e Premte, 11 Maj, 2012

KORÇE- Partia Socialiste ka nisur nga Korça debatin mes 6 të rinjve të cilët synojnë të marrin drejtimin e forumit më të lartë rinor në PS, FRESSH. Debatin e parë e ka ndjekur edhe kreu i Partisë Socialiste, i cili vlerësoi me nga një epitet secilin nga kandidatët. “Arturi dinjitoz, Elisa imponuese, Erlisi i përkushtuar, [...]
2 Komente
e Premte, 11 Maj, 2012

Fotografi dhe editori i agjencisë së lajmeve “Associated Press” Horst Faas është ndarë nga jeta në moshën 79- vjeçare. Dy herë fituesi i çmimit Pulitzer është bërë i famshëm për fotografitë e shkrepura në liftin e Vietnamit. Disa prej të cilave po u sjellim në këtë galeri me fotografi.
Nuk ka Komente
e Premte, 11 Maj, 2012

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto po qëndron në një vizitë dy ditore në Kanada. Nga takimet e deritanishme të ministrit të Jashtëm është konfirmuar klima e shkëlqyer e marrëdhënieve, ndërsa është folur për bashkëpunimi ekonomik në disa sektorë. Në takimin e Haxhinastos me ministrin e Jashtëm kanadez, John Baird u konfirmua [...]
1 Koment
e Premte, 11 Maj, 2012

Recesion 4,7% dhe ritme zhvillimi zero (0%) për vitin 2013, parashikon për ekonominë greke Komisioni Europian në raportin që publikoi sot, në Bruksel. Në raportin e vjeshtës së kaluar (nëntor 2011), Komisioni parashikonte recesion 2,8% për vitin 2012 dhe rritje +0,7% në vitin 2013. Recesioni në eurozonë do të arrijë mesatarisht në -0,3% në 2012, [...]
1 Koment
e Premte, 11 Maj, 2012

Pas turit në disa vende pjesëmarrëse në Eurovision për promovimin e këngës shqiptare, këngëtarja Rona Nishliu tashmë është në Baku të Azerbajxhanit ku do të mbahet edhe Festivali Europian 2012. Në sajtin zyrtarë të Eurovision janë publikuar edhe datat e provave që do të bëjnë këngëtarët, pjesë e cila ka mjaft interes pasi, vecc interpretimit [...]
4 Komente
e Premte, 11 Maj, 2012

Varur në hapësirë, toka nuk është parë asnjëherë më parë me qartë se sa kaq. Ky është planeti Tokë, një pamje marrë nga 36.000 km mbi sipërfaqe, ku bluja e thellë e detit është në kontrast me ngjyrat e mprehta të tokës dhe ku retë e bardha qëndrojnë mbi qiell. Imazhi është marrë nga sateliti [...]
Nuk ka Komente
e Premte, 11 Maj, 2012

SHKUP- Një vëzhgim i agjencisë së lajmeve në Maqedoni, Iliria News Agency (INA) tregon se mediat maqedonase i kanë dhënë kahje fetare më shumë se sa etnike protestave të organizuara sot në Shkup, Tetovë dhe qytete tjera në Maqedoni. “Dnevnik” raporton se mijëra besimtarë islam kryesisht të komunitetit shqiptar protestuan rrugëve të Shkupit dhe para [...]
25 Komente
e Premte, 11 Maj, 2012

Një panel i Administratës për Ushqim dhe Barna i SHBA-së i ka dhënë pëlqimin ilaçit të parë që thuhet se parandalon infektimin me HIV, duke hapur rrugën për një miratim historik në luftën kundër virusit që shkakton AIDS-in. Vendimi erdhi pasi provat klinike treguan se Truvada mund të ulë rrezikun e HIV-it te meshkujt homoseksualë [...]
Nuk ka Komente
e Premte, 11 Maj, 2012
Admir Muho, me banim në Verona është arrestuar jashtë restorantit ku kishte shkuar për të ofruar një sasi droge prej 33 gram kokaine. Atij ju gjetën 1250 euro, ndërsa kokaina e një kualiteti të lartë ishte fshehur me kujdes në një ambalazh kuzhine. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur kokainë dhe materiale ambalazhi. [...]
Nuk ka Komente
e Premte, 11 Maj, 2012

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth ka apeluar sot për më tepër respekt midis institucioneve, si dhe ka vlerësuar dialogun e nisur për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Në një prononcim për mediat, nga Vlora ku ishte në një takim me kreun e Bashkisë së këtij qyteti, Wollfarth u shpreh [...]
Nuk ka Komente
KOMENTET E FUNDIT