Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Greta Koçit i thyejnë e i vjedhin makinën

Greta Koçit i thyejnë e i vjedhin makinën

Greta Koçi

TIRANE – Makina e këngëtares Greta Koçi, së bashku me tri automjete të tjera, është thyer e vjedhur gjatë natës në zonën e Freskut në Tiranë. Këngëtares i kanë thyer xhamin e makinës së parkuar në garazhin e pallatit ku banon dhe i kanë vjedhur disa objekte që ndodheshin brenda automjetit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e martë, në një prej pallateve që ndodhen në zonën e Qesarakës, pranë Freskut në Tiranë. Burime nga Policia thanë se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e makinës tip “Chevrolet”, me targë TR 8383 N, në pronësi të shtetases Greta Fatmir Koçi, 21 vjeçe. Më pas i kanë vjedhur brenda saj portofolin, kasetofonin dhe një aparat për orientim rrugësh. Përveç makinës së këngëtares së njohur, hajdutët kanë thyer e vjedhur edhe tri automjete të tjera që kanë qenë të parkuara pranë saj. Sipas burimeve nga Komisariati Nr.4, mësohet se janë thyer xhamat e automjeteve tip “Benz”, me targë AA 526 AL, “Benz”, me targë TR 2829 T dhe “Volkswagen Golf 4”, me targë AA 989 CU, në pronësi të shtetasit Izmir Bregu, 20 vjeç. Dëmtimi i automjeteve është zbuluar në mëngjes, kur këngëtarja Greta Koçi dhe personi Izmir Bregu kanë konstatuar thyerjen e xhamave dhe vjedhjen e aksesorëve brenda tyre. Ata kanë lajmëruar në Sallën Operative të Policisë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr.4, që kanë bërë këqyrjen e automjeteve në mënyrë që të fiksohej ndonjë gjurmë gishtash. Megjithatë, mësohet se personat që kanë kryer vjedhjen janë ende të paidentifikuar. Por gjurmët e gjetura do të ekzaminohen në Laboratorin e Kriminalistikës.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

4 Komente per “Greta Koçit i thyejnë e i vjedhin makinën”

  1. desha te komentoja ne lidhje me vjedhjen qe i ka ndodhur Greta Kocit…..gjith ato aksesor dhe portofoli qe mbajne ne makine…a nuk ju duket sikur i thone vet Hadutit…i keni ne makine cfare ju duhen…i bie njesoj sikur te shikosh nje 1000 leksh ne ruge dhe mos ta maresh…ashtu eshte edhe historia e ketyre…reklamojne gjerat ne vende te dukshme te makines duke e ditur qe xhami thyhet kollaj.

  2. Kujtimi London West

    Ketu ne London shoferi kur behet shofer nje nder pytjet e teoris ka dhe sigurimin ose mbulimin e sendeve me vlere. Qe mos te bien ne sy nga hajduti. Greta qenka pak hutaqe

  3. mire ja kane bo po he, i te kendume me ate zerin e saj si gajde, i blen prape ajo po he!

  4. hahahha :P:P.. me zerin si gajde.. hahah:P:P sa mire ja ke gjet :P:P

Beni nje Koment


3 + = 4

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept