Panorama Sport
Home » Politike » Topi: Presidenti të jetë konsensual, me 71 vota paragjykohet

Topi: Presidenti të jetë konsensual, me 71 vota paragjykohet

Presidenti Topi dhe Sekretari i Përgjithshëm të OKB, Ban Ki-Mun

Kreu i shtetit flet për zgjedhjen e Presidentit.

“Nuk jam tërhequr për nënkryetarin e KLD, jo dikush që vjen mbrapa të bëjë emërimet”

Presidenti Bamir Topi tha dje se kreu i ri i shtetit duhet të zgjidhet përmes një procesi konsensual. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai u shpreh se zgjedhja e një Presidenti me shumicë të thjeshtë do ta bënte atë të paragjykuar.
Cili është mendimi juaj për pasardhësin tuaj? Nga komuniteti ndërkombëtar po kërkohet një figurë që të përfaqësojë unitetin e popullit, pra, thënë ndryshe, një president që të jetë i pranuar nga të gjitha palët. Ju si e gjykoni këtë proces?
Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne, në një farë mënyre po kujdesemi gjithnjë e më shumë që të jemi në rregull me ndjesinë e ndërkombëtarëve, sesa me atë që duhet të kemi ne konkretisht, qoftë si shoqëri, qoftë si institucione. Unë do ta konsideroja jo fort elegante që të merresha me identikitin e pasardhësit që do të jetë në zyrën e Presidentit të Republikës, por duke njohur tashmë problematikën e atij institucioni, por edhe lidhjet kushtetuese që ky institucion ka me institucionet e tjera, pra duke e parë në një farë mënyre situatën në pamje “tredimensionale”, si qytetar, si ish-parlamentar, por edhe si President, unë do ta konsideroja procesin e zgjedhjes së Presidentit jo vetëm nga pikëpamja kushtetuese, por edhe nga fryma e zgjedhjes; dhe këtu jam dakord me mjaft zëra që jo vetëm duhet të jetë një proces serioz e i kujdesshëm, por, nga ana tjetër, duhet të gjejë një konsensus sa më të gjerë. Marrja në mënyrë shumë të thjeshtë e këtij problemi, duke e konsideruar Presidentin, qoftë edhe nga radhët e një vendimmarrjeje të thjeshtë maxhoritare, më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni dhe për vendimmarrje të rëndësishme që presin Shqipërinë në kuadrin e reformave të ndryshme, në kuadrin e një klime të ekuilibruar në politikën shqiptare, por sidomos përsa i përket rëndësisë së institucioneve të pavarura që ato ta ruajnë pavarësinë e tyre, ta zhvillojnë këtë pavarësi, të rrisin integritetin e tyre, qoftë moral apo profesional dhe, tek e fundit, do të kemi një Shqipëri akoma më të mirë.
Zoti President, një prej pushteteve kryesore që në Shqipëri nuk funksionon siç duhet, por që ka ndikim të madh te të gjitha zhvillimet në vend, është ai i Drejtësisë. Vitet e fundit Drejtësia është vënë në provë me procese ku kanë qenë të përfshira edhe figura të larta të politikës, që në një mënyrë apo në një tjetër kanë mbetur të paprekura. Një pjesë e analistëve thonë se Drejtësia në vendin tuaj ka dështuar. A ndani dhe ju të njëjtin mendim?
Jo, unë nuk do të isha kategorik. Unë mendoj se zërat që e identifikojnë Drejtësinë si një çështje që ka nevojë patjetër të rigjenerohet, besoj që janë zëra racionalë dhe Drejtësia që të rigjenerohet, që të marrë fizionominë vet në kushtet e një vendi që aspiron të anëtarësohet në BE, duhet patjetër që të jetë produkt i një bashkëpunimi të të gjithë zërave politikë, i një vullneti politik të përbashkët, i reformave që kanë nevojë të zhvillohen më tej për sistemin e drejtësisë, por edhe të institucioneve të cilat kanë nevojë patjetër që të rrisin përgjegjësinë e tyre, që të kenë një sistem drejtësie të pavarur, por të përgjegjshëm dhe nga kjo pikëpamje, unë shfrytëzoj rastin në këtë studio të nderuar për të thënë që vetëm nëpërmjet reformave, të cilat detyrimisht duhet të fillojnë me heqjen e imunitetit në mënyrë që politikanët, qofshin këta të karrigeve më të larta të shtetit, por edhe gjyqtarët e prokurorët, do të ndihen njësoj si qytetarët, e duke u ndjerë njësoj si qytetarët, do të ndjehen të përgjegjshëm për hallet që kanë qytetarët. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për çështje që janë pjesë e rëndësishme e jetës politike, por edhe për çështje të ditës, sikurse janë çështjet e pronave, apo çështje të tjera, që kanë nevojë për një sistem drejtësie të drejtë dhe korrekt.
Zoti President, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, çfarë përgjegjësie mbani ju për këtë gjendje të drejtësisë në Shqipëri, ku mendoni se çalon vendi që nuk ka një sistem më funksional të drejtësisë?
Unë mendoj që asnjë nga aktorët e rëndësishëm institucionalë , kur gjendja e drejtësisë është e përkufizuar në mënyrë të tillë, asnjëri nuk do të ndihej rehat. Sepse kjo patjetër kërkon që në kuadrin e reformave duhet të ketë së pari një mirë kuptim politik. Në kushtet kur në Shqipëri ka pasur kohë pas kohe vakume të rënda institucionale, përsa i përket jo vetëm mungesës së miratimit të ligjeve, por edhe mungesës së debatit politik dhe publik për këtë çështje, unë mendoj që çdo njeri, aq më shumë ata që merren me vendimarrjen politike, duhet të ndihen keq. Por besoj që të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe Presidentin, edhe parlamentarët, të gjithë ata që merren me çështje të drejtësisë, duhet të jenë në sinkron për të parë ku kanë gabuar, e sidomos për të parë se si duhet ecur me reformat në vazhdim.
Disa javë më parë mes jush dhe shumicës u hap një debat i ashpër në lidhje me emërimin e nënkryetarit të KLD-së. Ju propozuat një prej anëtarëve që është gjyqtar, por votimi ende nuk është bërë. Jeni tërhequr nga pozicioni juaj, apo ka arsye të tjera për këtë vonesë?
Unë nuk njoh tërheqje në linjën time, ju e dini që kam qenë konsekuent. Problemi është te një vendimmarrje racionale, por ajo që është shumë e domosdoshme, do të thosha, është që askush nuk duhet të mendojë që dikush tjetër që vjen mbrapa duhet të bëjë emërimet. Unë mendoj që kjo është vlera që kanë institucionet. Institucioni i cilitdo mbyllet në momentin që atij i mbaron afati kushtetues dhe puna për atë që vjen mbrapa fillon kur atij i nis afati kushtetues. Këtu nuk është çështje emrash dhe individësh, këtu është çështje e stabilitetit dhe performancës së institucioneve. Nga kjo pikëpamje, në vijim të takimeve që do të ketë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të marrë në shqyrtim edhe kë të çështje, sepse nuk mund të funksionojë në kapacitet të plotë, në rast se nga pikëpamja strukturore këto institucione nuk plotësohen.
Sipas gjykimit tuaj, përse është e vështirë që partitë të merren vesh mes tyre, të paktën për ato çështje, të cilat janë me rëndësi për të ardhmen e vendit?
Me sa duket, këto janë çështje të një kulture politike, e cila ende dëshmon që Shqipëria nuk e ka përmbyllur periudhën e tranzicionit të saj. Kur ka vullnet politik, ju keni parë që gjërat realizohen në mënyrë të rrufeshme, ndërsa kur nuk ka vullnet politik, mund të përdoren me dhjetëra argumente pse duhen bërë dhe ato nuk bëhen. Fakti që është diskutuar për më se dy vjet për nevojën, domosdoshmërinë e miratimit të Gjykatës Administrative dhe ajo u realizua vetëm brenda një dite, kur u shfaq vullneti politik, tregon që vullneti politik dhe vendimmarrja politike parlamentare është prioritare, sepse aty është vullneti i sovranit. Unë mendoj që kjo ka të bëjë me kulturën e partive politike dhe predispozicionin e tyre për të mos parë momentin, por për të parë përtej këtij momenti, që do të thotë perspektivë e integrimit të Shqipërisë.

Propozimi i Topit në Kuvend
Dekreti, Artan Hoxha  në vend të Plloçit në Kushtetuese

Artan Hoxha

Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një javë më parë Parlamentit emrin e Artan Hoxhës si zëvendësues të Petrit Plloçit për në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”, kreu i shtetit u shpreh se “njëri prej atyre emrave është ridërguar në Parlament, që do të thotë që tani çështja është sërish në Parlament, pra do të thotë që nuk ka asnjë lloj ineficience në komunikimin midis dy institucioneve, gjithçka është sipas rregullit kushtetues, kështu që e ka në dorë Parlamenti për ta verifikuar këtë kandidaturë, për ta votuar ose jo, por ajo që është e rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë në kapacitet të plotë”. Artan Hoxha nuk është një emër i panjohur për Parlamentin. Rreth një vit më parë ai u dërgua në Kuvend nga Presidenti Topi për një vend në Gjykatën Kushtetuese së bashku me tre kandidatë të tjerë. Por në atë kohë maxhoranca kaloi vetëm njërin prej tyre, Fatmir Hoxhën, duke deklaruar se do të kërkojë interpretimin e Kushtetueses për rrotacionin e më shumë se gjyqtarëve.

Takimi me Ban Ki-Mun
Presidenti Topi u takua dje me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun. “Janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara në zhvillimin ekonomik e social të vendit, sidomos në kuadrin e ndërtimit e konsolidimit të institucioneve shtetërore”, u shpreh Ban Ki-Mun gjatë takimit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

6 Komente per “Topi: Presidenti të jetë konsensual, me 71 vota paragjykohet”

  1. po ti vete cfarelloj presidenti je konsesual dhe pse pranove te ishe i tille kur duhej qe te pranoheshe me mbi84 vota,ti mund te krijosh dhe shume parti te tjera por vlera tende si politikan eshte 0,sepse ti je ai qe mohon veten tende.

  2. si bashkpuntor i edvinit ne 21 janar, bamiri ka te njejtat interesa te forta si edvini dokle ngjela tom doshi prec zoga etj qe 21 janari ti rraset si krim gardes berishes e bashes e jo organizatoreve ku dhe bamiri ben pjes. ky grup do si president ate qe garanton se ina rama do vazhdoj lojen si deri tani. ktu eshte muhabeti.

  3. Kesaj i thone bej si te them une , mos bej si bej une. Kam pas respekt per Topin por paska qene thengjill i mbuluar dhe i rrezikshem

  4. Keta lloj politikanesh per interesa vetjake nuk dune tja dine per ligje e regulla.Sipas tyre kushtetuta eshte e gabuar deri sa e ka percaktuar me raunde dhe ne fund vendos forca qe eshte mazhorance.E mire eshte te vendoset konsensual por opozita ven kushte te pa pranushme te mos jete i PD qe eshte fituese dhe ka te drejte te zgjedhe presidentin,kjo eshte absurde.Do te doja ti beja z.Topi nje pyetje:A jeni ju nje figure konsensuale tani ne qoftese ju vene emrin per rikandidim??!!.

  5. sa shpejt e harroi ky zoteria lojen politike qe u be ne kohen kur ishte kandidat per president …….. ( qe me sa ka thene e vune aty ku eshte sepse nuk kishte menyre tjeter qe ta hinin qafe )

  6. Qenka gjalle presidenti yne TOPI tani i erdhi zeri atij harroji si u be president me puc ne parlament, oh……….. mjere ne……………..

Beni nje Koment


4 + = 11

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept