Arjan Konomi: Nuk është detyrë e shtypit të ruajë imazhin e Sonit, ne vetëm ia renditëm të fejuarit
Kuriozitete, Panorama Plus e Dielë, 13 Maj, 2012 | 13:00 pm
“Na kërkoi para më shumë se ç’merr në koncertet me ‘shukariet’ dhe në mënyrë ilegale, pa faturë tatimore”
Nuk është rast i rrallë që personazhet e njohur vihen kundër gazetarëve apo botuesve, ndërsa diskutohet ende çështja delikate e kufirit se ku mbaron liria e personave publikë dhe ku fillon ajo e medias, ndërsa shkruajnë për ta dhe jetën e tyre private. Por për gazetarin e njohur Arjan Konomi, i cili drejton prej vitesh revistën “Shqip”, kjo është hera e parë që ndaj medias që ai përfaqëson, të ngrihet një padi. Këngëtarja Soni Malaj ka hapur çështje gjyqësore për një portret të pautorizuar, që u botua para dy vitesh për lidhjen e saj me balerinin italian Mirko. Arjan Konomi në këtë intervistë tregon gjithë historinë me këngëtaren, nga kërkesa e saj për të dhënë intervistë në shkëmbim të 2000 eurove, dhe deri tek padia e ngritur, ku këngëtarja kërkon tashmë dëmshpërblim prej 8000 eurosh.
Këngëtarja Soni Malaj ka hapur ndaj jush një çështje gjyqësore për një shkrim të botuar në revistën “Shqip” para dy vitesh. Si e pritët ju padinë e këngëtares?
Në fakt, është e vërtetë që kjo çështje gjyqësore ka dy vjet që ka nisur. Është ngritur një padi absurde e kengëtarës Soni Malaj ndaj revistës “Shqip”, që unë drejtoj, për një shkrim të titulluar: “Soni e Mirko; dashuria që lindi nga një kërcim”. Shkrimi nuk është bërë nga unë por unë kam vendosur ta botoj, sepse jam i bindur që nuk përbën asnjë shkelje të privatësisë së këngëtares së njohur. Në të vërtetë, unë kisha folur me këngëtaren për të bërë një kopertinë më të dhe ajo s’ishte dakord. Pasi nuk kishte qenë asnjëherë në kopertinën e revistës “Shqip”, mendova se duhet të bëj diçka edhe për këngëtaren, për të cilën kisha dhe kam një konsideratë si njeri dhe si artiste. Këngëtarja, edhe pse biseduam bashkë, më drejtoi te një menaxher i saj, i cili ishte ai që paraqiste kërkesat për pagesë. Në atë periudhë, këngëtarja në fjalë kishte nisur t’u kërkonte shuma të konsiderrueshme pagese për të dhënë intervista. Me sa jam informuar, edhe gazetës suaj i ka kërkuar një shumë jo të vogël në këmbim të një interviste. Pasi u publikua shkrimi, një përfaqësues ligjor i këngëtares nuk ka rreshtur për muaj të tërë së ardhuri në zyrën time, në mënyrë konstante dhe insistuese. Qëllimi i tij ishte të bënim një marrëveshje me këngëtaren, duke e paguar atë më një shumë që ishte jo pak e vogël për një revistë. Unë, si drejtues i revistës “Shqip”, pasi e lexova me vëmendje artikullin edhe një herë, nuk pashë shkelje të privatësisë, as denigrim të figurës artistike të saj. Duket edhe nga titulli. Ndaj nuk pranova të bëja asnjë kompromis për pagesë, edhe për arsyen se Soni Malaj nuk mund të sillte një faturë tatimore për të bërë pagesën duke qenë se ka një jetë, që zhvillon aktivitet artistik fitimprurës pa pasur asnjë licencë dhe pa i paguar asnjë taksë shtetit shqiptar. Kështu avokati e drejtoi kërkesën në Gjykatë.
Dimë që ajo kërkon si dëmshpërblim shumën 8000 mijë euro me pretendimin për prishje imazhi. Si gazetar profesionist që jeni, mund të jetë cenuar reputacioni i saj?
Është një kërkesë absurde, sepse në këtë rast nuk është bërë një intervitë, por një shkrim, ku është cituar këngëtarja nga intervista të tjera të dhëna në televizion apo gazetë. Në padinë e saj cilësohet se kemi prishur imazhin pasi kemi shkruar që “Soni me Mirkon hëngrën pulë me pilaf natën e tyre të parë pas vizitës në shtëpinë e prindërve të Sonit”. Këtë fakt ajo e quan denigrim, edhe pse mua nuk më rezulton që “Pula me pilaf” na qenka prishje imazhi, ndërkohë që është një pjatë tipike shqiptare që shqiptarët e hanë më kënaqësi, përfshirë mua, sa herë më jepet mundësia. Madje, është edhe tradicionale për natën festive të Vitit të Ri. Ndoshta këngëtarja do të kishte preferuar që të vendosnim emra pjatash franceze, por ka qenë vete ajo që e ka thënë këtë fakt në një intervistë për «Vizion +». Përveç kësaj edhe pse përmendet historia e saj më një shtetas francez që është e ditur botërisht dhe e pasqyruar gjerë nga mediat, ne ishim të fundit që e përmendëm. Ndoshta Sonit i ka ardhur keq sepse nga revista mund ta ketë marrë vesh dhe Mirko, por unë besoj se ajo duhet të kishte qenë më e sinqertë për lidhjet e saj të mëparshme me të dashurin aktual.
Siç e përmendët më sipër, ajo ju ka kërkuar një shumë të hollash në shkëmbim të intervistës, fakt që nuk e përmend vetë në sqarimin e saj. Si ju tingëlloi kjo kërkesë?
Po, pas habisë sime, sepse nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që të kërkojnë lekë për të dhënë një intervistë mbi karrierën, dashurinë e re dhe eksperiencën në “Dancing with the stars”, mbi të cilën ishte ndërtuar ideja pse pikërisht Sonin kishim vendosur për ta pasur në kopertinë, fola edhe me kolegë të tjerë gazetarë, të cilët më konfirmuan të njëjtin fakt… Që Soni Malaj nuk jep intervista pa qenë e paguar. Dhe shifra ishte tepër e lartë për një treg shqiptar. Më duket një rast i rrallë që asnjë artist shqiptar nuk e ka bërë deri më sot, aq më tepër në rastin e kësaj këngëtareje, që nuk është se kishte arritur ndonjë gjë në karrierën e saj në atë moment, përkundrazi. Për të ishte një moment shumë i vakët artistik për të mos thënë i dobët. Ka shumë kolosa të artit e muzikës shqiptare, që meritojnë të jenë të paguar sepse i kanë dhënë këtij vendi aq shumë sa konsiderohen në krenaritë tona kombëtare, dhe që kanë mirësinë dhe urtësinë të mos kërkojnë pagesa.
Dhe sa ishte shuma që këngëtarja ju kërkoi?
Nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Soni kërkoi 2000 euro; shumë më tepër se për një koncert ku këndon “shukariet” e saj. Në padi pastaj e rriti shumën, në 8 milionë lekë të vjetër.
Çfarë faktesh nga jeta e saj pasqyrohen në atë artikull?
Shkrimi nuk përmban asgjë, që mund t’i prishë imazhin këngëtares, përkundrazi. Ndërkohë që ne jemi një revistë aktualiteti dhe qëllon shpesh të kritikojmë prezantues tele-vizivë, gazetarë të ekranit, këngëtarë, aktorë etj. Por për faktin se nuk ekziston tek ne një kritikë e mirëfilltë, e për më tepër duke u mësuar artistët të përkëdhelen nga gazetarët (që në shumë raste janë këngëtarët që u hedhin një sy të fundit shkrimit për ta), duket sikur ndaj Sonit është bërë një padrejtësi e madhe. Ndërkohë që është detyrë e shtypit të këtij sektori të shkruajë nëse një shfaqje është e arritur apo e dështuar, që një këngë është e bukur apo jo etj. Gjë që nuk ka ndodhur në rastin e Sonit, edhe pse ka pasur shumë për të thënë për sa i përket artit të saj muzikor. Edhe në këtë rast nuk do të ishte prishje imazhi, por një kritikë artistike.
Ajo çfarë e ka indinjuar më shumë këngëtaren, është përmendja në shkrim e lidhjeve të saj të mëparshme.
Nuk ka asnjë fakt, që përmendet për herë të parë. Fakte që vetë këngëtarja në harkun e viteve ka vendosur t’i bëjë publike. Pra, nuk është media që i ka bërë publike, por vetë këngëtarja, e cila në rastin me francezin bëri dhe një fejesë të madhe, të pasqyruar me foto nëpër faqet e shtypit rozë. Nëse Soni ndërron shpesh të fejuarit nuk është një problem imi, por i saj, derisa ajo e quan një problem. Revista “Shqip” vetëm i renditi. Nuk shoh asnjë arsye në rastin në fjalë që të të vijë turp nga e kaluara. E kaluara është një pjesë e rëndësishme e jetës së çdo njeriu dhe nuk është asnjeherë për të ardhur turp, edhe kur nuk je më dakord me të shkuarën tënde.
Ju e njihni personalisht këngëtaren? Dhe nëse do e lexoni atë shkrim pas dy vitesh që është botuar, do të rishkruhej sërish një shkrim i tillë?
Natyrisht që po, sidomos në ato raste kur nuk ka intervistë, është e drejta universale e publikimit që ma lejon ta bëj këtë. Si dhe shprehja e mendimit të lirë, derisa jetojmë në një vend të lirë. Ashtu si është edhe e drejta e këngëtares që të japë versionin e saj. Këngëtarja nuk është se mohon faktet, por thotë vetëm se ato i prishin imazhin, gjë për të cilin ajo duhet të kujdeset më shumë vetë sesa shtypi.
Gjatë punës suaj kemi pasur raste të tjera, kur një personazh publik ju padit në Gjykatë?
Jo. Është hera e parë. Dhe në këtë rast jam në Gjykatë jo si autor i shkrimit, por si botues i saj dhe kam vendosur që të shkoj vetë dhe të marr përsipër mbrojtjen e shkrimit, të cilin unë dhashë autorizimin për ta botuar.
Soni Malaj: Hapa gjyq, sepse në shkrim përdhosej jeta ime dhe e Mirkos
Ndërkaq, pas botimit të lajmit në një nga suplementet e fundjavës, Soni Malaj ka dhënë sqarimin e saj në profilin zyrtar në facebook. «Do doja të bëja një sqarim për të gjithë ju, në lidhje me shkrimet mbi ‘kërkesen time’ ndaj « Revistes ‘Shqip’ për shumën 8000 euro». Ajo sqaron se «para 2 vitesh, gjatë periudhës kur unë vazhdoja të jetoja në Shqipëri, më erdhi një kërkesë për intervistë nga gazetari Arjan Konomi, i cili bënte shkrime për këtë revistë dhe unë e falënderova për ftesën dhe i thashë që duhej të kontaktonte me përfaqeësuesin tim, që merret me menaxhimin tim artistik dhe të bisedonin me hollësisht. Përgjigjja e z.Konomi nuk ishte shumë dashamirëse dhe kjo intervistë u la», thotë ajo duke anashkaluar kërkesën për para në shkëmbim të intervistës. Më tej ajo thotë «Në një sfilatë mode, ku ishim të ftuar unë, Mirko, ndodhej dhe z.Konomi, i cili para se të fillonte sfilata, më afrohet duke qeshur dhe më thotë: “Unë shkrimin për ty e bëra. Shtanga, sepse nuk e imagjinoja se si një revistë kaq prestigjioze dhe një gazetar, që e kisha vlerësuar dikur, të mund të bënte një artikull prej disa faqesh, ku unë dhe Mirko ishim dhe pjesë e kopertinës pa i thënë asnjë fjalë, pa i dhënë intervistë. E lexova dhe ndër rreshta lexoja se si denigrohej figura ime artistike, se si përdhosej jeta private imja dhe e Mirkos. Dhe këtu filloi odisea e gjyqit, të cilin unë e kam mbajtur të fshehur për 2 vjet», sqaron këngëtarja.
KLOTILDA HARKA




























Wow… Arjan Konomi si perhere, SHOKON!
si duket soni paska mbetur keq ,tani mbas 2 vitesh kerkon ta hedhi ne gjyq.
Arjan je profesionist i vererte dhe perendimor.Gjynah se je ne vendin e gabuar.Nga nje shoku yt i shkolles.
Mbeshtes plotesisht gazetarin Arjan Konomi.Kengetare si Soni me kompani qe kendojne kenge qe as ajo dhe shume si ajo nuk ua dine permbajtjen duhet te falenderojne shtypin roze qe ua ka hiperbolizuar permasat.Pse iu vjen turp ketyre ta pranojne,kur une e di fare mire qe Soni ka bashkejetuar me Flori Mumajesin nje periudhe kohe.Madje rrefimet e Florit per sjelljen e saj mua me kujtohen edhe tani.Te vjen keq qe rritemi ne nje shoqeri hipokritesh,madje kaq hipokrite sa edhe keta artistse qe ne i quajme na e fshehin.Turp,shume turp!Po nese ajo do ndonje lek nuk e do se po mbron nderin e saj,por si dihet si do i kete punet e shkreta,pasi jashte atjo seshte me kengetare,por nuk e di cfare mund te jete atje ku banon..Drejtesia eshte me ty Arjan!
Po cfare je duke folur mor djale ( apo burre se nuk e di cfare je) Po ku jetoni ju qe flisni me ket gjuhe?! Per cfare e mbeshtet Arjanin ti?????
Kush eshte Soni me kompani???
Rrezik dhe Beyonce po te ishte ketu te njejten gje do thonit.
Po late nam duke i share artistet, cfare beni keshtu?!
Sa per rrefimet qe jep Flori, kam dyshime. . .
Gabimi me i madh qe ka bere Soni eshte qe i ka dhene mundesine nje personi si Flori qe te ishte pjese e jetes se saj dhe te hynte ne familjen e saj e ta respektonin, mgjthse persona si ai nuk e meritojne. Flori mund te flas cfare doje lart e poshte, te verteten nuk e dim ne, e dine ata me njeri-tjetrin.
Mos merrni persiper gjykimevpa ditur te verteten.
Mbeshtes Arjan Konomin ka te drejte, me cfare kam lexuar deri me tani, duket,dhe eshte njeri i nderuar,
shume mire ia ka bo soni qe e ka denoncu.po cfare gazetari eshte ky kur ktej thote me kerkoi para per interviste nuk qeshe dakord dhe hajt te shkruaje ai se i do qejfi e ca i do qejfi se kush e di ci duket vetja?ai edhe ne kete shkrim ia fut kot thote soni u ofendua pse shkruajtem se ha pule me pilaf.po une e kam degjuar vete ne top fest qe tha me merr malli per buke misri dhe djathe kackavall. ju duket ashtu i mire se del te big brother.ate cdo fundjave e shkepin ne dru neper klube nate se rri vetem tape.soni mire ia ke bo ne krenohemi te gjithe me ty je nje kengetare e papame te kam pare ne koncert ne itali dhe me ke lene pa fjale me zerin tend.arjan konomi flet keshtu se i ka miq gazetaret.dhe nje gje njerez ne te gjithe boten artistet paguhen per revista per daljet e tyre eshte e drejta e tyre pse juve hidhni balte per nje artiste qe ka kerkuar te drejten e vet?
panorama jeni shume te mire,respekte
Pse te kete turp Soni o Arjan qe ka kenduar “Shukarijen”?!!!
Sipas teje i bie qe edhe Merita Halilit t’i vije turp qe e ka kenduar te “12 vallezime pa nje te shtune”
edhe Pipo Baudos i bie sipas teje t’i vije turp qe e vendosen si kenge speciale ne Sanremo dhe u tund salla
edhe Frances t’i vije turp qe e ftoi Goran Bregocivin dhe beri koncert ne mes te Parisit dhe u tund stadiumi.
Ah po, duhet t’u vije turp edhe atyre qe i kane dhene Oskar Emir Kosturices,qe vendosi kesi kengesh ne filmin e vet dhe fitoi oskar per muziken.
I bie te vije turp edhe ty qe del per kafe ne mes te bllokut me Sinan Hoxhen,se kengen me Sinanin e ka bere dhe ti e ke pas ne kopertine.
Mos ja fut kot o Arjan, mos bej sikur po flet dicka dhe ne fund nga “profesionisti” qe deshiron te dukesh, perfundon ne injorancen dhe gabimet qe bejne te gjithe.
E ke “shitur” apo dhuruar falas ndonje here revisten dhe informacioni qe shet ne te ti?
Revistat tuaja ekistojne per shkak te njerezve te tille. Fatkeqsia eshte qe jetojne ne shqiperi. Cfare te keqe ka te kerkosh lek per intervista? Fundja ky eshte showbisnesi. Mos rastesisht ju qe beni artikujt i beni falas, ja dhuroni revistave apo gazetave ku punoni????!!!!!! Me vjen keq per kete lloj mentaliteti qe vazhdon te jete ne shqiperi dhe gjithe fajin e keni ju “gazetare dhe opinioniste”, se eshte detyra juaj te edukoni publikun!!!!!
megjithe respektin qe kam per Arjan konomin…atij nuk i duhet historite e sonit me francezin,,,eshte jeta e saj personale dhe vetem ajo e di sesi ja transmeton te dashurit te saj,,,vertet me vjen keq..pasari i intervistave eshte gje tjeter pastaj..nuk bie dakort eshte e drejta e saj…pojo te dali ne reviste pa dijenine saj..dhe muhabeti pule me pilaf eshte e shprehur pak ne menyre cinike dhe vulgare…nuk ka te bej fare me traditen shqiptare,,,,,dhe ne shqiperi nuk ka si hante ushqim francez sic e permendi ju me cinizem…cdo vend ka traditat e veta po eshte bukur kur i shpreh bukur…kur don tiiiiiiii Arjan
Arjan po ti i ke mbajte pishtarin sonit i ka thene apo jo Mirkos per te kaluaren e vet?Pastaj ca je ti jevge pazari qe dilke ne gazete dhe rendiske te fejuarit apo je gazetar qe duhet te besh shkrim profesional.Ti je kontradiktor totalisht ne kete shkrim,perderisa soni i ka bere publike vete lidhjet e veta do te thote qe s’ka asgje per te ardhur turp dhe per t’u fshehur.turp duhet te vije ty qe ben kete shkrim,kur ajo ka nje vajze te vogel dhe ka familjen e saj.prandaj hidhen ne gjyq gazetaruce si puna jote se s’keni etike.
Ankohesh qe kengetarja i kerkoi revistes pagese, po ti pse e botove shkrimin a mos valle dhe ti e bere per te shitur ate revistuce dhe per te fituar sa me shume leke!!!!!
O Arjan kur ban edhe ti si prefesionist eshte me te ardhe turp po si u beka shkrimi ne nje reviste pa miratimin e personit ,dhe aq me teper te flasesh per jeten e tij private ,edhe ne somali nuk ndodh kjo gje. Shu mire ta ka bere qe te kaq hedhur ne gjyq dhe jam i bindur qe ke per te paguar per kete shkrim qe ti ke bere .