t’i rimarrë titullin “pronari i superjahtit”. Vetëm dy vjet më parë Abramoviç bleu jahtin 170 metra të gjatë, duke i vjedhur “kurorën” për pronësinë e jahtit më të madh sheikut, i cili zotëronte jahtin 162 metra të gjatë të quajtur Dubai. Por, Ambramoviç nuk ishte ndier i qetë këtë vit, kur kishte mësuar se sheiku po zgjeronte anijen e tij për të rimarrë sërish titullin, kështu që ai e dërgoi sërish jahtin e tij në portin e Barcelonës.

Jahti i sheikut

Mega-jahti aktualisht është në port, i mbuluar me pëlhurë të gomuar dhe skela, ndërsa puna e fshehtë po realizohet nga “Marina Barcelona 92”. Nuk dijet se sa ndërhyrje do t’i bëjë Abramaviç jahtit dhe sa do t’i kushtojnë ato, por blerja e parë e tij ishte rreth 350 milionë euro. Kostoja finale pritet të shkojë në një miliardë euro, pasi ai ka paguar për pajisje ekstra luksi dhe masa të reja sigurie. Jahti ka dy helipadë, një nëndetëse, një pishinë dhe një sistem identifikimi raketor, xhama antiplumb, super home-cinema në çdonjërën nga 24 kabinat e të ftuarve dhe një kabinë me tavan të hapur, që i lejon Abramoviç dhe të dashurës së tij, Daria Zhukova, të flenë duke parë yjet.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

4 Komente per ““Beteja e jahteve”, miliarderët luftojnë kush ka më të madhin”

  1. ja kjo esht jet te flesh duke pa yllat

  2. Si i beri gjithe ato para ky rusi i kolkozeve e sovkozeve sovjetike ?Miret me mend si jane bere miljardjere ne ate vend….

  3. Hajdute ruse,apo zbardhje rublash?

  4. keta jan jahte endrash
    kur skemi lek ca te bojme re sna ka pa zoti me sy te mire

Beni nje Koment


3 + 6 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept