PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Kuriozitete » Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Turistë në ujëvarën e Sotirës në Gramsh

GRAMSH – Zbulohet ujëvara e Sotirës në Gramsh. Një nga perlat e natyrës ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ajo ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më shumë se dy orë më këmbë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme. Dikur ujëvara 100 metra, që buron nga mali i Tomorit, vizitohej kryesisht nga banorët e Gramshit dhe zonave përreth për shkak të infrastrukturës së keqe. Ndërsa sot, një rrugë që ka nisur të shtrohet, do ta bëjë këtë zonë të virgjër të natyrës një pikë turistike me vlera të mëdha për vendin. Ka qenë iniciativa e trajnerit të alpinizmit në Elbasan, Artur Guni, i cili nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, i ftoi të gjithë adhuruesit e natyrës t’i bashkohen eksplorimit të kësaj zone të mrekullueshme. Ftesës iu bashkuan 160 të rinj e të reja, një pjesë e të cilëve të huaj. “Ishte një eksplorim i mrekullueshëm, një bukuri e rrallë, një qetësi që rrallëherë njeriu e gjen në momente të caktuara”, u shpreh Guni. Të njëjtin mendim ndan dhe Franka, e cila ka ardhur enkas nga Italia për këtë eksperiencë. Në këtë zonë do të nisë edhe ndërtimi i një hidrocentrali, çka do të mundësojë edhe shtrimin e rrugës. Fshati i Sotirës ndodhet në fund të Gramshit, në kufi me Kuçovën, një zonë e pashkelur ende, e panjohur deri tani, por tashmë kjo ujëvarë shumë shpejt do të ftojë rreth saj pushues të shumtë, për nga vetë relievi malor dhe i rrethuar me lëndina. Kështu shprehen vizitorët apo turistët që eksploruan këtë zonë dhe bënë të njohur një perlë të natyrës shqiptare.                              m.s

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

16 Komente per “Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës”

  1. Bravo, ndertoni edhe hidrocentralin ne ate zone shtroni edhe rrugen deri aty qe hidrocentrali te prishe ekositemin e ujrave dhe brenda vitit sheshi para ujvares te mbushet me lokale e restorante ku te pijne birra e te hane mish qengji vizitoret.

  2. sa cudi.pse nen toke ishte? se dinin valle vendasit??

  3. Mire, shume mire qe shkruajme per natyren tone te bukur, ashtu si e kemi, natyrale dhe te piste, te pasur dhe te pambrojtur, por mendoj se, redaksite, nuk kane nevoje t’i publikojne me te tilla tituj. Ne nje shtet 28.000 km2, e marrim me mend se ska vend te territorit, ku te mos kete shkelur kemba.
    Ndaj eshte jo e gjetur sepse, ja, reagimi yne, nuk merremi me kete bukuri, po bete te shkruajme per hidrocentrale, per cudi, etj.
    Vlere do te jete, si mund te shkohet, a ka rruge, a ka projekte per mjedise turistike, a jane banoret mikprites, cfare prodhime vendore te ofron kulinaria, etj, etj.
    Na mirekuptoni.

  4. bravo alamet zbulimi, opo jemi shkencetare ne kot e kemi humbur.
    prit kur te zbulojme qe hasani eshte i martuar ndonje dite.
    pa pa pa sa te zote jemi ne shqipot?

  5. U desh muaji maj i vitit 2012 qe ne Shqiperine 28 mije kilometrash katrore, ne kontinentin e pa eksploruar te Evropes, te behej ky “zbulim” i madh.
    Megjithe humorin e ketij “zbulimi”, te them te drejten jam mrekulluar me pamjen fotografike te kesaj ujvare shume te bukur.
    Nuk ka pse ndyhet kjo perle e natyres shqiptare as me ndertime abuzive, por as me komente ekstremiste ambientalistesh hipokrite.

  6. mos i ekspozoni bukurite se kthehen ne landfile te plehrave vendase,dhe na pasurohet C.V.-ja ne pasaporten biometrike

  7. Kjo ujëvarë ka egzistuar me shekuj aty, ja kështu e bukur, mahnitëse. Uroj që të mbetet kështu e bukur dhe të mos ia ketë vënë syrin ndonjë me “spaleta” për llogaritë e veta që nesër të pësojë fatin e mjaft bukurive natyrore që janë bërë pre e oreksit të papërmbajtur të atyre që ideal kanë vetëm xhepin e tyre. Ruajna zot!

  8. pershendetje ne rradh te par falenderoj grupin e alpinizmit qe organizoj kete udhetim dhe duhet tju them qe kjo ujvar eshte zbuluar madje ndodhet dhe ne librat e gjeografis por per shkak te terrenit te keq nuk ka qen e mundur qe te vizitohet nga shume turiste .por me perpara aty duke sfiduar terreninin kan qen dhe shum te rinj dhe te reja nga qyteti i Gramshit por dhe nga qytetet e tjera .shpresoj qe kete perl te natyres ta vizitojn turist nga Shqiperia por dhe te huaj

    • Esmerid Murati

      Kjo eshte verte nje mrekulli e rrethit te Gramshit, e cila tashme do te jete pjese e turizmit shqiptar, pasi kjo perle fshihet poshte gjigandit “Tomorr”, c’ka do te thote se tashme do te zbulohet nga cdo turist, pasi keta te fundit nuk kane informacionin e duhur per kete ujvara.

  9. po çpatet qe e zbuluat, qe mire ashtu, tani prite kur te mbushet me kanoçe, shurre e te dhjera …

  10. Ujvara ka qene e pranishme ne shekuj zbulimi eshte bere qindra vjet me pare ….. Ujvara nga pamja qe na parqitet vertet duket nje mbrekulli natyrore ,ndaj dhe titulli i ketij shkrimi thjesht nuk shkon me fjalen zbulim.

  11. Selim Marishta

    Rreth “Zbulimit” te ujevares se Sotires, nga gazeta Panorama.
    Une qe po komentoj, kam lindur e kaluar feminine ne fshatin Sotire, ne lagjen sa me prane ujevares. Banoret e lagjes e shikonin perdite ujevaren, se andej punonin arat dhe kullosnin bagetite. Ky nuk eshte ndonje zbulim, aq me teper per gramshiotin, eshte nje zbulim i vonshem per alpinistet elbasanas.
    Ujevara prane Sotires, ne rreze te Malit Madheshtor te Tomorrit, e te lagjes Becke te fshatit Dardhe-Berat, aty ka egzistuar dhe ka rrjedhur ujin e saj te kristalte, ne jete te jeteve. Ndodhet rreth 16 km nga qyteti i Gramshit dhe rreth 1.5 ore ne kembe nga qendra e fshatit. Ne kemben e ujevares ze fill dhe fillimi i Lumit te Sotires. Eshte nje ujevare unikale ne vendin tone, per nga forma e daljes dhe e derdhjes se ujit. Ujerat dalin ne 2-3 kanale-çarjesh, njera permbi tjetren, midis shkembinjve gelqerore dhe bien ne trajte çurgjesh. Prane saj rrjedhin dhe ujerat sezonale te perroit qe vjen nga Dardha, ne nje katarakt me lartesi rreth 150 m.Ujerat e ujevares lidhen me rezervuarin e madh ujor nentokesor te Tomorit, i cili i shkarkon ujerat ne kembet e tij ne Kerpice, Ujanik e Bogove te Skraparit, dhe Kapinove e Lybeshe te Beratit.
    Veçori specifike pwr ujevaren, eshte fakti qe ne periudhen e veres ujerat e saj fillojne gradualisht te shterojne nga lart-poshte, deri ne mosrrjedhje te plote. Me fillimin e rreshjeve te vjeshtes, uji shfaqet perseri ne ujevare duke e “mbushur” ate nga poshte-lart. Njw dukuri e tille lidhet me ligjet hidrogjeologjike te luhatjes se nivelit te ujerave nentokesore.
    Kete ujevare e kam fotografuar bardhe e zi qysh ne vitin 1962. Me pas kam shkrojtur per te ne librin “Gjeomonumentet e Gramshit”. Eshte monument i shpallur i inatyres se gjalle dhe mbrohet nga shteti.Shume kameramane dhe amatore te tjere gramshiote, e kane filmuar dhe fotografuar. Per te eshte shkrojtur ne shtypin lokal. Ndoshta duhej nje reklamim me i gjere, ne shtypin qendror.Deri me sot kjo ujevare nuk eshte frekuentuar aq sa te imponon, vetem per mungese te infrastruktures rrugore. Vajtja ne periudhen e dimrit eshte gati e pamundur, se duhet kaluar ne kembe lumi ujeplote dhe disa perrenj te rrembyeshem. Me punimet qe kane filluar e do te behen me pas,urojme qe te mos prishet mjedisi natyror rreth saj, sa mahnites aq dhe rekreativ.
    Gjeolog ne pension, Çikago-USA.

  12. Ujvara nuk eshte e sotires po eshte e Beckes e fshatit Dardhe…

    • ujevara sotires esht shum ebukur.por ne qoft se vizitoni ujvaren esotires 10 kl me tutje esht kerpica do te shikoni dhe atje shum gjera te vecanta nga natyra .

  13. Ujvara e Sotires eshte shume e bukur por nuk eshte 60km nga Gramshi por me matje te sakta eshte deri ke porta e ujvares eshte 19.6km nga Gramshi ku 4.5km eshte larg nga Fshati Sotire .

  14. Ujevarat e Sotires – Beckes kane qene dhe do te jene aty …rreze Malit Tomorr !
    Nuk eshte se ne alpinistet e zbuluam ate sepse edhe ne po miqte tane nga qyteti i Gramshit na e treguan .
    Nese do ta quanim “Rizbulim ” per Turistet ,mbase do te ishte me e goditur , sepse per hir te se vertetes pas Pranveres se vitit 2011 (vit kur ne si AST Elbasani shkuam per here te pare ), ne cdo Fundjave te Paranveres dhe Veres jane dhjetera vizitore qe shkojne ne kete destinacion . Kjo fale promovimit qe i ka bere Media Vizive dhe ajo e shkruar , por dhe rrrjetet Sociale !
    Ne si qytetare apo si banore te kesaj Treve ashtu sic ndodh rendom ne te gjithe Shqiperine nuk e njohim sa duhet vendin tone , por edhe kur e njohim , nuk kujdesemi ta mirembajme dhe tua bejme te ditur te tjereve rendesine dhe ekzistencen , dhe aq me pak ta veme ne dobi te zhvillimit ekonomik te komunitetit !
    Te rinjte ( por jo vetem ata ) sot argetim kane kafenete , Llotot dhe Telenovelat . Kjo ben qe ne te kalojme cdo dite para Burimeve dhe resurseve Natyrore, Vendeve historike etj pa u kujdesur per to , pa e vrare mendjen se si mund te perfitohet prej tyre , por pa i ndryshuar e shkaterruar ! Turizem i qendrueshem behet jo me fushata sezonale por me edukim konstant ( nga bankat e shkolles 9 vjecare e deri ne diplomim, dhe me tej )
    Edukim ne shkolla por dhe me Edukim nepermjet ndeshkimit te ligjit !

Beni nje Koment


2 + = 9

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy