PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Miele
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Kulture » Ismail Qemali, nga lindja në vdekje, mes fotosh e kujtimesh

Ismail Qemali, nga lindja në vdekje, mes fotosh e kujtimesh

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Ismail Qemali dhe Isa Boletini

U prezantua albumi fotografik kushtuar burrit të shtetit
. Historiani Kristo Frashëri sjell shënime, faksimile e gravura që lidhen me Pavarësinë . Pa hyrë mirë viti, të gjitha aktivitetet kulturore, me apo pa lidhje me historinë, u vunë nën “markën” “Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë”. Dhe në morinë e këtyre aktiviteteve, vetëm dje u zhvillua një syresh, mirëfilli për përvjetorin e Pavarësisë. Në ambientet e Akademisë së Shkencave u prezantua albumi kushtuar Ismail Qemalit, përgatitur nga historiani Kristo Frashëri. Një vëllim jo shumë voluminoz që përfshin fotografi të Ismail Qemalit, qysh nga vogëlia e deri në vitet e fundit të jetës. Janë përfshirë fotografi familjare e gravura shekullore të sarajeve të Vlorajve. Vetë Frashëri nuk është zgjatur shumë me komente në këtë botim. Ai është mjaftuar me shoqërimin me një parathënie, që e ka shkruar qysh në nëntor të vitit 1962 dhe e ka botuar në gazetën “Zëri i Popullit”. Ai e ka lënë të pacenuar këtë botim dhe ka menduar ta pasurojë albumin e tij me shënime të Ismail Qemalit, telegrame, faksimile dokumentesh të rëndësishme, fjalimesh, Deklaratën e Pavarësisë apo një faksimile të Himnit të Flamurit, firmosur nga Asdreni. Për vlerat që sjell ky album foli nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, akademik Emil Lafe, si dhe i biri i historianit, Gjergj Frashëri, që përcolli përshëndetjet e të atit, i cili nuk ishte i pranishëm. Nga albumi “Ismail Qemali” kemi shkëputur disa copa kujtimesh të Ismail Qemalit nga momente të ndryshme të jetës së tij, nga fëmijëria, te shënimi më i fundit i janarit të vitit 1919.

Ismail Qemali me fëmijët e tij, 1896

Për t’u dhënë fund intrigave që nxisnin krijimin e trazirave në vend… kërkesa ime për të dhënë dorëheqjen u pranua nga Fuqitë e Mëdha. Anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit më njoftuan se ishin autorizuar nga qeveritë e tyre për të marrë pushtetin, po qe se unë isha i po atij mendimi për dobinë e një hapi të tillë. Pas kësaj u nënshkrua, më 22 janar 1914, protokolli i dorëheqjes. Aty thuhej: ‘Sot, më 22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në prani të Ismail Qemalit, kryetar i Qeverisë së Përkohshme, i bindur se e vetmja mënyrë për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe anarkisë së përhapur në vend, si dhe për të krijuar një qeveri të vetme për të gjithë Shqipërinë, e cila në gjendjen e tanishme të punëve mund të arrihet vetëm duke dorëzuar pushtetin në dorë të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, i cili përfaqëson Fuqitë e Mëdha’ “Pasi u shkarkua dhe u internua Mithat Pasha… shkova te veziri i madh dhe i kërkova të ndryshonte gjendjen, qoftë duke pranuar dorëheqjen time. Sapo u ktheva në zyrën time, u paraqit një oficer që më ftoi të shkoja menjëherë te ministri i Luftës. Shkova dhe më shoqëruan në sallën e gjyqit ushtarak… qemë tre veta. Pas një pritjeje disaorëshe, një oficer tjetër më njoftoi urdhrin perandorak për t’u nisur menjëherë në Bursë… Atje u morëm vesh se cili prej nesh do të internohej në lokalitete të ndryshme të Anadollit. Për mua ishte zgjedhur Qutahia… Pas shtatë vitesh internimi, mua më liruan dhe më emëruan qeveritar në Mardin (Mesapotamia Veriore)”.

Kopertina e albumit të Kristo Frashërit

“Sot është ditë vendimtare për Shqipërinë: Do të ngjallemi ose do të vdesim. Sikur të kisha të holla, do të isha hedhur deri në Amerikë për një marrëveshje të plotë me atdhetarët e atjeshëm. Po në marrëveshje me qeverinë italiane, e quaj të nevojshme të shkoj në Romë. Prej andej mund të bëja një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë, për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm dhe të përpilojmë programin përfundimtar. Nga Italia kërkoj të nxis nisjen nga Shqipëria veriore, qendrore e jugore të tre ose gjashtë delegatëve, në mënyrë që së bashku me delegatët që vijnë nga Amerika, të shkojmë në Paris të gjithë së bashku, për t’i propozuar Konferencës së Paqes kërkesat dhe të drejtat e Shqipërisë”. (22 janar 1919)
“Gjatë udhëtimit tim nga Stambolli për në atdhe arrita në Bukuresht, ku ishte një koloni e madhe shqiptarësh. Si pasojë e një mbledhjeje, pesëmbëdhjetë bashkatdhetarë vendosën të vinin me mua në Shqipëri. Unë telegrafova në çdo anë të atdheut për të njoftuar arritjen time të afërt dhe deklarova se kishte arritur për ne momenti për të realizuar aspiratat tona kombëtare. Në të njëjtën kohë kërkova që të dërgohen delegatë nga çdo anë në Vlorë, ku do të mbahej Kuvendi Kombëtar”.
ALMA MILE

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

9 Komente per “Ismail Qemali, nga lindja në vdekje, mes fotosh e kujtimesh”

  1. Ismail Qemali beri gabimin fatal qe iku ne Itali dhe e la Shqiperine te vetmuar perpara luftes ballkanike dhe qe po afrohej …….

  2. Pse cfare do te ishte ne gjendje te bente pa ushtri,pa shtet,pa perkrahje nga jashte e brenda,perballe shtetesh te konsoliduara dhe me ushtri moderne ?
    Prandaj rrini me mire e mos shkruani “dokrra ne hi”.
    Pastaj ne shqiptaret duke dashur te behemi te gjithe analiste,historiane,politikane etj.etj bejme gabimin fatal se ngjarjet e para 100 vjeteve kerkojme ti gjykojme nen optiken e sotme.

    • Jo mor ca thua ti .__Ismail Qemali u tregua i ulet q eiku ne Itali dhe ela Shqiperine vetem –Ushtrine ai po ta donte e gjente , mjaftonqe ai ti bente thirej popullit dhe te gjithe do ngriheshin ne mbrojtje te Shqiperise

      Porse Ismaili sic duket ka qene nden efektin e gruas se tij , qe ishte greke , dhe ja krisi iku , duke e lene Shqiperine te vetmuar dhe pa udheheqje

      Ai patjeter duhej te qendronte ne Shqiperi, dhe te arganizonte rezistencen , ndersa ai u thye perballe presioneve te ndryshme ……

      Kur merr persiper t ejesh kryetari shtetit duhet ti marresh parasysh te gjitha

      Pastaj edhe kur erdhi ne Shqiperi, ai erdhi shume vone , kur ishte 70 vjec

      Ai kishte mundesi te vinte me heret ne Shqiperi dhe te krijonte nje Shqiperi autonome nen Turqine , sepse Ismail Qemali ishte shume i nderuar ne Turqi dhe kishte miqesi me Sulltanin e atyre viteve

      Ai erdhi ne Shqiperi kur kariera e tij ishte mbyllur dhe nuk erdhi kur kariera e tij ishte ne kulkmin e lulezimit , atehere kur ai ishte nja 50 vjec

      Me nje fjale Ismaili ishte nje politkan hileqar , dhe ai ka edhe nje borxh tjeter ne Shqiperi., sic e akuzon Noli yne , se kur Ismaili u be depudet lejoji zonen e Camerise te quhej Greqi -, a dicka e ketij lloji se nuk me kutjoeht mire tani , porse kjo akuze vjen nga Noli -

      Noli e shan jashtezakonisht shume Ismailin per kete ceshtje –

      Nejse , nje gje eshte nqs Ismaili nuk do ishte larguar nga Shqiperia ,Shqiperia do ishte shume here me emadhe dhe me e mire se sa eshte sot

  3. Ismail Qemali ishte nje politikan i permasave boterore dhe, sikurse ka shkruar biografi i tij i pare, Skender Luarasi, “eshte vertet e habitshme se sa pak gabime beri ne ato vite aq te turbullta” duke kurorezuar madhnishem enderren 5 shekullore per pavaresi. Pas Skenderbeut, Ismail Qemali eshte personaliteti i dyte me i vyer i historise se shqiptareve dhe qe i lidh data e bekuar 28 Nentor.

    • zhitia nga llapi

      ISMAIL QEMAILI shum ka ber ne qfar gjendje te athershme ka ken populli SHQIPTAR,pa shkoll ,,plot tradhtar turku,serrbi greku mjaft mir qe ka shpetuar i gjall,grekt e serrbet te favorizua si kurr me par ne EVROP ne krah me RUSIN ,turku shit toka shqiptare ne momentin e fundit grij prej shqiptave sa ka mundur,uha qfar mjerim patem ne shqiptare si kur jahudit vujtem me trima e mbreterit e tokes,qe lind ILIRIA

  4. identiteti shqiptare

    ismail qemali. isa boletini.luigj gurakuqi e shum e shume te tjere jane boshti i pamvarsis se shqiprise-isa boletini gjate rrugtimit per ne shqipri per ta shpallure pamvarsin erdhi pak me vones sepse pati prita te shumta gjate rruges ku ju desht ti shpartallonte disa taborre turke-tek lene dielli e praron hana isa trim ma nuk ben nana.

  5. Problemi i Ismail Qemalit ishte se ai mbeti pa njerez besnike. Bashkepunetoret e tij ne qeverine e Vlores i vinin kercunj nen rrota. Ai ishte diplomat i mire por rrethohej nga njerez te paditur dhe qe nuk e kuptonin se si funksiononte qeverisja. Pasi dha doreheqjen ai nuk u kthye me kurre ne Shqiperi. Mbeti vazhdimisht i varfer dhe kishte armiq mes liderve kapadainj shqiptare aqe nuk duronin njeri mbi krye. Shkurt, ai u be viktime e njerezve qe u perpoq t’i ndihmoje. Edhe sot e kesaj dite shqiptaret nuk e kuptojne dot miresine dhe zemren e paster por e kane mendjen per intriga. Erdhi 100-vjetori dhe Ismail Qemali nuk ka ende nje shtatore ne Tirane sic ka Cercilli ne Londer, De Goli ne Paris apo Xhorxh Uashingtoni ne Amerike. Sali Berisha, i cili nuk e lexon dot historine sic e lexojne qindra mijra shqiptare dhe shumica e te huajve, nuk denjon ta perkujtoje kete burre shteti. Ne vend te kesaj, shpallen nje konkurs per monumentin e pavaresise dhe po te shikosh maketet e paraqitura te vjen per te vjelle nga ato peshtirosje moderniste. Le ta pranojme: jemi nje popull me histori te lashte por me kulture gjysmake dhe mosmirenjohes.

  6. ju lutem shume me duhet te di gjendjen familjare te ISMAIL QEMALIT kure u martua;nga e mori gruan;sa femije kishte;sa djem dhe sa vajza kishte ;dhe cfare u be me ata mbas vdekjes se tije. faleminderit.

  7. Mallakastriotja

    Me dashuri, respekt, e mirenjohje per te lavdishmin Ismail Qemali! I madherishem dhe i paharruar qofte kujtimi i tij nga te gjithe ata qe e nderojne veten e tyre duke u ndjere e quajtur shqiptare te vertete. E pergezoj Edi Ramen per nderin qe i ka bere kesaj figure te shquar me venien e portretit te tij ne zyren e kryeministrise. Por do te ndihesha teper krenare ta shifja bustin e tij perkrah heroit tone legjendar, Gjergj Kastriotit. Eh, c’burra ka pasur Shqiperia!

Beni nje Koment


+ 8 = 14

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy