PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Argument » Trebicka rrëfen sëmundjen: Lufta ime njëvjeçare për t’u rikthyer në jetë

Trebicka rrëfen sëmundjen: Lufta ime njëvjeçare për t’u rikthyer në jetë

Aktori Roland Trebicka

Pas më shumë se një viti mungesë, rrëfehet aktori. Nga zbulimi i sëmundjes, te kurimi në Paris e shpresa për t’u kthyer në skenë në shtator. Çdo ditë ora 10-10 e pak e gjen në Teatrin Kombëtar. U bënë vite që e ndjek këtë ritual e tani, pas një viti mungese, ka nisur t’i rikthehet sërish. Kafen e pi te një bar aty përbri teatrit, ku gjen zakonisht punonjësit e TK-së, të Galerisë Kombëtare të Arteve apo edhe Ministrisë së Brendshme. E ndajnë vetëm pak metra, por gjatë kësaj distance të shkurtër janë të shumtë njerëzit që e ndalojnë, e pyesin… Kjo ndoshta është pjesa më e vështirë. Të dyja palët nuk dinë si të sillen. Por ka nga ata që janë të papërmbajtur. E puthin dy herë, katër herë… “Njerëzit të duan, të duan!”, i thotë një koleg i tij, që gati i ngatërrohen fjalët kur takon aktorin. Por ai ka të drejtë. Njerëzit e duan Roland Trebickën dhe në momentet e tij më të vështira, kur duhej të luftonte për jetën, dashuria që ata mund t’i jepnin në këmbim, ishte më e pakta. Ia kanë borxh aktorit gjithë ato buzëqeshje që u ka falur dhe energjinë pozitive që përçonte përmes çdo roli. Roland Trebicka nuk do kishte dashur të fliste kurrë për vdekjen, por të flasësh për sëmundjen qenka edhe më e vështirë. Por qenka pjesë e jetës, ndonjëherë duhet të bashkëjetosh me të dhe duhet të jesh i guximshëm ta mposhtësh. Kur më shumë se një vit më parë filloi të qarkullonte lajmi se Roland Trebicka ishte i sëmurë rëndë, shumë nuk e besuan dhe e morën për një nga shakatë e shumta të aktorit. Por ishte e vërtetë, aktorit i ishte zbuluar një masë tumorale në mushkëri, për kurimin e së cilës fluturoi me urgjencë në Francë. Aq i papritur sa edhe të afërmve e publikut, i erdhi kjo sëmundje edhe vetë aktorit. I papërgatitur për sëmundjen “Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”. Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport. Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin. Kisha tentuar kaq herë dhe thashë, përse të mos e lë tani. Kam pirë kaq shumë duhan! Po puna jonë e tillë është, sidomos në proces tavoline, kur je nën tension, kur je në kërkim të vazhdueshëm… Por ishte një gjendje që nuk më pëlqente dhe vendosa të vizitohem. Duke qenë që nuk jam kuruar kurrë, as e dija se ku të drejtohesha dhe me një mikun tim të teatrit shkuam në dispanseri. Më thanë se ishte diçka e vjetër, jo shqetësuese dhe mora disa mjekime. Ndërkohë nisëm “Tablonë absurde” të Ferdiand Hysit, madje do të shkonim në Indi. Ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Kur u ktheva, u drejtova tek një mjek tjetër që qëlloi një shok fëmijërie. E kuptova menjëherë se ç’kisha sa pashë fytyrat e tyre. Ai u trondit shumë, po ashtu infermieret përreth. Sado që u munduan ta fshihnin, ishte e pamundur. Nuk më duhej të prisja biopsinë”, tregon aktori. U tha familjarëve dhe dukej se në këtë mes më i forti ishte ai. “E mora si diçka që më ndodhi dhe që duhej të përballesha me të. Ime bijë që ka vite që jeton në Francë, kishte rregulluar gjithçka dhe të nesërmen preva biletën e u nisa për atje”. Francë-Shqipëri Kaloi 2 muaj në Paris. Nuk mendoi se do të qëndronte aq shumë. “Shkova të bëja një vizitë dhe të merrja ndonjë kurë, por jo të operohesha”, tregon Roland Trebicka. Por ja që ashtu si me “mashtrim” e futën në sallë të operacionit. Filli diku i humbi një ditë pas operacionit të parë. Teksa priste mikun e tij të vjetër Dhimitër Pecanin, i ndodh një komplikacion dhe kur zgjohet pas ditësh në koma artificiale dhe narkoze, nuk e kuptonte se përse ndodhej sërish në Francë. Nën një kurim intensiv, nën vëzhgimin e njërit prej mjekëve më të mirë të fushës, kaluan dy muaj. “Ishte e pamundur. U mërzita. Nuk mund të qëndroja më atje, edhe pse mjekët donin të më mbanin. Për mua kujdesej ime bijë dhe ime shoqe, por për shkak të distancës së madhe nga spitali, e kishin të pamundur të vinin disa herë gjatë ditës. Kërkova të kthehesha. Doja të flisja me njerëz, nuk mund të qëndroja më aty, pavarësisht se kujdesi ishte shumë i mirë. Deri në avion më ka shoqëruar ambasadori ynë në Francë Ylljet Aliçkaj, i cili është treguar i jashtëzakonshëm. U ktheva dhe gjeta atë që më mungonte. Shtëpia ishte gjithnjë plot me njerëz, aq sa nuk i nxinin dyert. Por edhe gjatë kohës që isha atje, ishin pa fund mesazhet dhe telefonatat, aq sa ime bijë atje, por edhe kjo këtu, nuk i përballonin dot. Por këtu gjeta atë që prisja”, thotë aktori. Rolet e humbura dhe kthimi Që prej diagnostikimit të sëmundjes e deri më sot, kanë kaluar muaj shumë të vështirë. Operacione, kurime, 12 seanca kimioterapi… Tashmë ndihet më mirë. Ka filluar të dalë, të vijë në Teatër, ku kalon disa orë. Mjekët e kanë rekomanduar që të lëvizë. Këtë do edhe ai. E nëse gjithçka ecën mbarë, në shtator ai do të jetë i gatshëm t’u hyjë projekteve të reja. Peng e ka që gjatë kësaj periudhe iu desh të refuzonte disa propozime të rëndësishme, bashkëpunime me Teatrin e Durrësit, me regjisoren Driada Dervishi, me Teatrin e Korçës, me regjisorin Gëzim Kame, por mbi të gjitha një rol që kishte kohë që e mbante në duar. Bëhet fjalë për “Doktor Shusterin”, që gati 3 vjet më parë dëshironte ta ngjiste në skenë regjisori Alfred Trebicka, por pa arritur. Kur Spiro Duni nisi punën për “Doktor Shusterin”, ia dha atij më parë rolin. “Do të të jap një pjesë që do të të pëlqejë shumë, më tha Spiro. E pashë dhe i them, ndërsa unë do të të jap një pjesë që do të të pëlqejë edhe më shumë dhe i tregova pjesën që e kisha në shtëpi. Por nuk munda. Kur mësova që rolin do ta luante Robert Ndrenika, u gëzova pa masë. Kthimi i tij pas 5 vjetësh ishte një lajm shumë i mirë. Nuk kam mundur ta shoh, por e kam marrë në telefon dhe e kam uruar. Shpresoj të kem sërish mundësi të ngjitem në skenë”, thotë aktori. “Po më afron mosha e pensionit dhe mund të dal edhe në pension, por me energjitë që kisha, mendoja se do të vazhdoja edhe më tej. Dua të largohem me dinjitet nga skena. E kam mësuar nga më të vjetrit e këtij teatri se skena është e shenjtë. Dhe është vërtetë e tillë, jo kushdo mund të ngjitet në të. Ndaj dhe unë doja të bëja një largim si duhet nga skena”, thotë Trebicka, i cili do kishte dashur shumë të fliste për projektet e reja dhe jo për tema të trishta, që ndoshta trishtojnë edhe lexuesin.
Mbështetja nga shteti Kurimi në Francë e ndjekja më tej e kurave në Shqipëri nuk ishte e thjeshtë për t’u përballuar. Me sinqeritet aktori Roland Trebicka thotë se nuk do ta kishte arritur kurrë, nëse nuk do të kishte pasur edhe mbështetjen financiare nga ana e qeverisë shqiptare. “Jam ndier i privilegjuar, pasi kanë bërë për mua atë që nuk e kanë bërë për artistë të tjerë të mëdhenj”, thotë Trebicka, teksa shton se çdo ditë për shëndetin e tij interesohej një këshilltare e Kryeministrit. “Jam prekur shumë, kur në Francë më vjen një buqetë e madhe me lule nga ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi. Një gjest i vogël, por shumë domethënës”, thotë ai. Një vit më parë, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave miratoi një shtesë fondi në buxhetin e kësaj Ministrie, në masën 4,7 milionë lekë, për përballimin e shpenzimeve për kurimin e aktorit në Francë. Aktori e di fare mirë se kush ka ndërhyrë për të, por që nuk ia kanë kujtuar kurrë, ndaj dhe u është mirënjohës. Ashtu siç u është mirënjohës të gjithë atyre mjekëve dhe infermierëve që u kujdesën dhe vazhdojnë të kujdesen për shëndetin e tij.
40 vite karrierë Roland Trebicka lindi në Korçë, në vitin 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961-shin. Ndoshta që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua qysh në në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”. Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971-shin dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Shumë e identifikojnë me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”, por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Në 40 vite karrierë ka realizuar një mori rolesh si atë të Xhenarinos te “Magjia e madhe”, Zganarelit te “Don Zhuani”, Hlestakovit te “Inspektori” (“Revizori”), për të ardhur më afër në kohë me pjesë si “Si e mposhta Musolinin”, “Pleshti në vesh”, “Magjia e verës së kuqe”, “Berberi i Seviljes”, “Dadot”, etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” dhe “Koncert në vitin 1936”. Është nderuar me titullin “Artist i merituar” ALMA MILE

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

16 Komente per “Trebicka rrëfen sëmundjen: Lufta ime njëvjeçare për t’u rikthyer në jetë”

  1. Ky po qe eshte lajm i mire! Te shkuara aktorit te madh e sa me shume role te tjera. Kemi nevoje per njerez si ju!

  2. Lajm shume i mire!Kemi nevoje per artiste te ketij rangu.Ka dhene shume ne fushen e tij.Figure shume e dashur per publikun shqiptar.

  3. Jete te gjate te madhit Roland Ttrebicka.

  4. Urime dhe kthim sa me te shpejte ne skene. Me ka gezuar fakti se Trebicka eshte mire. Ka akoma per ti dhene akoma shume spektatorit shqiptar.Edhe njehere jete te gjate.

  5. Bashkim Pitarka

    Te ndrite shpirti o Roland Trebicka.Ti u ktheve perseri dhe keshtu na ngazellove zemrat me kete lajm te mire!Kur u njoftua lajmi i padeshirueshem per semundjen tende shkrova nje shenim te shkurter dhe shprehesha me bindje se do te ktheheshe shpejt dhe shendoshe e mire e se kjo mund te ishte ndonje nga ato shakarat e tua,e provove edhe nje nga keto “me zhurme”,qe nuk i kishe provuar! E dija se ishte nje nga ato “anonimkat’ e tua.Na gezove shume me ardhjen tende dhe sidomos vullnetin e madh per t’iu kthyer skenes nje ore e me pare.qe eshtu te na kthesh edhe neve spektatoreve dhe dashamiresve te tu humorin e buzeqeshjen e pse jo edhe te qeshuren,apo te gajasurit,sic thote populli,per te cilin sot me shume se kurre kemi nevoje se na u nxi jeta me kontradiktat dhe percarjet,me negativizmat e jetes sot ne Shqiperine aq te politizuar e te ndare. Luan Bregu qe nga Parisi pyeste “Mos na a ka gjetur gje ndermarrjen more aman?!” dhe ti u ktheve ta mbrojsh e ta ruash “ndermarrjen” tende te madhe ,Teatrin e shquar Kombetar,me artin dhe lojen tende aktoreske te parritshme ne lemin e komedise shqiptare.Te uroj jete sa me te gjate dhe nje krijimtari artistike sa me te gjere e te larmishme. Eh c’na e bere zemren mal o Roland Trebicka,Roland Trebicka!

  6. Bashkim Pitarka

    Lexuesve:
    Duke qene i prekur nga emocionet e gezimit per kthimin e Rolandit gabova dhe ne vend te emrit te personazhit simpatik Jovan Bregu,paskam shkruar Luan Bregu.Ju kerkoj ndjese per kete pasaktesi.

  7. Urime artistit të madh të humorit roland Trebicka, që kaloi me sukses sëmundjen e rëndë!

  8. Z.Trebicka urova sherimin tend te shpejte edhe kur ishe duke u kuruar ne Paris, por tani do te uroj te rosh sa te duash vete. Na duheni kemi nevoje per ju jeni i vecante me humorin tuaj. Pershendetje V

  9. Qofshin te shkuara e te harruara. PAC JETEN E GJATE E REALIZOFSHE SA ME SHUME ROLE,pasi kemi shume nevoje per humorin tuaj .

  10. O JOVAN BREGU TE PERQFOJ FORT

  11. Urimet me te sinqerta per aktorin Roland Trebicka.Eshte aktor i madh i skenes shqiptare. Une Une jetoj ne Amerike dhe shume here kur jemi te merzitur shohim “Pallati 176″ dhe qeshim e qeshim. I urojme sherim te shpejte. Shqiperia ka nevoje per te tille njerezish. Zoti qofte me ju .

  12. KY LAJME I MIRE ME GEZON DHE MUA KETU KU JETOJ NE OHIO USA DHE UNE I UROJ AKTORIT NJE NDER ME TE MIRET E SHQIPRIS SHERIM TE PLOTE E SA ME SHUME ROLE SEPSE ROLET E TIJE SJELLIN VETEM KENAQESI NE SHPIRTAT TONE

  13. Bardhyl Qirjaku

    Te lumte Roland ! Me “luften” Tende u ke dhene shprese qindra e qindra personave qe po perballen me nje situate te veshtire ashtu si te ndodhi Ty. Rasti Yt, padyshim qe do te hyje ne manualet e mjekesise si “Roland Therapy” dhe do te konkuroje me famen tende si artist qe per 40 vjet ne bere te na qeshe buza edhe atehere kur trishtimi na kishte mbuluar. Rrofsh Roland dhe te uroj te gjithe te mirat !
    Ju faleminderit !

  14. Bravo per luften e fituar… Jam kaq e lumtur per kete njeri brilant !!!

  15. Lajm i bukur — Te shkuara dhe te haruara o Vani

    Qe ta dish, je me i domosdoshem tani se atehere —……kaq larg Shqiperise ,
    mjafton
    emri jot , dhe na kthehet e qeshura plot shperthim ne mes te nje dite te perzishme ,
    na mban zemren mberthyer pas Shqiperise……

    ……..Sa me shume kalon koha , aq me shume te duam ne…..

    by the way, Sa mire ja beje atij drejtorit …Po Irenken e zyres si e kam hahahahaha..lol

    Qofsh perhere i lumtur e plot shendet, Ju dhe gjithe te dashurit tuaj

    We love you !

  16. U GEZOVA JASHTE MASE PER SHERIMIN TEND O ROLAND TREBICKA , TE SHKUARA TE HARRUARA , JE NJE NGA KOLOSET E ARTIT SHQIPTAR , JE FRYMEZIM PER BREZAT E RINJ TE RRUGES SE ARTIT , TE UROJ GJITHE TE MIRAT , U GEZOVA AQ SHUME , SIC DO ISHA GEZUAR DHE PER NDONJE NJERI TE FAMILJES TIME , TE PERSHENDES NGA DURRESI O I MADHI ROLAND TREBICKA.

Beni nje Koment


+ 6 = 11

Opinion

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept