Në 12 qarqe: Legalizimet, 2048 emrat që marrin tapitë
Sociale e Dielë, 13 Maj, 2012 | 11:59 am
Aluizni publikon listën e re të familjeve në të gjithë vendin që duhet të paraqiten për të marrë lejet e shtëpive.
Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar procedurat dhe ka printuar lejet e legalizimit për 2048 qytetarë në 12 qarqe të vendit. Gazeta publikon sot emrat e përfituesve, të cilët duhet të paraqiten për ta tërhequr këtë leje pranë drejtorive rajonale të qarkut të tyre. Kjo procedurë e bën automatikisht objektin informal të ndërtuar prej tyre tërësisht legal dhe të regjistruar në Hipotekë. Agjencia e Legalizimeve gjithashtu bën me dije se është duke punuar për të përfunduar në afatin e duhur, pra brenda vitit 2013, të gjithë procesin e legalizimeve.
Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF




























Ka dosje që flenë nëpër qendrat e aluiznit të qyteteve, arsyeja nuk dihet, nëse ka porosi s’kuptohet pseja. Gjashtë, shtatë e tetë vjet do kishin qenë të mjaftueshëm, nëse procesi do të ishte transparent ose jo i manipuluar sipas parapëlqimeve politike; të paktën te këto dyshime shpie stërzgjatja e procesit dhe mungesa e gatishmërisë për të dhënë përgjigje. Vetëm propagandë dhe përzgjedhje, apo ka edhe korrupsion për të bërë legalizim dyshkallësh, njëri të kalojë nëpër procedurat legale administrative dhe tjetra nëpër xhepet e ndokujt.
Dosjet tona qe jane per Tironsit puro dhe jo tiransit e ardhur,rrine apo nuk rrine ne zyrat tuaja. Puna juaj eshte me dy standarte
tirana eshte e te gjitheve dhe ska dallim ok