PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Lajmi i Fundit » Vetëvaret Ardian Klosi, njofton të shoqen me sms

Vetëvaret Ardian Klosi, njofton të shoqen me sms

Ardian Klosi

Vret veten publicisti i njohur Ardian Klosi. Bashkëshortja e tij e ka gjetur mbrëmë të varur me litar në dhomën e gjumit të shtëpisë, tek Liqeni i Thatë në Sauk të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur vetëm disa minuta para mesnate. Pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë nga bashkëshortja e tij gjermane, Jutta Benzenberg, duket se Klosi nuk ka pasur më shenja jete dhe për këtë arsye ajo ka lajmëruar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Komisariatit nr.1, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ndërsa trupi i pajetë i Ardian Klosit u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do kryhet autopsia. Policia tha se ka pyetur paraprakisht bashkëshorten e Klosit, me të cilën ai ka edhe dy vajza 18 dhe 16-vjeçare, e cila ka deklaruar se i shoqi i kishte lënë një mesazh në celular para se të merrte vendimin fatal. Sipas burimeve, motivet e vetëvrasjes së publicistit 54- vjeçar, janë bërë të qarta nga vetë ai disa muaj më parë,  kur ka kryer edhe dy tentativa të tjera vetëvrasje. Rreth një muaj më parë, më 19 mars, Ardian Klosi tentoi vetëvrasjen, duke prerë damarët e të dy krahëve në katër vende e më pas duke i ngulur vetes thikën në bark. Megjithatë falë transportimit të shpejtë në Spitalin Ushtarak, arriti të mbijetojë. Ndërsa hera e parë që Klosi tentoi vetëvrasje, edhe pse veprimi nuk u komentua si i tillë nga bashkëshortja e tij, ndodhi më 8 janar të këtij viti. Klosi qëndroi disa ditë i shtruar në Spitalin nr.5, në Ti-ranë, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh. Megjithatë familjarët e tij, thanë që ngjarja nuk ishte tentativë vetëvrasje, por konsumim me tepricë i medikamenteve që sollën helmimin e tij. Ndërsa mbrëmë, Klosi ka gjetur momentin e përshtatshëm kur ndodhej i vetëm në dhomë dhe pasi ka mbyllur derën nga brenda me çelës, ka lidhur litarin rreth qafës, duke i dhënë fund jetës së tij.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

25 Komente per “Vetëvaret Ardian Klosi, njofton të shoqen me sms”

  1. I shpreh ngushëllime familjes dhe shoqërisë së emancipuar shqiptare për ndarjen tragjike nga jeta të njeriut të dashur dhe intelektualit te mirënjohur.

  2. Asllani-Podujevë

    Ngushllime familjes Klosi vërtetë dëm i madh për publicistikën Shqiptare.

  3. Sipas elementeve në gazetën Panorama bëhet fjal për depresion kronik.

  4. Ngushellime per familjen e iu prehte shpirti ne paqe.

    Depresioni mund te mposhtet. Njeriu mund te dale nga kjo gjendje sado e rende qofte. Kurre s’duhet hequr dore nga lufta per jeten.

  5. Ngushellime te sinqerta familjes se tij. Ishte njeri i urte.

  6. Keqardhje per Ardianin,por vetvarja(vetvrasja)eshte e denueshme.Mendoj se eshte treguar i dobet….Sidoqofte jeta duhet jetuar……!

  7. Kemi qene bashkestudente ne shkolen e mesme U shokova!! Me therri ne shpirt vdekja e Danit!! Hera e fundit qe u takova me 31 Tetor ne mbremjen GALA te Cmimeve KUlT ne Pallatin e Kongreseve- ishte me te shoqen, me pershendeti, me pyeti kur ke erdhur Monda, te nesermen nisesha per ne Amerike me tha edhe rruge te mbare!!U ulem prane por ai qendroi shume pak e iken me te shoqen!Nuk mundem te mbaj lotet! Me dhemb zemra per kete njeri kaq te mrekullueshem1! Ah vdekje qe gabon, nuk njeh liri!! Ishte brilanti i letersise e publicistikes shqiptare!! REST IN PEACE DANI!! Sadlly Raimonda MOISIU, HARTFORD CT USA

  8. per te vdekurit thuhen fjale te mira

  9. Per mua eshte nje veprim egoist. Ne te gjitha momentet qe ai ka tentuar vetvrasjen ai ka menduar vetem per veten dhe aspak per te dashurit e tij. E n’qoft se ka vuajtur nga depresioni, askush me shum se ai nuk i ka patur mundesite te kurohej. Vetvrasja eshte nje akt i denushem, sepse eshte nje veprim i dobet, me pasoja edhe per te tjeret. Gjithsesi, ngushellime familjes!

  10. Driton Bakija Gjakove

    Ngushullime familjes se ,Ardijan Klosit ishite nje njeri i madhe.

  11. Adrian Klosi njeriu i respektuar qe asnjehere nuk e lejoi veten e tij te perdoret nga shoqeria e sharlataneve.
    Ngushellimet e mia per familjen e tij.

    • per familjen ngushllime ,per te vdekurin thuhen fjale te mira po a duhet te jete keshtu mendoi se jo duhet ti thuhet edhe pasvdekjes qe te tillet ta ndjejn sa jan gjall. nuk u perdor nga sharlatanet se ishte vet kryesharlatani

  12. GAJURR KLLOSHARAJ

    Me ka rasti te takoj Ardian Klosin ne Frankfurt . Kemi pi se bashku vere te kuqe ne qendren kulturore “Palais Jalta” ne Frankfurt. Jam befasuar shume kur e lexova, se ka be vetevrasje. Ne jete gjithmone ka rrugedalje, asgje nuk mund te arsytoje vetevrasjen.

  13. Ngushllime familjes se te ndjerit.

  14. ngushellime familjes se tij per ndarjen e parakoshme te ardianit ishte nje njeri qe do ti mungoj opinionit publik por me shume familjes dhe miqeve te tij.

  15. Duket se ka vuajt nga bipolar disorder. Nqs po, NUK duhej lene pa trajtu semundja, ose te mbahej ne klinika trajtimi intensiv nen kontrollin e mjekeve derisa t’i kalonte faza e rrezikshme.
    Gjithsesi ato qe e kane pas afer e dijne me mire si ka qene puna me te.
    Ka qene publicist i afte.

  16. ngushllime familjes po organet perkatse kur e dine qe nje njeri eshte ne gjendje depresioni nuk mundin qe ti ndimojn keta njerez te gjore.ngjushellime.

  17. I shpreh ngushellimet e mia familjes klosi,vdekje e parakoheshme ,nje humbje e madhe ,ishte nje publicist i afte dhe i zoti

  18. Me keqardhje dhe shok mesova largimin nga jeta te Zotit Klosi. Shpresoj te kete gjetur qetesine e kerkuar shpirterore. Meine Beileid an die Ehefrau und beide Töchtern. Me respekt nga qyteti i München ku ai jetoji nje kohe te jetes se tije. Lamtumire Ardian Klosi

  19. te gjithe shqiptaret jane te semure me depresion nga qeverite e ndyra qe lane popullin e thjeshte fukara ju zente haka e fukarase

  20. me dhimbje shume te thelle ju shpreh ngushllimet familjes

  21. Mekat,Ishte njeriSi intelektual ishte nivel i larte.Ne kete moment le te kujtojme se ne boten e pertejme po jep llogari per disa mekate qe ka bere,per shoket qe ka futur ne burg duke i denoncuar dhe dale deshmitar per agjitacion dhe propagande..Pseudonimin e kishte Perkthyesi, Fatkeqesisht si duket pagoi edhe per krimet e te atit kriminelit Bilbil Klosi qe ka denuar dhe egzekutuar 220 persona pa faj.Sidoqofte u prehte ne paqe..

  22. Zef Prenka- Stuttgart Gjermani

    Ngushllime familjes,gruas dhe vajzave te tij.Ngushllime edhe per miqet dhe te afermit e tij,ngushllime edhe per Raimonda Moisiu ,qe me rreshtat e saj me preku ne shpirt.Ardiani,ishte nje intelektual i permasave gjigante dhe mjerisht se shoqeria e sotme eshte e perkushtuar me teper te biznesi se sa te perkujdesja per rehabilitim edhe te intelektualve ne nevoj.Ardian prehu ne paqe te amshueshme,do na mungon te gjithve.

  23. Me rastin e shuarjes nga jeta të Ardian Klosit, njerit nga emrat me te shquar te gjuhes, letersise, publicistikes dhe kultures shqiptare, një homazh për figuren brilante dhe përsonalitetin e tij.
    Shpirti i tij, le t’i pushojë në kopshtin parajsëror!

    Me dhimbje të papërshkruar, Kadrush Oseku
    Gjakovë -Kosovë

  24. NGUSHELLIME FAMILJES KLOSI,NUK E KAM NJOHUR POR NPM. TELEVIZIONIT ME KA LENE NJE SHIJE TE MIR SI NJERI.

Beni nje Koment


3 + = 8

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy