GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Një milion të papunë, mit apo realitet?

Një milion të papunë, mit apo realitet?

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
KOSTA BARJABA 1. Debati për punësimin dhe papunësinë vazhdon të mbetet i nxehtë. Me sa duket, pritet të jetë një ndër “kuajt e betejës” së zgjedhjeve të ardhshme. Opozita rikonfirmon shifrën e saj të njohur për një milion të papunët. Qeveria kundërshton nëpërmjet ngazëllimit të zakonshëm kryeministror, se Shqipëria nuk ka 1 milion të papunë ngaqë forca e punës në vend është më pak se 1 milion veta. Banka e Shqipërisë konfirmon se në fillim të vitit 2011 në Shqipëri kishte rreth 917 mijë të punësuar, të cilët përbëjnë vetëm njërën pjesë të fuqisë punëtore. Rikujtojmë se forca e punës së një vendi është numri i të punësuarve, plus të papunët. Që argumenti qeveritar të ishte i vërtetë, numri i të papunëve duhej që të ishte më pak se 83 mijë persona. Por, këtë shifër, nuk do ta merrte përsipër turpin ta pohonte asnjë institucion shtetëror. Kush gënjen në fakt? Kujt t’i besojnë qytetarët? 2. Shifrat e sakta dhe realiste përbëjnë themelin e ndërtimit të politikave ekonomike dhe sociale. Fqinji ynë i Jugut rrezikoi të binte në humnerë pikërisht sepse për vite me radhë, për të mos thënë për dekada, qeveritarë të papërgjegjshëm mashtruan me treguesit realë të ekonomisë greke. EUROSTAT, në mënyrë të përsëritur i kishte tërhequr vëmendjen zyrës së statistikave të Greqisë për mashtrimet me treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit. Por veshi i shurdhër dhe syri qorr ndaj së vërtetës erdhi dita që kërkuan shpagim. Ky është fakti që duhet të mësojmë ta lexojmë. Në radhë të parë qeveria. Duke u rikthyer në kontekstin shqiptar, shifra një milion të papunë ka brenda një pjesë të së vërtetës, por nuk është tërë e vërteta. Nëse e llogarisim bilancin e forcave të punës në Shqipëri me laps në dorë, atëherë do të bindemi se treguesit realë të papunësisë janë më të lartë edhe se shifra alternative e ofruar nga opozita. Nëse i referohemi Bankës së Shqipërisë, publikimit të saj të datës 3 shkurt 2012, rezulton se në vitin 2011 popullsia në moshë pune në Shqipëri ishte rreth 2,166 mijë persona. Numri i të punësuarve ishte 917 mijë persona. Diferenca midis popullsisë në moshë pune dhe numrit të të punësuarve është 1,249 mijë persona. Numri i të papunëve faktikë mund të llogaritet duke zbritur nga popullsia në moshë pune numrin e të punësuarve dhe popullsinë joekonomikisht aktive. Po sipas INSTAT-it, popullsia joekonomikisht aktive është rreth 363 mijë persona dhe struktura e saj është si më poshtë: 213 mijë janë nxënës e studentë dhe 150 mijë pensionistë brenda moshës së punës. Ndërkohë, të papunët e dekurajuar dhe shtëpiaket janë të papunë të fshehur. Nëse u hyjmë llogaritjeve, kemi: Numri i të papunëve = 2,166,000 – (917,000 të punësuar+363,000 persona joekonomikisht aktivë) = 886,000. Pra, zyrtarisht, në Shqipëri kemi rreth 886 mijë persona në moshë pune, që nuk janë as në forcën e punës, as në tregun e punës. Mund të na thotë qeveria ku janë këta njerëz? Ata janë midis nesh, por që nuk kanë hyrë në asnjë nga statistikat e shtetit shqiptar. Treguesi i papunësisë bëhet më alarmant nëse mbajmë parasysh që rreth 500 mijë të punësuar janë në bujqësi. INSTAT quan të punësuar në bujqësi çdo person që zyrtarisht ka në zotërim tokë të përfituar nga ligji 7501. Por 40 për qind e familjeve fshatare kanë më pak se dy dynymë tokë, e pamjaftueshme për t’i zënë ata me punë me ngarkesë të plotë. Vlerësimet e ekspertëve, madje edhe të atyre pranë qeverisë, pranojnë se nga rreth 500 mijë të punësuarit në bujqësi, pak më tepër se gjysma e tyre paguajnë kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë, statistikat alternative tregojnë se vetëm rreth gjysma e fuqisë punëtore të fshatit është e zënë me punë, madje edhe ajo punon me rreth gjysmën e kapacitetit. Pra, nëse shifrës së të papunëve nga bilanci i mësipërm i forcave të punës u shtojmë edhe rreth 250 mijë të papunë faktikë në fshat, rezulton se në Shqipëri kemi rreth 1,136 mijë persona në moshën e punës, që duhet të ishin, por nuk janë në punë. Si mund të quhen këta ndryshe, përveçse të papunë? Sepse një person që është në moshën e punës dhe është ekonomikisht aktiv, dëshiron të punojë, por nuk e ka një punë, është logjikisht i papunë. Kjo është logjika e papunësisë, dhe jo aritmetika e INSTAT-it, i cili numrin e të papunëve e llogarit në tavolinë, duke zbritur nga forca e punës numrin e të punësuarve: 1,063,275–920,439=142,836 (nëse u referohemi llogaritjeve të vitit 2009). 3. Duhet të mbajmë parasysh edhe një rrethanë tjetër: burimi i shifrave të INSTAT-i janë shërbimet publike të punësimit. Por po vetë INSTAT na “sugjeron” të mos u besojmë këtyre burimeve. Sipas anketës së forcave të punës të vitit 2009, të kryer nga INSTAT-i, rezulton se shërbimet publike të punësimit janë shërbimet e fundit (të tretat nga pesë), të cilave u drejtohet një i papunë që kërkon të punësohet. Thjesht qeveria dhe zyra e punës u thotë të papunëve: “Po nuk u dukët njëherë nga ne, nuk ju llogarisim”. Po a ia vlen të dukesh njëherë nga zyra e punës, kur shërbimet publike të punësimit ndërmjetësojnë punësimin e vetëm rreth 11 mijë të papunëve në vit? Kjo do të thotë se një zyrë publike e punësimit qëndron në tregun e punës për të ndërmjetësuar punësimin e më pak se një të papuni në ditë. Nga ana tjetër, shifra një milion nuk është se konteston standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës mbi përkufizimin e të punësuarve dhe të papunëve. Jo, kjo shifër thjesht tregon se llogaritë zyrtare mbi punësimin dhe papunësinë është e pamundur të bëhen duke respektuar këto standarde, në një treg informal dhe të amullt si tregu shqiptar i punës. Ja pra e vërteta e shifrës një milion të papunë është më e hidhur se sa e deklaron opozita. Ajo nuk është një mit politik dhe elektoral, por një realitet. Që shihet për ata që duan të shohin dhe dëgjohet për ata që duan të dëgjojnë.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Një milion të papunë, mit apo realitet?”

  1. Shiko si genjen shefi:
    Ja fjalet e tija:
    “Po a ia vlen të dukesh njëherë nga zyra e punës, kur shërbimet publike të punësimit ndërmjetësojnë punësimin e vetëm rreth 11 mijë të papunëve në vit? Kjo do të thotë se një zyrë publike e punësimit qëndron në tregun e punës për të ndërmjetësuar punësimin e më pak se një të papuni në ditë”

    11,000/1 vit edhe sikur ajo zyre te jete e hapur 365 dite o bie 11,000/365 =30. Faktikisht zyra eshte e hapur 5 dite ne jave keshtu qe 52 jave ne vit I bie 260 dite. Pra 11,000/260=42 njerez te papune qe punesohen cdo dite e jo me pak se nje ne dite.

    Si ta marresh seriozisht kete shkrim kur vete me shifrat e tij na del se ka genjyer.

  2. ky eshte shkrimi me qesharak qe kam lexuar ndonje her ne jeten time ne ndonje gazete , na flitet per arimetike por sic duket edhe nga sa shkruhet me siper ky njeri nuk ka ber as edhe nje vit te vetem aritmetik na llogarit 2,1 milion te afte per pune + ata qe jan te pa afte per pune ose pensionist + 500 mije emigrante ne greqi + 200 mije ne itali + ……… mije neper bote dhe na dalin rreth 10 milion shqipetar , a mund te na tregoje ku i gjen ter keta shqipetar qe ne nuk i dime , kjo aritmetik qe vetem e tille nuk eshte edhe me gishtat e dores po te ishte ber dhe jo me laps ne dore sic na pretendohet do ishte me e sakte ,

  3. i papuni pertac

    Artikulli thote nje te vertete te madhe qe tregu i punes ne shqiperi eshte teper informal dhe ka nje mungese te ndjeshme te dhenash keshtuqe as opozita e as qeveria nuk mund ta semplifikojne kete ceshtje duke dhene shifra te cilat jane te pambeshtetura.

    nuk e di kush eshte perkufizimi i sakte i te punesuarit por mendoj se i papune duhe te konsiderohet cdokush qe ka deshire per te punuar por nuk gjen pune. Kjo pasi cdo shifer tjeter do te ishte e pakuptimte.

    psh bujqesia … nese ne bujqesi cdokush qe ka toke dhe/ose eshte anetar i nje familjeje bujqesore sipas kodit civil per mendimin tim duhet te quhet i punesuar pasi ka te gjithe mundesine per te punuar. nqs. nuk do te punoje eshte zgjedhja e tij.

    nje tjeter ndryshor ne ekuacion eshte ekonomia informale dhe numri i te punesuarve ne kete pjese te ekonomise.

    gjithashtu duhet konsideruar edhe fakti se ne shqiperi ka plote te papune te cilet rrine gjthe diten neper kafe loto sporte e etj e megjithese jane te papune “pare skan por paret nuk ju mbarojne”. dhe nuk bejne ndonje perpjekje serioze per tu punesuar. madje minimalish nuk shkojne as per tu regjistruar ne zyrat e punesimit si te papune.

    pra se ku do te dlain shffrat e sakta te punesimit apo papunesis nuk e di. ndoshta statisticienet duke marre parasysh keto ndryshore te ekuacionit do te jene ne gjendje te percaktojne nje marzh gabimi i cili nuk do te jete i vogel.

  4. Nje gje duhet te kete parasysh shoku Barjaba kur mundohet te hedh paralele me Greqine. Kur e pranon vete se Greqise i eshte terhequr verejtja nga institucionet e BE per fallsifikimin e te dhenave statistikore, nuk dijme te kete ndonje institucion nderkombetar qe ta kete bere kete verejtje per Shqiperine. Ne te kundert institucionet nderkombetare jane shprehur ne menyre pozitive per hapat e zhvillimit te ekonomise tone. Vrejtjet jane adresuar kryesisht per korrupsionin duke nenvizuar se ndonese qeveria aktuale ka bere perpjekje te shumta ne kete drejtim, korrupsioni vazhdon te jete problem i shoqerise shqiptare. A thua se per institucionet nderkombetare Shqiperia sot vazhdon te jete mister e ata te mos dijne asgje se si i kemi hallet, njelloj si ne kohen e baballareve te socialisteve te sotem ?
    Kur flasim per korrupsion, militantizmi partiak futet me te dy kembet mbrenda ketij korrupsioni sepse korrupsion nuk eshte vetem dhenja e marja e bakshisheve prej te cilit socialistet qenkan te imunizuar e kjo e keqe qenka vetem ves i demokrateve, por nje lloj i nje lorrupsioni edhe me te ndyre eshte kur perpiqesh me qellime politike te mashtrosh publikun.
    Nese Shqiperia paska me shume se nje milion te papune sipas Barjabase, me nje arithmetike te thjeshte na del se 70% e popullsise se afte per pune jetoka me rrogat ” e larta” te 30% te te punesuarve, ose me sakte akoma prodhimi vendas i perfaqesuar ne ritjen ekonomike me te dhena te FMN, na dilka nga nga keta 30% qe faktikisht perbejne shifren e te punesuarve ne administrata e sherbime publike, arsim, ushtri,shendetesi,OJQ,shefa partishe,pjeserisht mediat etj.qe nuk prodhojne por vec marin nga buxheti i shtetit. Pra shteti shqiptar mbaheshka vetem me punen e Barjabase, Rames apo Berishes, Topit, Topallit etj.

  5. Propagande, O Sefer, propagande e paster.

  6. Or bajloz, puna eshte se nuk eshte 1 zyre pune, po jane 36 dhe shullohen tane diten e dites nen djell. Pranadaj njai shef nuk rren, por thot nja tvertet qe na hidhnon

Beni nje Koment


3 + = 6

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy